LIVE UPDATES
Aktualitet

‘I fyer nga Jacobs’/ Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kundërshton pikëpyetjet e ONM: Kons

13 Korrik 2021, 15:50 Nga DOSJA
‘I fyer nga Jacobs’/ Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve

Ish-shefi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili punon aktualisht në Prokurorinë e Tiranës paraqiti të martën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA qëndrimin e tij ndaj pyetjeve të paraqitura prej vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs në seancën parardhëse më 8 korrik, lidhur me pasurinë dhe profesionalizmin.

Më 8 korrik, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs ngriti pyetje lidhur me mundësinë e kursimeve të Hajdarmatajt si dhe për disa çështje të hetuara nga ai dhe prokurorët e tjerë kur subjekti ishte drejtues. Në fillim të fjalës së tij, Hajdarmataj tha se ishte ndjerë i fyer nga Jacobs, ndërsa shtoi se gjatë karrierës së tij ishte karakterizuar nga përgjegjshmëria dhe kurajoja.

Sipas Hajdarmataj, Jacobs kishte bërë komente për familjen dhe mënyrën e bashkëjetesës –ndërsa shtoi se përshtypje duhej të bënte nëse ai do të kishte një mënyrë jetese të llojit mondan. Hajdarmataj kundërshtoi gjithashtu analizën financiare të prezantuar nga Jacobs si të palogjikshme.

“Vëzhguesi përdori logjikë të gabuar financiare kur thotë se sa më e ulët është e ardhura, aq më i lartë është shpenzimi në vitin 1997 dhe sa më e lartë është e ardhura, aq më i ulët është shpenzimi në vitin 2016,” argumentoi Hajdarmataj.

Hajdarmataj solli si shembull deklarimin e kursimit të vlerës 500 mijë lekë në vitin 2016 dhe të gjendjes 300 mijë lekë në llogarinë rrjedhëse, ndërkohë që sipas tij, paga vjetore kishte qenë 1 milion e 888 mijë lekë.

“Pyetjes së vëzhguesit se çfarë kam blerë që nuk e kam deklaruar, i përgjigjem me faktin se nuk kam patur mundësi për të shpenzuar asgjë më tepër, sesa shpenzimet për kostot e jetesës së një kryeqyteti,” tha Hajdarmataj.

Subjekti u ndal edhe në konstatimet dhe pyetjet e ngritura nga Jacobs për aspektin profesional. Lidhur me pushimin e procedimit penal të vitit 2010 në Kurbin, ai pretendoi se kjo çështje ishte hetuar prej tij pasi kishte qenë i gatshëm kur ishte referuar. Hajdarmataj deklaroi se nuk kishte pasur miqësi me një prej personave të kallëzuar dhe se nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

“As nga vëzhguesi dhe as nga Komisioneri nuk ka një referim konkret të datave ku unë kam udhëtuar me këtë person,” pretendoi Hajdarmataj, ndërsa shtoi se Jacobs dhe Sina i referohen një denoncimi dhe jo të dhënave të sakta të TIMS.

Ai këmbënguli se nuk ishte e drejtë dhe objektive që një rastësi në Aeroportin e Rinasit me individë të caktuar të konsiderohet dhe aludohet si udhëtim i përbashkët.

Subjekti paraqiti qëndrim edhe për konstatimet e Jacobs për tre procedimet penale pranë Krimeve të Rënda, për të cilat ai deklaroi se këto çështje për sasi të mëdha cannabis sativa, ishin regjistruar në kohën kur Hajdarmataj ishte drejtues dhe kishin përfunduar në “asgjë”.

Hajdarmataj tha se ndjente keqardhje për ato që i quajti epitete të Jacobs se: “është e turpshme” dhe se “ishte përgjegjës për letrën e banjos”; si dhe për deklarimin e vëzhguesit ndërkombëtar lidhur me mosvëzhgimin e punës së prokurorëve vartës.

Ai tha se vëzhguesi duhet t’i ishte shmangur ngjyrimit të fjalëve, pasi përdorimi i këtyre epiteteve sjell deformim të mënyrës sesi pubiku duhet ta perceptojë këtë proces dhe figurën e një gjyqtari apo një prokurori.

Hajdarmataj sqaroi se dy prej çështjeve që u diskutuan nga Jacobs ishin regjistruar para se ai të ishte drejtues në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda.

Për sekuestrimin e 780 kg cannabis sativa në vitin 2014, Hajdaramataj tha se ka ndërhyrë në vitin 2017 kur ishte drejtues, duke zëvendësuar prokurorin dhe caktuar një grup prokurorësh për të vazhduar hetimin e çështjes së ndarë – pasi prokurori i mëparshëm nuk kishte ndërmarrë iniciativë për vijuar hetimin. Ai këmbënguli se kjo çështje nuk ishte transferuar në Shkodër, por ishte transferuar hetimi vetëm individë të caktuar që ishte konkluduar se nuk kishte prova të mjaftueshme për veprën penale të trafikimit,

Sipas subjektit, për këtë çështje Krimet e Rënda kanë dërguar për gjykim pesë të pandehur dhe e konsideroi të pasaktë konstatimin e vëzhguesit ndërkombëtar.

Për një procedim penal të vitit 2015, Hajdarmataj pohoi se kishte ndërhyrë vetë në cilësinë e drejtuesit për ta deleguar për kompetencë në Durrës, duke argumentuar se sasia e lëndës narkotike nuk mundëson klasifikimin si grup të strukturuar kriminal, apo si trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas subjektit, transferimi i kësaj çështje nuk kishte qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurve, por zbatimin korrekt të ligjit. Ai shtoi se të pandehurit janë dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Për rastin e kapjes së 11.3 ton cannabis sativa në Përmet në vitin 2017, Hajdarmataj tha se shkaku i kalimit për kompetencë te Krimet e Rënda ishte sasia e madhe të drogës dhe jo personat e arrestuar, të cilët ishin kryetari i fshatit dhe elektricisti i zonës.

Hajdarmataj sqaroi se pasi prokurori i çështjes kreu hetime për tre muaj, e riktheu dosjen në Përmet. Ai e quajti të pavend konstatimin e Jacobs për “kalim të topit në kuptimin e përgjegjësisë” dhe tha se duhen analizuar shkaqet ligjore se përse kjo çështje u rikthye nga erdhi.

“Në fjalën e tij, vëzhguesi shpreh opinione se nën drejtimin tim, Prokuroria Për Krime të Rënda ishte rikthyer në një prokurori jo për krime të rënda,” vërejti Hajdarmataj, duke e cilësuar subjektiv dhe të pabazuar këtë konstatim. Ai pretendoi se në kohën kur Krimet e Rënda drejtoheshin prej tij kishin arritur rezultate të larta, duke vendosur para përgjegjësië zyrtarë të lartë dhe organizata kriminale me ndikime në vendimarrje.

“Ndërkohë që jam i bindur se edhe vëzhguesi e sheh se rrethanat e çështjes time nuk përbëjnë shkaqe të tilla për shkarkimin tim,”tha ai.

Një denoncim i mbërritur pranë Komisionerit Publik, që shoqërohej me një foto ku pretendohej se ishte edhe prokurori Hajdarmataj, nuk u konsiderua nga Kolegji me argumentin se nuk mund të dallohej nëse ai kishte lidhje me pretendimin e ngritur. Kolegji vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor për Hajdarmatajn dhe të caktojë seancën e radhës për konkluzionet përfundimtare më 16 korrik, ora 10:30.

Marrë nga BW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besim hajdarmataj besim hajdarmataj ne vetting theo jacobs besim hajdarmataj besim hajdarmataj ne vetting theo jacobs

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Korrik 2021, 15:42

Një qytetar shqiptar që banon në Romë ka denoncuar në “Ti Raporton” në Top Channel se si po i trajtojnë në ambasadën shqiptare në Itali teksa presin të tërheqin...

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin