LIVE UPDATES
Aktualitet

Tiranë: Drejtësia e re dhe të korruptuarit “e paprekshëm”

13 Korrik 2021, 15:42 Nga DOSJA
Tiranë: Drejtësia e re dhe të korruptuarit “e

Në 10 ditët e para të korrikut Struktura e Posaꞔme Anti-Korrupsion (SPAK), kali i betejës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë në Shqipëri, arrestoi 18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të akuzuar për korrupsion përmes “shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorimit të detyrës.”

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori të hënën (12.07) vendimin për arrest me burg për nëntë  zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të arrestuar fundjavën e kaluar (10.07) nga SPAK për “shkelje të barazisë” në tenderin për blerjen dhe shpërndarjen e uniformave të Policisë së Shtetit dhe “favorizim të kompanisë” që fitoi këtë tender me një vlerë prej rreth 28 milion dollarë . Sipas të dhënave zyrtare të arrestuarit kanë kryer veprime të paligjshme si ndryshimin e ꞔmimit dhe i sasisë së uniformave të policisë, prej së cilës ata kanë patur një përfitim abuziv prej 10 milion dollarësh.

Një javë më parë, Fatos Tushe, Kryetari socialist i Bashkisë së Lushnjës, dhe tetë zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, u arresuan  po nga SPAK-u me të njëjtën akuzë: “shkelje të barazisë në tender” të shoqëruar me akuzat për “shpërdorim detyre, tjetërsim fondesh publike, falsifikim dokumentesh” në një tender rreth 24 milion dollarësh për reabilitimin e një ujësjellësi.

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, tha në një deklaratë publike se “ky është vetëm fillimi”duke nënkuptuar vijimin e goditjes së korrupsionit në nivel të lartë. Deklarata e tij vjen pas konsiderimit nga SHBA të korrupsionit  si “cënim të sigurisë kombëtare ndaj SHBA, ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë”.

Historia e dy tenderave, që ꞔoi në burg zyrtarë në qeverisjen qendrore dhe atë lokale, u bën skanerin rrënjëve dhe faktorëve që e lulëzuan korrupsionin në nivel të lartë në Shqipëri.

Çfarë e prodhon korrupsionin në Shqipëri?

Në Indeksin Global të Transparency International për Korrupsionin në Botë 2020 , Shqipëria zë vendin e 104 ndër 180 vende. Ndërsa në Indeksin Global 2020, të “World Justice Project”, për sundimin e ligjit renditet në vendin e 78 ndër 128 vende të botës, me një rënie prej 4 pozicionesh në krahasim me vitin 2019 dhe në vendin e 100-të për luftën kundër korrupsionit.

Prof. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, me seli në Tiranë, thotë për DW se ”toka pjellore” për korrupsionin është mungesa e një sistemi të parandalimit dhe kontrollit anti-korrupsion.

“Zyrtarët e lartë, deri tani, kanë mbetur të paprekshëm. Sistemi vertikal i korrupsionit në nivelet e larta në Tiranë shërben si model referimi edhe në nivelet lokale dhe administrative. Kemi korrupsion politik dhe zëvendësim të sistemit të meritës me atë të klientelës politike,” thotë Krasniqi për DW.

Ai argumenton që si në qeverisjet e Partisë Demokratike (PD) ashtu edhe në ato të Partisë Socialite (PS), që ka fituar mandatin e tretë qeverisës, ka funksionuar dhe funksioni një sistem abuziv emërimesh politike dhe klienteliste dhe jo një system emërimesh profesionistësh, në bazë meritash. Sistemi i emërimeve politike dhe klienteliste shtrihet nga drejtorët e kadastrave, doganave , shërbimeve postare dhe të enteve të tjera shtetërore deri tek zyrtarët e mesëm të administratës publike, gjë që ka krijuar edhe shtresën e biznesmenëve të lidhur me pushtetin.

“Ka lidhje të forta dhe të thella korruptive dhe kriminale midis politikës, zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe grupeve informale shpesh me burime kriminale,” thotë Krasniqi për DW.

Pritshmëri të mëdha nga drejtësia e re

Arrestimi i 18 zyrtarëve tregon përpjekjet e drejtësisë së re për t’i këputur këto lidhje dhe pritshmëritë e publikut që kjo të ndodhë janë të mëdha. Derisa drejtësia e re të ndëshkojë të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj” mbetet për t’u fituar besimi i publikut ndaj saj.

 

“Shqipëria ka pasur dhe ka ministra, deputetë dhe zyrtarë shumë më të lartë që kanë kryer akte korruptive dhe shkelje ligjore shumë herë më të mëdha sesa vepra penale e kryebashkiakut të Lushnjës apo e zyrtarëve në Ministrisë së Brendshme, të sapoarrestuar. SPAK-u deri tani nuk ka shkuar ende tek dosjet VIP, të cilat janë baza kryesore e korrupsionit. Nuk janë zyrtarët dhe nëpunësit e nivelit të ulët ata që kanë fuqi vendim-marrëse. Ata urdhërohen dhe firmosin vendimet e marra  nga shefat e lartë politikë dhe administrativë. Dita kur SPAK-u të hetojë dhe të merret me nivelet e larta që drejtojnë sistemin korruptiv në dogana, kadastra, energjetike, privatizime apo miratimin e akteve ligjore të porositura etj, do jetë dita e parë e rikthimit të besimit të publikut tek drejtësia e re,” thotë për DW prof. Afrim Krasniqi.

Drejtësia e re – forca për fundin e pandëshkueshmërisë

Shpresat tek drejtesia e re janë të mëdha. Arrestimi i 18 zyrtarëve shihet si sinjal që u përgjigjet këtyre shpresave dhe domosdoshmërisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ligjore ndaj “të paprekshmëve” të djeshëm dhe të sotëm të korruptuar.

“Besoj që “ora e mbrame” e ndëshkueshmërisë ligjore tanimë ka mbërritur. Arrestimet, rihapja e dosjes së tragjedisë në Gërdec dhe dosjeve të tjera që kanë tronditur shoqërinë shqiptare në 30 vitet e fundit, kanë ndezur dritën e shpresës dhe po zgjojnë besim për mbylljen e “epokes së tranzicionit pa ndëshkime,” thotë për DW Aleksandër Çipa.

Ai thekson që “krimet e mbetura pa ndëshkim në periudhat e qeverive kleptokrate, po hetohen dhe po rishfletohen dosjet e tyre.”

“Tani kemi një brez të ri juristësh, hetuesish, prokurorësh dhe gjyqtarësh qe janë pjesë e drejtësisë së re. Rrol parësor nxitës kanë indiciet dhe mbështetja aktive e faktorit nderkombëtar. Pandëshkueshmërisë tashmë i janë vendosur porta te fuqishme, të rënda dhe të mëdha që po mbyllin brenda tyre aktorë dhe protagonistë të korrupsionit të akumuluar në tri dekadat e fundit. Parashikoj që në vjeshtën e këtij viti, në Shqiperi do të kemi procese të bujshme ndaj përfaqësuesve të rëndësishëm të qeverisjeve të kaluara dhe qeverisjes aktuale dhe të aferave më të përfolura në jeten dhe zërin publik të shoqerise” thotë për DW Aleksandër Çipa.

Edlira Gjoni, analiste e pavarur, drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik, mendon se “arrestimet do të vazhdojnë, nuk do të jenë thjesht një shi vere. Ka shenja se po vjen fundi i të fortëve, të korruptuar në nivele të larta.”

Por për këte drejtësisë së re i duhet të veprojë në mënyrë energjike dhe me vendosmëri.

“Ka akuza të forta të palëve për vjedhje thesari, votash, tenderësh me miliarda për rrugë, ndërtime, koncesione, porte e aeroporte. Pas tyre nuk qëndrojnë drejtorë, as kryetarë bashkish. Publiku kërkon ndëshkimet e mëdha dhe SHBA ka pjesën e vet të ngritjes së pritshmërive, me shpalljen non-grata të emrave kyçe të politikës. Ama, pas bllokimit të udhëtimit, asgjë nuk ka ndodhur me ta. Shqiptarët kërkojnë që premtimet e SPAK-ut, pritshmëritë që ngriti për drejtësinë me emra konkretë Departamenti Amerikan i Shtetit të bëhen realitet. Me emra të mëdhenj të maxhorancës e të opozitës.” thotë për DW Edlira Gjoni.

Publiku, i etur për drejtësi dhe ꞔbllokim të zhvillimit nga korrupsioni i jep mbështetjen e vet të fuqishme drejtësisë. Sipas sondazhit të Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi,  91% e shqiptarëve mbështesin drejtësinë e re.

“Shqipëria po hyn në një fazë të re kur nevoja për drejtësi dhe për akte kundër korrupsionit ka mbështetje të gjerë publike. Deri tani drejtësia e re po funksionon si presion e paralajmërim për zyrtarët e korruptuar, me mesazhin se koha e pandëshkueshmërisë mund të marrë fund” thotë për DW prof. Afrim Krasniqi.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet afrim krasniqi edlira gjoni afrim krasniqi edlira gjoni


Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Korrik 2021, 15:42

Një qytetar shqiptar që banon në Romë ka denoncuar në “Ti Raporton” në Top Channel se si po i trajtojnë në ambasadën shqiptare në Itali teksa presin të tërheqin...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet