LIVE UPDATES
Bota

Një Escobar amerikan, kush është i dërguari i ri SHBA për Ballkanin (lidhjet e tij të “nëndheshme” dhe paralajmërimi

9 Shtator 2021, 07:08 Nga DOSJA
Një Escobar amerikan, kush është i dërguari i ri SHBA

BALLKAN– Diplomati i karrierës, Gabriel Escobar, e njeh shumë mirë situatën në Ballkan, dhe për këtë pajtohen pothuajse të gjithë. Ai flet disa gjuhë, përfshirë edhe serbishten, dhe që nga viti 1998 ai ka mbajtur pozicione të njëpasnjëshme në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mali të Zi. Së fundi ka qenë zëvendësambasador amerikan në Beograd.

Tërë kohë po flitet për shtimin e influencës amerikane në Ballkan, pas zgjedhjeve të fundit amerikane. Nëse kjo do të rezultojë edhe me shkarkimin e të dërguarit të mëparshëm Matthew Palmer, do të shihet pas lëvizjeve të para të Escobarit.

Politika unike

“Largimi i Palmerit do të thoshte se administrata e re dëshiron në ndryshojë qasjen e deritanishme ndaj rajonit. Kështu ata sjellin në këtë post një njeri që do të zbatojë në mënyrë të paanshme politikën e administratës së re. Por kjo do të shihet shumë shpejtë”, thotë drejtori i organizatës, Qendra për Rajonalizmin, Aleksandar Popov. Ai shton se pavarësisht personit, duhet të shihet qartë se cila është politika e unifikuar amerikane. Deri tani kemi pasur një ndërlidhje të veprimeve mes përfaqësuesve ndërkombëtarë – të atyre nga BE dhe SHBA. Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen, por shumëkush beson se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në politikën ndaj rajonit. Politika ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë e njëjtë si në dhjetë vitet e fundit. Mund të ndodhë që të ketë një ndikim edhe më të vogël madje, kur kemi parasysh zhvillimet në Afganistanin, ku është përqendruar vëmendja e autoriteteteve amerikane.

“Problemi kryesor do të mbeten raportet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe një lloj ndërmjetësimi në këtë proces. Për shkak të situatës me Afganistanin, fokusi i bashkësisë ndërkombëtare është zhvendosur nga Ballkani Perëndimor dhe do të ishte mirë që edhe ne të kuptojmë se bota sillet rreth nesh”, thotë Tanja Topiq, analiste politike nga Banja Luka. Ajo e sheh edhe një lloj lidhjeje mes vendimeve për emrimin e Escobarit dhe Përfaqësuesit të ri të Lartë në BiH, Christian Schmidt.

Bashkëveprimi i Schmidt dhe Escobar

“Unë pres më shumë presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e shohin B-H si fëmijën e tyre. SHBA edhe më parë ka marrë masa konkrete kundër disa politikanëve, në formën e sanksioneve (si për shembull ndaj Milorad Dodikut). Më duket se ardhja e Schmidtit dhe Escobarit nënkupton një bashkëveprim më të koordinuar dhe përparim në proceset e Ballkanit Perëndimor,” tha Topiq. Për momentin kemi një situatë kur politikanët vendorë në këtë vend më shumë po presin ndihmë nga jashtë, sesa që po interesohen për ndonjë vendim apo zgjidhje të veten.

Escobar në një prej misioneve të tija në Ballkan ka qenë edhe shef i kabinetit në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në Banja Lukë dhe shef i Zyrës së Ambasadës Amerikane në këtë qytet. Disa media në B-H kanë raportuar ditët e fundit se Escobari “ka qenë shumë aktiv në zgjedhjen e Milorad Dodikut si president i Republika Srpska në vitin 2010”, ndonëse të tjerët dyshojnë në këtë angazhim. Por kjo nuk do të thotë se një gjë e tillë nuk ka ekzistuar vite më parë, për shkak se asokohe në Ballkan kërkohej një “frymë e re”, thotë Popov.

Diplomat me përvojë

“Escobar e njeh mirë të gjithë Ballkanin dhe ka shumë përvojë. Ndërsa sa i përket Dodikut dhe shpresës amerikane se përmes tij do t’u kundërvihen udhëheqësve nacionalistë, tani ai është nën saksione amerikane, që do të tjhotë se ai nuk mund të influencojë në asnjë mënyrë vendimin amerikan”, thotë Popov. Ai mendon se administrata amerikane mund të ketë qëllime konkrete, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe për marrëdhëniet në B-H.

Por të gjithë pajtohen se Amerika do të jetë e pranishme në Ballkan si mbështetje e BE-së, pa imponuar ndonjë zgjidhje. Paraardhësi i Escobarit, Matthew Palmer, ka deklaruar së fundi se BE është ai që udhëheq negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa qëllimi përfundimtar i Amerikës është njohja reciproke. Por Palmer tha se Amerika nuk do të ndërhyjë në vendime dhe se SHBA është dakord që të zbatohen marrëveshjet e dakorduara.

“Amerika do verpojë nga prapavija, Evropa është këtu numri një. Amerika dëshiron të rivendosë bashkëpunimin me BE dhe do të ketë më shumë rolin e mbështetëses dehe jo faktorit që ka fjalën kryesore”, thotë Ivan Vujaçiq, ish-ambasador i Serbisë në SHBA.

Mali i Zi si aleati më i madh

Analistët janë të mendimit se Escobar, falë përvojës së tij në B-H, Mal të Zi dhe Serbi, do të jetë në gjendje të kontribuojë në arritjen e marrëveshjeve, të cilat më në fund do të mund të realizoheshin në praktikë. Kjo ka të bëjë në radhë të parë me negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, por ndoshta edhe me arritjen e ndonjë marrëveshjeje të re në BiH.

Sa i përket Malit të Zi, Palmer e ka vlerësuar gjatë vizitës së tij të fundit në korrik, angazhimin e kryeministrit të ri malazez Zdravko Krivokapiq dhe ka bërë thirrje që Mali i Zi të mos lëkundet në rrugën e tij euroatlantike. Atëherë u tha se Shtetet e Bashkuara e “vlerësojnë kontributin e Malit të Zi në zhvillimin e stabilitetit dhe paqes rajonale në Ballkanin Perëndimor”. Por në fokusin e këtij vendi duhet të mbetet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar – që janë dy kërkesat kryesore për pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ballkani perendimor gabriel escobar matthew palmer ballkani perendimor gabriel escobar matthew palmer

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj