Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 23-vjeçarin, Ardit Mali, pasi rezulton i dënuar në Britaninë e Madhe me 4 vite burg për veprën penale “sulm seksual”. Pritet që 23-vjeçari të ekstradohet drejt Britanisë së Madhe, ku atje do të vuajë edhe dënimin.
Njoftimi i Policisë:
Falë bashkëpunimit dhe koordinimit mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, vihet në panga një i ri shqiptar, i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Interpol Mançester / Mbretëria e Bashkuar, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u bë i mundur lokalizimi në qytetin e Tiranës dhe arrestimi i shtetasit shqiptar Ardit Mali, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike, pasi Gjykata e Kurorës Guildford / Mbretëria e Bashkuar, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”, parashikuar nga legjislacioni britanik.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Falë edhe kontributit të madh të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe Zyrës së Hetimeve Kriminale (OCI) pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për lokalizimin e këtij shtetasi, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Silvana Shametaj Ruli, eksperte e sëmundjeve të brendshme në spitalin e San Marinos tregoi për emisionin “Opinion” eksperiencën e saj në vijën e parë të...
Kuçovë- Policia në Kuçovë ka arrestuar 43-vjeçarin Ismet Hada, pasi vishej si polic dhe mashtronte qytetarët. Burime për Dosja.al bëjnë me ...
Shqipëri- Shqipëtarët ndodhen në karantinë, lufta me COVID-19 vijon në vendin tonë. Të gjithë qytetarët mund të dalin nga banesat e tyre për të bërë pazar vetëm...
SHQIPËRI– Ka shkuar në 416 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Nga dita e djeshme duket se është shuar ‘vatra’ e infektimit në Elbasan, ndërk...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se edhe 17 pacientë të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. “Lajm i mirë, 17 të shëruar sot”, shkruan Rama...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Abc News dhe Shqiptarja.com kanë si lajm të parë rritjen e ...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur sërish se kulmi i kurbës ka kaluar javën që lamë pas dhe se kjo është një gjë shumë e mirë. Në një lidhj...
TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ka treguar situatën në Spitalin Infektiv, dhe tha se po shkohet drejt përmirësimin, pasi është ulur numri i të infetkuarve që jan...
TIRANË– Administratori i OSHEE-së Adrian Çela ka shpjeguar kategoritë e qytetarëve që përfitojnë ose jo nga eliminimi i kamatëvonesave, në fa...