LIVE UPDATES
Aktualitet

Hyn në fuqi vendimi: Ndërtuesit që përjashtohen nga tatimi 15%, si llogaritet taksa

15 Dhjetor 2021, 06:30 Nga DOSJA
Hyn në fuqi vendimi: Ndërtuesit që përjashtohen nga tatimi

SHQIPËRI – Ndryshon udhëzimi për tatimin e kalimit të së drejtës të pronësisë të pasurive të paluajtshme. Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë shtetërore të kadastrës është botuar në Fletoren Zyrtare. Me kalim të së drejtës së pronësisë, kuptohet akti i shitjes, dhurimit apo heqjes dorë nga pasuria e paluajtshme. Udhëzimi i ndryshuar përcakton se nuk do të jenë subjekte të tatimit mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme: sipërmarrësit (ndërtuesit) në fushën e ndërtimit, të pajisur me NIPT, pavarësisht nga statusi (“person fizik” apo “person fizik tregtar”), të cilët ndërtojnë për qëllim shitjeje dhe investitorët në fushën e ndërtimit, të cilët financojnë produktin e ndërtimit me qëllim shitjeje, në rastet kur janë të regjistruar në QKR (janë të pajisur me NIPT) dhe u është caktuar përgjegjësia tatimore.

Udhëzimi i mëparshëm parashikonte se vetëm investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si persona juridikë, (shoqëri tregtare) me objekt ndërtimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Sakaq subjektet e mësipërme do të jenë pagues të taksës vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, sipas parashikimeve në nenin 28, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.”.

Me qëllim eliminimin e shmangies së tatimit dhe të abuzimit me parimet e ligjit tatimor, përveç taksës vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, do të paguajnë edhe tatimin mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, subjektet që gjenden në kushtet e mëposhtme, si: a) investitorët në fushën e ndërtimit, të cilët financojnë produktin e ndërtimit, me qëllim shitjeje në rastet kur nuk janë të regjistruar në organin tatimor (nuk janë të pajisur me NIPT) dhe nuk u është caktuar përgjegjësia tatimore; b) personat fizikë tregtarë, në rastet kur e kanë marrë këtë status dhe janë pajisur me NIPT në momentin që kanë nisur shitjen e produktit të ndërtimit. Personat, që lejen e ndërtimit dhe regjistrimin e pasurive e përfitojnë në emrin e tyre si individë, nëse në momentin që fillojnë shitjen e produktit të ndërtimit, pajisen me NIPT, “person fizik”, duhet të paguajnë edhe tatimin mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme ose tatimin mbi fitimin nga veprimtaria tregtare; c) individët, të cilët lejen e ndërtimit, të shfrytëzimit/përdorimit dhe regjistrimin e ndërtimeve e kanë në emrin e tyre si individë, por në momentin kur fillojnë shitjen, pajisen me NIPT “Person fizik” dhe më pas e mbyllin dhe vazhdojnë shitjet po si individë. Këta individë duhet të paguajnë edhe tatimin mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme ose tatimin mbi fitimin nga veprimtaria tregtare.”

Udhëzimi i 2018-s përcaktonte subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme janë vetëm investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si subjekte me status “person fizik tregtar”. Për rastet e shitjes së ndërtesave me koeficient amortizimi mbi 50%, vlera e shitjes së pasurisë së paluajtshme për efekt të tatimit do të përcaktohet nga persona të licencuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, dhe do të merren parasysh nga ASHK-ja vetëm një herë (për një transaksion të realizuar) nga vetëm në rastin e shitjes të parë që përcaktohej në udshëzimin e mëparshëm.

Udhëzimi përcakton se për rastet kur për truallin e këmbyer nuk ekziston një kontratë shitjeje apo akt rivlerësimi, si vlerë e truallit për metër katror të dhënë në këmbim të përfitimit të sipërfaqes së banimit / tregtisë/shërbimit do të konsiderohet vlera, sipas çmimeve për m2 sipërfaqe trualli të dhëna në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, apo të akteve vijuese nënligjore, që miratojnë çmimet referuese mbi tokën për metër katror. Për kontrata të tilla të shkëmbimit, si moment për përcaktimin e çmimit të truallit për metër katror, do të merret data e regjistrimit në ZVRPP të kontratës së shkëmbimit ndërmjet investitorit dhe pronarit të truallit.

Shembull nr. 7

Llogaritja e tatimit mbi kalimin e së drejtës së pronësisë

Pronari i truallit AA, me banim në Korçë, i cili ka përfituar disa apartamente në shkëmbim të truallit me shoqërinë e ndërtimit “Ndërtimi” sh.p.k. kërkon t’i shesë individit BB një apartament me sipërfaqe 72 m2 me çmimin 3,384,000 lekë, shitje të cilën e realizon me kontratë shitje të datës 12.1.2015. Pronari i truallit i ka përfituar apartamentet nga shoqëria ndërtuese me kontratë shkëmbimi të datës 5.7.2007 dhe të regjistruar në ZVRPP në datën 20.9.2008.

Vlera e apartamentit, sipas çmimeve të referencës është: 72 m2 x 47,000 lekë/m2 = 3,384,000 lekë Duke qenë se vlera me çmimet e referencës është e barabartë me vlerën e apartamentit të pasqyruar në kontratën e shitjes, atëherë si vlerë në shitje do të merret vlera në kontratën e shitjes, pra vlera 3 384 000 lekë (vlera në shitje). Si vlerë në blerje do të llogarisim vlerën, sipas çmimit të pjesës së truallit që i takon apartamentit prej 72 m2 që shet individi AA. Supozojmë se sipërfaqja e truallit që ai i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit “Ndërtimi” sh.p.k. ka qenë 720 m2 . Këtë sipërfaqe trualli e ka shkëmbyer me 4 apartamente, secili nga 72 m2 . Pra, sipërfaqja e ndërtimit që ka përfituar nga këmbimi truallndërtesë është 288 m2. Supozojmë se vlera e truallit në datën 20.9.2008, kur është bërë regjistrimi në ZVRPP-në i kontratës së këmbimit, ka qenë 10,000 lekë m2 . Pra, vlera totale e truallit ka qenë 720 m2 x 10,000 lekë/m2 = 7,200, 000 lekë. Kjo vlerë trualli është këmbyer me: 72 m2 x 4 apartamente = 288 m2 sipërfaqe ndërtimi. Pra, për rrjedhojë vlera e 1 m2 sipërfaqe ndërtimi të përfituar është: 7,200,000 lekë : 288 m2 = 25,000 lekë m2. Meqenëse individi AA shet vetëm 72 m2 , vlera që do të llogaritet si çmim blerjeje për këtë apartament do të jetë: 25 000 lekë/m 2 x 72 m2 = 1 800 000 lekë Tatimi që duhet të paguajë shitësi AA është: (vlera në shitje – vlerën në blerje) x 15% (3 384 000 – 1 800 000 ) x 15% = 237 600 lekë.

Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë (truall apo tokë bujqësore) dhe ndërtesë, tatohet 15 % të fitimit kapital të realizuara. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të pasurisë, në përputhje me aktet dhe procedurat ligjore në fuqi. Pasuria e paluajtshme e kaluar, nuk regjistrohet pa provuar pagimin e këtij detyrimi pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet hyn në fuqi udhëzimi ndertuesit ne shqiperi tatimi 15 % hyn në fuqi udhëzimi ndertuesit ne shqiperi tatimi 15 %

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet