LIVE UPDATES
Aktualitet

Në 2020-n, emigrantët shqiptarë në Bashkimin Evropian dërguan 1 miliard euro në vend

15 Dhjetor 2021, 06:14 Nga DOSJA

SHQIPËRI – Transfertat personale që rezidentët në vendet e Bashkimit Europian dërguan në Shqipëri në vitin 2020 shënuan një rekord prej 1.03 miliardë eurosh, sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Sipas përkufizimit të Eurostat, pjesa më e madhe e transfertave personale konsiston në fluksin e parave që dërgohen nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës. Edhe pse ishte një vit pandemik, me kufizime të ndjeshme të udhëtimeve, në 2020-n u shënua niveli më i lartë i këtyre transfertave drejt Shqipërisë, që prej vitit 2013, kur Eurostat raporton të dhënat për vendin tonë. Sipas aktorëve shqiptarë të tregut, kjo tendencë lidhet edhe me faktin se për shkak të kufizimeve të udhëtimeve fizike, shumë janë detyruar që të përdorin kanale formale për të dërguar para tek të afërmit e tyre. Një tjetër falktor lidhet me ndihmën që fëmijët jashtë u dërguan prindërve apo të afërmëve të tjerë për të përballuar koston e shpenzimeve nga xhepi për kurimin nga Covid-19.

Në krahasim me vitin 2013, transfertat personale janë rritur me  33%.

Rritja e transfertave personale të shqiptarëve që jetojnë në BE përkon me shtimin e ndjeshëm të personave që kanë marrë leje qëndrimi në BE vitet e fundit dhe ciklin e ri të emigracionit të dekadës së fundit. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla.

Transfertat personale në BE

Në vitin 2020, flukset e parave të dërguara nga rezidentët e BE-së drejt vendeve jashtë BE-së, të referuara si transferta personale, arritën në 34,1 miliardë euro, një rritje prej 3% krahasuar me 33,2 miliardë euro në vitin 2019. Pjesa më e madhe e transfertave personale përbëhet nga flukse të parave të dërguara nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës. Flukset hyrëse në BE arritën në 12.0 miliardë euro, një rënie prej 6% krahasuar me 12.8 miliardë euro të regjistruara në vitin 2019. Daljet jashtë BE-së kanë ruajtur një trend në rritje që nga viti 2015, duke u rritur me 33% që nga ai vit. Por, duke qenë se flukset hyrëse kanë mbetur konstante, kjo ka rezultuar në një bilanc negativ në rritje prej 22.1 miliardë eurosh për BE-në kundrejt vendeve jashtë BE-së në. Në vitin 2020, Kroacia (2.7%), Rumania (1.4%) dhe Letonia (1.3%) gjeneruan teprica të transfertave personale që kontribuojnë në më shumë se 1% të PBB-së së tyre përkatëse. Në të kundërt, Franca dhe Spanja gjeneruan deficite të transfertave personale që përfaqësonin -0.5% të PBB-së së tyre përkatëse kundrejt pjesës tjetër të botës. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet te ardhurat ne shqiperi emigrantet te ardhurat ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet