LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmimet e larta të energjisë ndikuan drejtpërdrejt te bizneset në Shqipëri

15 Dhjetor 2021, 06:20 Nga DOSJA
Çmimet e larta të energjisë ndikuan drejtpërdrejt te

SHQIPËRI – Sekretari i Komunitetit të Energjisë vlerësoi së fundmi ekspozimin e vendeve që janë pjesë e tij ndaj çmimeve të larta të energjisë në bursa si dhe masat që janë marrë për të zbutur këtë efekt nga ana e qeverive. Në publikimin e fundit të tij Sekretariati ndalet në disa prej aspekteve që e bëjnë vendin tonë të jetë i cenueshëm në raste krizash energjie duke nënvizuar varësinë e lartë ndaj energjisë së prodhuar nga burimet hidrike.

“Shqipëria ka një ekspozim të lartë ndaj burimeve hidro dhe për shkak të kushteve atmosferike (përkatësisht, vera dhe vjeshta e thatë) po importon sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike me çmime të larta. Shqipëria është përgjithësisht një vend importues neto, por në kushte të favorshme hidrologjike eksportet e vendit janë të larta gjatë stinës së pranverës” nënvizohet në dokument.

I njëjti vlerëson se segmenti i furnizimit universal të tregut përfiton nga detyrimi i shërbimit publik të gjeneruesit publik, KESH, çmimet e të cilit bazohen në kosto, pra nuk ndikohet drejtpërdrejt nga çmimet globale dhe rajonale, por nga kushtet e motit.

“Prodhimi nga KESH nuk mjafton për të mbuluar kërkesën nga segmenti i furnizimit universal prandaj furnizuesi universal do të duhet të prokurojë një pjesë të portofolit të saj në treg që vjen kryesisht nga importi. Kjo ekspozon furnizuesin universal ndaj rrezikut të çmimit dhe mungesës së të ardhurave” thuhet në raport.

Teksa nga janari 2022 në tregun e lirë të energjisë do të dalin edhe 7358 biznese të tjerë të lidhur ne tension 20,10 dhe 6 kv si vazhdim i reformës së liberalizimit, Sekretariati konstaton se bizneset që tashmë janë në këtë treg si efekt i fazës së parë janë duke blerë me çmim të lartë dhe aktiviteti i tyre po ndikohet nga këto çmime.

“Konsumatorët industrialë dhe konsumatorët e tjerë që furnizohen në tregun e lirë janë duke blerë me çmimin e tregut rajonal, prandaj bizneset e tyre ndikohen drejtpërdrejt nga rritja e ndjeshme e çmimeve” thuhet në raport.

Sa i takon masave të marrë ky institucion vlerëson se Shqipëria ishte ndër të paktat vende që deklaroi emergjencën e furnizimit me energji përveç Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë duke dhënë kështu mbështetje direkte financiare ndaj kompanive publike dhe konsumatorëve.

“Me Vendimin nr. 584, datë 8 tetor 2021, Qeveria e Shqipërisë shpalli gjendjen e emergjencës në furnizim me energji efektive deri më 15 prill 2022, ndjekur nga një akt i detyrimit të shërbim publik që i jep gjithë energjinë e prodhuar nga KESH furnizuesit universal. Në bazë të këtij akti, tepricat e KESH-it do të magazinohen nëpërmjet një marrëveshje tregtare dhe përdoret nga furnizuesi universal. Qeveria njoftoi edhe 100 milionë euro për vitin 2021, në formën e garancisë sovrane për Grupin OSHEE për të garantuar importin e energjisë elektrike me çmime të larta, duke përfshirë edhe 100 milionë euro të tjera për tremujorin e parë 2022. Deri tani nuk janë ndërmarrë masa specifike nga rregullatori ERE, megjithatë rregullatori po monitoron tregun dhe po vlerëson ndikimin e mundshëm mbi tarifat. Operatorit të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes i është kërkuar në bazë të Vendimit të qeverisë që të rishikojnë planet e tyre të investimit duke i shtyrë ato që nuk janë urgjente”, nënvizon raporti i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kriza energjitike ne shqiperi sekretariati i komunitetit të energjisë shqiperia kriza energjitike ne shqiperi sekretariati i komunitetit të energjisë shqiperia

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën