LIVE UPDATES
Aktualitet

Humbja e ikonës së futbollit, gazetari Adriatik Dosti dedikim të ndjerë për Fatmir Frashërin: U prehsh në paqe gjigand

20 Korrik 2019, 13:41 Nga DOSJA
Humbja e ikonës së futbollit, gazetari Adriatik Dosti dedikim të

TIRANË- Miqtë e ikonës së futbollit shqiptar, Fatmir Frashëri, i cili u nda jeta ditën e djeshme, kanë ngushëlluar familjen dhe kanë përkujtuar figurën mjaft të ndëruar të tij.

Gazetari Adriatik Dosti, i cili jeton në SHBA ka bërë një dedikim për futbollistin e ndjerë. Në një postim në Facebook, ai shkruan se e ka përcjellë me shumë dhimbje lajmin për humbjen e Fatmir Frashërit. Ai e përshkruan figurën e tij si një njeri; “Xhentelmen e fisnik…qytetar model, familjar i perkushtuar, intelektual i klasit te pare…futbollist kalibri, mik e shok i rralle e i cmuar, …Meteor e njeri Nobel”.

Postimi i plotë i gazetarit Dosti:

Ndrin si Xhevahiri – Kapiten Fatmiri…

Keshtu thuhet ne tekstin e kenges se fameshme popullore kushtuar kampioneve te medhenj te Tirones se fameshme te viteve 60-70 te Myslym Alles …dhe keshtu do te thuhet e do te kendohet brez pas brezi per ate skuader te madhe e unikale te futbollit shqiptar , per ata djem, qytetare e sportiste te pa perseritshem te kryeqytetit tone qe i dhane Shqiperise se mjere te asaj kohe te vetmin shkelqim qytetaro-sportiv mes erresires se frikshme diktatoriale….

..E kam percjell keq , me trishtim te madh e lot ne sy  lajmin e djeshem e te dhimbshem …ate te largimit nga kjo bote te njerit prej korifejve te qytetarise tironase…meteorit te saj …te nejrit prej Ikonave  te klubit bardhe e blu…e njerit prej Legjendave te futbollit shqiptar te madhit Fatmir Frasheri…

Dhimbje kam ndjere nder vite kur kesaj lloj skuadre te pa perseriteshme zune ti largohen  nga kjo bote radhazi  legjendaret e tjere te saj  si Skender Halili, Bahri Ishka, Josif [Xuxi] Kazanxhiu , Gezim Kasmi …e timonieret e tyre…Xhavit Demneri, Myslim Alla e Enver Shehu…

Por te humbasesh brenda harkut kohor te nje viti 4 prej me te mireve , kater idhuj e ikona te tilla si Perikli Dhales, Skender Hyka, Ali Mema e se fundi edhe Fatmir Frasherin….kjo qenka dhimbje permbi dhimbjen…ndaj dhe mbreme nuk vura dot gjume ne sy …por gdhiva mes lotesh e kujtimesh pa fund me idhujt e mij…me krenarine e Tirones sone …me shkelqimin meteorik te futbollit shqiptar…me Tironen gjigande te Lym Alles se madh…

…Do te ishte vetem 17 vjec djale i mrekullueshmi Fatmir Frasheri nje prej pinjolleve te deres se madhe te mencur e patriotike te Frshellinjve teksa fale dores  e syrit te pa gabueshem te selektorit Xh.Demneri do te vishte me 1958 fanellen e rende e te nderuar te Tirones sone ..

E me pas …e gjthe jeta e tij u lidh me futbollin …per 45 vjet lojtar-trajner e drejtues …14 vjet kariere brilante futbollistike …figure qendrore e emblematike e nje kapiteni te madh tek bardhe e blute si dhe mitik e i pa zevendesueshem per vite me radhe tek kombetarja Kuq e Zi…

Nga 1958-62 bardhe e blu…me pas per 2 vjet ”ushtar” tek rivalet tane te Partizanit e serisht bardhe e blu prej 1964-72 derisa ne moshen 31 vjecare vari kepucet ne gozhde.,,por pasi kishte fituar shume e gati gjithcka sic dinte te fitonte vetem ai…duke shkelqyer kudo ne fushe e jashte saj.,..,

Kater Tituj Kampione me Tironen..dhe 2 me Partizanin….tre kupa te Shqiperise  si lojtar …dhe Qershia mbi torte …kur si trajner pasi kish drejtuar nder vite edhe Naftetarin e Besen por edhe Dinamon  e mbyll tek Tirona e zemres se tij si Trajner kampion i saj …mision i perfunduar e i kryer gati si askush tjeter…

Futbollist i klasit te pare, polivalent qe solli per here te pare ne historine e futbollit shqiptar rolin modern te nje mbrojtesi krahu  qe e bente qilizem krahun e tij duke sulmuar gjate gjithe kohes…duke dale deri ne fundore, duke krosuar e madje edhe duke shenuar…

Serioz, korrekt, respektues por edhe imponues ndaj gjithkujt brenda e jashte fushes se lojes…i pergatitur fizikisht, teknikisht e taktikisht si rralle futbollist deri me sot ne historine e futbollit shqiptar …

Qysh ne ate kohe e ato vite te mbrapshta Fatmiri do te ishte i vetmi futbollist shqiptar qe fliste nje anglishte te rjedheshme e per t’ja patur zili pasi formimi i tij intelektual ishte ku e ku hapa gjigande para asaj kohe te lindur vetem per erresire…

Xhentelmen e fisnik…qytetar model, familjar i perkushtuar, intelektual i klasit te pare…futbollist kalibri, mik e shok i rralle e i cmuar, …Meteor e njeri Nobel…vlere kombetare e shoqerise shqiptare qytetare e sportive…ky ishte Gjigandi yne Fatmir Frasheri ne jete e ne sport…

 Dhe tek kujton ato duele te medha te tijat me Panon …ne ndeshjet derbi me Partizanin…me pas edhe me Dinamon…me Bizin e me Zhegen…me Mexhit Haxhiun etj etj…tek ku/jton ato ndeshje te pa harruara europiane kunder Kilmarnokut, Ajaksit e Standard Liezhit apo kupat ballkanike etj etj …nuk ke se si te mos zhytesh dot ne kujtime qe iken e nuk kthehen dot me fatkeqesisht…kurre…sic po ikin ja keshtu nje e nga nje edhe vete kujtim-shkruaresit e medhenj te tyre …

Medalist i merituar ne ato vite me Partizanin ne turneun e famshem te Hanoit por edhe nje nga protagonistet e medhenj te atij denimi drastik te Tirones sone te famshme te 67 ne ate incident banal  po  me Partizanin sajuar per ti hequr titullin kampion bardhe e bluve  e per t’ja dhene me vendim qeverie Dinamos se pushtetit ne fuqi…

I vecante ne llojin, stilin e lojen e tij ne 7 vite perfaqesimi me Kombetaren 1963-70 .. ku luajti ne 12 perfaqesime  te saj e ku shkelqeu ne ndeshjen  e madhe kunder Irlandes se Veriut teksa bllokoi pothuajse krejtesisht e paralizoi nje nga yjet e futbollit boteror te asaj kohe Xhorxh Bestin e famshem…per te shkruar me pas faqe te mrekullueshme historie futbolli ne ndeshjet kunder Hollandes, Zvicres, Danimarkes, Jugosllavise, Polonise , Turqise , Algjerise e RFGJ …ne Dortmund

 

….Kam sa e sa kujtime me ty Mjeshter i madh i futbollit shqiptar …dhe teksa shfletoj njerin prej tyre …ate ne prag derbin e shume viteve me pare me Partizanin teksa ecnim se bashku pergjate bulevardit per t’ju drejtuar stadiumit ne bllokun tim arkive kam shkruar biseden me ty…

…Dosti…derbin nuk e luajme ne, ai nuk eshte thjesht per ne qe jemi ne fushe…derbin e luajne tifozet tane ne tribune , ai se pari eshte per ta…ndaj ne kemi nje detyrim te madh ndaj tyre per te mos e humbur kurre kete lloj ndeshje …fitorja jone si ndaj Partizanit apo edhe Dinamos do te thote shume madje gjithcka per tifozet tane …si futbollist por edhe si trajner me mire do preferoja ti mundja te dyja se sa te fitoja kampionatin apo qofte edhe kupen…No Coment…

Kudo qe luajti e kudo qe drejtoi Frasheri la gjurme te nje  sportisti e te nje specialisti  te rralle saqe meritoi respektin, admirimin e duartrokitjet e gjithkujt sepse ishte vertet xhevahir …si futbollist e si njeri…sepse ishte nje lloj trajneri qe te detyronte ta respektoje ne maksimium …ishte nje drejtues i vecante per nga stili i asaj FSHF halle shume te atyre fillim viteve te veshtira te 90…ishte e mbetet nje lloj President Nderi i Tirones sone nder me te medhenjte e historise se saj 100 vjecare…

Sa shpesh e quaja …Fatmiri i Selman Stermasit ..pasi ai kishte nje adhurim te vecante per te parin krijues te klubit tone bardhe e blu…por edhe Fatmiri i Ben Minges …pasi ai ishte i vetmi qe besoi e kembenguli ne ate se c’ka u be me pas njeri prej gjigandeve te futbollit bardhe e blu e atij shqiptar Beni yne i pa harruar…krejtesisht produkt i Frasherit te madh..

Nuk mjafton dot ky shkrim per ty MIMI…pasi ti del lehtesisht prej kontureve te tij,.,,,as nje Liber i teri nuk mjafton diot per miresine  e pafund tenden, per klasin tend futbollistik…per qytetarine tende nobel… per gjithcka sa te bukur e njerezore qe na fale pa kursim gjatre gjithe jetes tende ku thjeshtesia ishte dhe mbeti virtyti yt unikal e qe te bente gjithmone edhe shume here me te madh e me te vlefshem se sa ishe ne sport e ne jete …

U prehsh ne Paqe e te qofte Dheu i lehte mik i rralle e i vyer,,,,futbollisti klas i Tirones sone…mbrojtesi legjendar i Kombetares sone …trajneri e drejtuesi model i futbollit shqiptar …njeriu e qytetari brilant i kryeqytetit tone…

Perjetesisht Mirenjohje Sir Fatmir Frasheri…

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik dosti fatmir frasheri vdes futbollisti i tiranes adriatik dosti fatmir frasheri vdes futbollisti i tiranes

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim