"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Humbi nipin në tërmetin e vitit 1992, biznesmeni turk i vuri emrin e tij pallatit që ndërtoi/ Godina u ‘thërrmua’ dy di
1 Nëntor 2020, 17:08Nga DOSJA
TURQI– Një rastësi e frikshme ka ndodhur në Turqi. Një i moshuar humbi dy nipërit e tij dhe bashkëshorten e njërit prej tyre në tërmetin që tronditi vendin dy ditë më parë. Mediat vendase kanë zbuluar një histori rrëqethëse pas emrit të godinës në të cilën jetonin familjes. Sipas të dhënave, i moshuari jetonte në apartamentin e një pallati, të cilit i kishte vendosur emrin e nipit Emrah, i cili kishtë ndërruar jetë në tërmetin e vitit 1992.
“Është një rastësi tragjike,”- thanë fqinjët e tyre.
Hayati Uzun, një biznesmen, në vitin 1993 ndërtoi një kompleks apartamentesh me 28 banesa, të cilave u vendosi emrin e nipit të ndjerë Emrah. Por djali i tij, Bora Uzun, gruaja e djalit të tij, Rabia Uzun dhe nipërit e tij vazhduan të jetonin në pallatet “Emrah” deri në tërmetin më 30 Tetor.
Godina u shemb, duke vrarë dy nipërit dhe nusen, një prej tyre vetëm 17 vjeç, i cili ishte pagëzuar me emrin e gjyshit. Edhe 10 vite më parë, në zonë kishtë rënë një tërmet i fuqishëm, dhe Hayati kishte mbetur i bllokuar në ashensor, duke thënë: Kjo godinë do të shembet një ditë.
Edhe pse sipas fqinjëve ndërtesa pas tërmetit të 10 viteve më parë ishte përforcuar sërish nuk i përballoi lëkundjet e dy ditëve më parë.
Dy ditë më parë Turqia dhe Greqia është goditur nga një tërmet 6,6 të shkallës Rihter. Tërmeti ishte 19 kilometra larg nga ishulli grek i Samos dhe shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri. Sipas të dhënave të publikuara, goditja fillestare është shoqëruar nga 170 pasgoditje. Prej tyre, 21 ishin me magnitutë mbi 4 rihter. Dëme ka pasur në Turqi dhe në Greqi. Deri më tani në total janë shënuar 62 viktima, ku dy prej tyre janë adoleshent në Greqi, ndërsa 60 viktima janë regjistruar në Turqi. Kërkimet vazhdojnë ende për të nxjerrë njerëz nga rrënojat.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TURQI– Një qen kërkimi i njësisë K-9 ka shpëtuar një mace të mbetur nën rrënojat e një prej godinave të shembura në Turqi për shkak të tërmetit që tronditi vend...
TURQI- Ekipet e shpëtimit në Izmir kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, pas 35 orësh, të një 77-vjeçari. Sipas mediave vendase ai është Ahmet Citi...
FILIPINE– Situata është kriktike në Filipine, pasi tajfuni i fushqishëm Goni, ka goditur vendin. Deri më tani janë shënuar 10 viktima. Sipas mediave të huaja ai...
TURQI- Kërkimet për gjetjen e personave nën rrënoja vazhdojnë, edhe pse shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Izmir po zb...
MALI I ZI- Mitropoliti i Kishës serbe në Malin e Zi, Amfilohije, ndërroi jetë dy ditë më parë nga pandemia e koronavirusit. Ditën e sotme, atij i është dhënë la...
BELGJIKË– Një mësues në lagjen Molenbek, është pezulluar nga puna, pasi i ka treguar disa nxënsve të tij karikatuarat e profetit Muhamed. Sipas BBC, në kla...
PRISHTINË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se brenda 24 orëve 7 pacientë të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë gjatë 2...
KROACI- Një tjetër tërmet me magnitud 4,9 Rihter ka goditur Kroacinë. Epiqendra e tij është qytetit Seline, në Zadar të Kroacisë.Deri më tani nuk është raportu...
TURQI- Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, një tërmet me madhësinë 4.2 ka goditur sërish në Detin Egje. Ndërsa tërmeti ndodhi në një kënd pre...
TURQI– Numri i viktimave të termetit që ka goditur dy ditë me parë në Izmir ka shkuar në 62. Ndërkohë, numri i të plagosurve është 900, ku mes të cilëve 214 po ...