Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Pianistja Edlira Dedja i ka dedikuar disa fjalë profesorit dhe fizikantit Artan Boriçi, i cili ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të Covid. Në një shkrim në Facebook, ajo ka shkruar se nuk ka fjalë për dhimbjen që po ndjen për humbjen e tij të parakohshme dhe të padrejtë.
Dedja është shprehur se e ka përjetuar shumë rëndë lajmin për humbjen nga jeta të tij, dhe se i vjen shumë keq që nuk është pranë familjes së tij për ta ngushëlluar.
Postimi i plotë:
Nuk dua ta besoj, Artan Boriçi! Nuk kam fjalë per ta shprehur dhimbjen për humbjen tënde të parakohshme dhe të padrejtë ! Nuk kam forcë për të dhënë lamtumirën, miku im, vëllai im, intelektuali dhe shkencëtari i spikatur i vëndit tim, njeriu i mënçur, fisnik e gojëëmbël! Me largimin tënd pa kthim përjetova rëndë humbjen e njeriut të afërm si dhe thërmimin e asaj copëze të artë të kujtimeve më të vyera të fëminisë e gjithë jetës sime! Dita e sotme është e zymtë! E bardhë në pamje, por errët, e ftohtë, e frikshme e mizore në dhimbjen që mbjell papritur… dhimbje që duket sikur i jep një peshë te papërballueshme lajmit të pamëshirshëm, i cili përhapet me shpejtësi : në hapësirë, kohë e zemra miqsh…
Tashmë imazhi i Njeriut të dashur kthehet në hije të së kaluares, thërmohet përpara syve e bëhet transparent; gjallëria e rrugës së dikurshme të Tiranës, ku hapej nje porte miqësore e ku shtrohej një tryezë me aromë vendlindjeje, e humbet papritmas kuptimin e parë ; s’ka më adresë, as emër, as identitet. Anashkalohet rruga pa dëshiren për të kthyer kokën mbrapa edhe një herë të fundit, duke lënë pas saj shijen e vetmisë, brengës, harresës që pergjon prapa çdo kthese…
Papritur, brënda teje rritet gjëmimi i një kuje të egër e gërryese. Imazhi i njeriut të dashur që s’është më pëson një metamorfozë të menjëhershme duke ngritur lart një dhimbje mizore, dhimbjen që njohin vetëm ndarjet, lamtumirat dhe brengat e pashërueshme. Është momenti kur thyhet e shkërmoqet në copa e thërrime kështjella e ëndrrave e kujtimeve të tua ; ështe momenti kur jeta shndërrohet papritur në një melodi të përvajshme, kur të përfshin një rrymë malli, pikëllimi e njëkohësisht shprese per jeten… Vrrulli i dëshpërimit të rrëmben me shpejtësinë e fluturimit të tij të pakapshëm e pas pak çatesh ti e kupton që midis teje dhe Atij, krijohet një humnerë që rritet me shpejtësi të pabesueshme…si në një fluturim të pakapshëm midis dy botëve.
Së bashku me ty, Miku im, humbet e varroset edhe ajo pjesë e brishtë rinisë e fëminisë tonë; varrosen kujtimet e asaj bote ndërtuar së bashku, me vrrullin e ëndrrave dhe fantazisë së shfrenuar fëminore ; botes pa hipokrizi, pa mëri e inate, ku janë ngritur e rrëzuar « kalatë prej rëre », me gëzim e të qeshurat të pafajshme…
Në këto momente, emocionet nuk përshkruhen me fjalë ; as nata e bardhë që kalohet si pa kuptuar me ecejaket në dhomën e ndriçuar nga drita e zbehte… Të rëndon pesha e lotëve që që të zbeh shikimin, që të dobëson mendimet… duart që dridhen…fjalët e pafuqishme e tepër të rënda për të gjetur një nuancë ngushëllimi… Të vijnë ndërmënd tinguj « Requiem »-esh, me shpresën për të rigjetur edhe një herë imazhin e Mikut të humbur… ndoshta magjia e kësaj muzike të përvajtshme të ndihmon të harrohesh, duke të zhytur thellë e më thellë në botën ku nuk ekzistojnë më kufijtë midis reales dhe ireales….
Lamtumirë Artan Boriçi, Mik, Vëlla… lamtumirë e shkuar e lumtur dhe e papërsëritshme! Më fal që s’mundem të ndodhem sot pranë familjes tënde, e cila s’mund të gjejë kurrë më paqe, më fal që s’të ndodhem pranë për të dhënë këtë lamtumirën e fundit ! U prehsh në paqe, Miku im, Vëllai im, Artan Hamit Boriçi!
Shkencëtari dhe profesori i fizikës, Artan Boriçi humbi jetën diten e sotme për shkak të Covid-19. Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur Universiteti i Tiranës.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Rrjeti është përlotur ende pa u gjetur trupi i Arjan Salës. Shefi i Sigurisë prej më shumë se 40 orësh ndodhet në magazinën e qendrës tregatre “Cas...
BERAT- Ditën e sotme, zona me pisha ne lagjen Uznove te Beratit, është përfshirë nga flakët.Sipas burimeve, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi perso...
TIRANË- 8 të vdekur dhe 449 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte në aksin Tiranë-Elbasan.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në...
TIRANË– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është kthyer sërish në zonën e Astirit për të përfunduar shembjen e pallatit shtatë katësh, p...
TIRANË– Këshilli i Ministrave ka firmosur vendimin që cakton krijimin e doganës në aeroportin e Kukësit. Në VKM, shkruhet se shtrirja e zonës doganore ësht...
TIRANË– Qeveria ka vendosur të kompensojë familjen e një majori shqiptar, Xhevair Lefter Jazaj, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën jetën gjatë kryer...
TIRANË– Klevis Xhoxhi, prefekti i qarkut të Elbasanit është lituar nga detyra. Vendimi është botuar sot në fletoren zyrtare. Xhoxhi u emërua në këtë ...
TIRANË– Zgjatet afati i vlefshëmërisë së kartave të identitetit qw ka skaduar, deri më 30 prill. Vetëm një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, qeveria ka v...
TIRANË– Qeveria shqiptare i ka akorduar Ministrisë së Shëndetësisë shumën prej 10 milionë dollarësh, për të paguar 1.2 milionë dozat e vaksinave kineze që ...