Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Humb jetën 63-vjeçari me koronavirus në Kosovë, shkon në 52 numri i viktimave
1 Korrik 2020, 12:19Nga DOSJA
KOSOVË– Një 63-vjeçar i infektuar me koronavirus ka humbur jetën në Kosovë. Mësohet se viktima është Isuf Murati nga Gjilani, i cili humbi betejën me virusin në spitalin e Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili u ka shprehur ngushëllimet familjarëve.
Postimi i plotë:
Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale COVID-19, sot nga jeta është ndarë edhe qytetari i Gjilanit, i katërti në këtë pandemi, Isuf Murati. Nga njoftimi që kemi marrë prej Qendrës Klinike Infektive në Prishtinë, sot ishte një lajm i vështirë për të gjithë ne. Ngushëllojmë familjen dhe garantojmë se do të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, sepse nuk e kanë të lehtë ballafaqimin me këtë ndarje nga më i dashuri i tyre. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Komuna e Gjilanit në kushte pandemie. Apeloj te të gjithë qytetarët ti respektojnë masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të profesionistëve, maskat, dorezat, distanca, sepse janë baza e të jetuarit në përditshmërinë tonë. Nuk duhet shmangur këto rekomandime sepse ky virus është një kërcënim i shëndetit publik. Mos jep shërbim dhe mos u shërbe askund, nëse nuk përdoren masat mbrojtëse. Kujdes maksimal për të gjithë kudo që jeni.
Ndërkohë numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 2,878. Deri më tani janë shënuar 52 viktima, nga të cilat 4 janë nga Gjilani. Sakaq 1,577 pacientë janë shëruar.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
PRISHTINË– Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj prezantoi disa nga masat e reja, duke paralajmëruar se nëse ato nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rik...
GJERMANI- Serbia dhe Mali i Zi janë dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor me të cilat Bashkimi Evropian ka rekomanduar hapjen e kufijve të jashtëm me 1 korr...
SHBA-“Megjithë planet tona më të mira fillestare për t’u kushtuar rëndësi çështjeve më të rëndësishme për sigurinë dhe mirëqenien e Evropës, kryesia jonë...
ITALI-Policia italiane ditën e sotme ka bërë me dije se kanë sekuestruar një rekord botëror prej 14 tonësh amfetaminat e bërë nga ISIS në Siri.Droga, në formën ...
MAQEDONI-Koronavirusi nuk ka kursyer askënd, duke nisur nga politikanët, artistët, mjekët, gazetarët dhe të gjithë ata që punojnë në televizone.Ditën e sotme ng...
KOSOVË-Zëvëndës Kryeministri, Driton Selmanaj, tha se ky organ do të funksionojë në kuadër të Zyrës së kryeministrit dhe se detyrë e anëtarëve të këshillit...
PRISHTINË-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditën e sotme teksa ka folur nga mbledhja e Qeverisë është shprehur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do t...
HONG KONG– Në fillim të kësaj jave Kina miratoi ligjin e sigurisë duke i dhënë asaj më shu më fuqi veprimimbi Hong Kongun. Pas këtij lajmi mijëra qytetarë kanë...
ÇEKI– Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi këtë javë se pandemia nuk ka mbaruar ende, madje sipas kreut të OBSH ende nuk ka kaluar vala e parë,...