Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Hoti nis takimet në Bruksel: Biseduam për vizat e dialogun me europarlamentarin McAllister
25 Qershor 2020, 08:56Nga DOSJA
BRUKSEL- Ditën e sotme Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook se ka nisur takimet në Bruksel. Në postimin e tij Hoti ka treguar se ka takuar kreun e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister ku sëbashku kanë diskutuar në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.
“Pata nderin të takoj z. David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, me të cilin biseduam për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Po ashtu biseduam edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast kam shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj properëndimor.”- ka shkruar Hoti.
Kryeminsitri Hoti mëngjesin e sotëm bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, pasi një ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më parë vizitën për në SHBA e anuloi edhe presidenti Thaçi. Ndërkohë, DASH këto hetimet i ka quajtur një hap përpara për drejtësinë në Kosovë.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon të tërheqë gati 10.000 trupa amerikane të stacionuara në Gjermani. Për arsyet spekulohet: Do Trump të n...
VIENE – Ja një ide e fortë: Po sikur politikanët e BE-së të ndalonin së rrahuri shpatullat autokratëve, sa herë që këta fitojnë një palë zgjedhje dhe lëshojnë n...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin me palën serbe, që ishte planifikuar të mbahet në Sht...
GJENEVË– Fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut shiheshin si muajt kur bota do rikthehej disi në normalitetet, duke lehtësuar edhe masat e izolimit. Por ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,462,708 të infektuar dhe janë ...
KOSOVË-Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për anulimin vizitës së delegacionit në Washington. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ...
ANGLI-Rreth 300 persona do të marrin pjesë në një test kundër COVID-19 në javët e ardhshme në Londër. Testimi do të udhëhiqet nga profesori Robin Shattock dhe k...