LIVE UPDATES
Aktualitet

Hosteli lëvizës që po tërheq turistët e huaj në Shqipëri në kohë pandemie

24 Janar 2021, 17:24 Nga DOSJA
Hosteli lëvizës që po tërheq turistët e huaj në

Teksa gjithandej ka pllakosur pesimizmi, se pandemia ka paralizuar një pjesë të mirë të aktivitetit ekonomik nëpër botë, veçanërisht turizmin, ka individë që kanë sjellë gjetje interesante edhe në këtë kohë të vështirë dhe të pasigurt për të punuar në fushën më të goditur gjatë krizës.

E kishit menduar ndonjëherë që sëbashku me shoqërinë e ngushtë në ato udhëtimet e fundjavës ku mendja të shkon veç tek festat, që tani janë të ndaluara, të udhëtonit me një autobus ku të mos kishit nevojë të kërkonit diçka jashtë dyerve të tij, veç të kundronit natyrën?

Po, një autobus-hostel i tillë gjendet tashmë në Shqipëri dhe është i pari e i vetmi. Dhe është nën emrin Urban Nightliner (kompania).

Aktualisht atë e menaxhon një djalë i ri me profesion jurist Aiol Gjakova.

Ai është i apasionuar mbas sporteve ekstremeve: motorrëve, makinave, biçikletave dhe turizmit. Ka udhëtuar shumë dhe dëshiron që eskperiencat e tij ti përjetojnë edhe të tjerët.

“Ishte krejt rastësi që mora menaxhimin e Urban Nihtliner. Kisha vendosur të lija profesionin dhe të ndiqja pasionet e mia. Personi që kishte autobusin lëvizës duke qenë se ishte i angazhuar me veprimtari të tjera, dëshironte t’ia linte dikujt në menaxhim. Ai vetë e ka marrë frymëzimin në Spanjë ku shumë rajone atje nuk kanë akses për avion dhe përdorin në masë autobusë të tillë për rrugë të gjata. Personi që më transferoi menaxhimin e këtij autobusi, vetë ka udhëtuar gjsymën e Europës në këtë mënyrë”- tregon Aioli, i cili flet me entuziazëm për këtë nismë të re në Shqipëri.

Autobusi është 2 katësh; në kat të parë sediljet dhe në kat të dytë dhomat e fjetjes. Është I pajisur me kuzhinë, tualet dhe ka kapacitet për 16 persona.

Ka gjithashtu edhe dhoma private për dy individë dhe 4 individë. Ka televizorë smart,AC qendror, AC ind, DVD smart, PS4 monitor, Mini bar, Expres Kafe Çaj, Mikrovalë, 4 frigoriferë, etj.

Aioli tregon se kjo mënyrë të udhëtuari për turizëm është një risi në fushën e transportit, turizmit dhe organizimit të eventeve në udhëtim në Shqipëri. Ai thotë se kompania për mirëfunksionimin e kësaj veprimtarie ka në krye një flot profesionistësh.

Aioli rrëfen se “pavarësisht gjendjes së pandemisë, njerëzit duan të jetojnë dhe ka shumë kërkesa s inga shqipatrë, ashtu edhe të huaj.

Hosteli i lëvizshëm të nxit të imagjinosh ato struktura interesante që janë kryesisht për të rinjtë që udhëtimin nëpër botë e kanë stil jete dhe në ndalesat e tyre kërkojnë akomodim të lirë. Dhe aty bëjnë miqësi, bien në dashuri, festojnë dhe rinisin udhëtimin drejt destinacioneve të tjera nëpër botë.

Por Aioli shpjegon se autobusi lëvizës nuk është menduar për një target-grup të caktuar. “Të gjitha moshat janë të mirëpritura”- thotë ai.

Një javë më parë ai udhëhoqi një udhëtim një ditor drejt Pogradecit me përfaqësues të agjencive turistike, pasi siç shpjegon ai, një pjesë e konsiderueshme, veçanërisht e agjencive të kryeqytetit e kanë vendosur këtë shërbim në paketat e tyre.

“U kënaqën në Pogradec. Një pjesë ishin shoqëri, një pjesë përfaqësues të agjencive turistike. Është praktikisht një hostel lëvizës dhe i ke të gjitha kushtet, mund të gatuash, të flesh, ka dhomë private ku të ftuarit bënë një festë dhe u kënaqën jashtë mase.”- tregon Aioli.

Ai thotë se tashmë bashkëpunim me kolegë të turzimit ka nisur dhe shpreson që do të thellohet kur masat anti COVID-19 të lehëtsohen gjithandej.

“Do doja ta bëjë pjesë të sporteve ekstreme, evenimentet që bën bashkia dhe ata që merren me këto sporte. Mund të udhëtosh dhe festosh dhe të mbërrish në destinacionin e evenimentit për të zhvilluar garat me motor, biçikleta për shembull. Nuk  lodhesh, mbërrin I freskët. Nëse lodhesh, shkon e shtrihesh dhe fle. Siç na ndodhi gjatë rrugës për Pogradec. Është një grup i vogël, 16 veta dhe është private, nuk ndjehesh i shqetësuar se je me të njohurit e tu.”- shpjegon Aioli.

Ai thotë se ka shumë kërkesa drejtuar agjencive turistike për të udhëtuar me autobusin lëvizës, krysisht të huaj. Ata duan që të shkojnë ti marrin në vendbanimin e tyre dhe të vijnë të vizitojnë Shqipërinë.

“Kërkesa më e fundit ishte nga Rumania, por ka nga shumë shtete europiane përfshirë Gjermaninë. Ka shumë persona me kombësi të huaj që e kanë vizituar më herët Shqiëprinë, apo kanë dëgjuar nga miqtë e tyre dhe nxjerrin lloj-lloj arsyesh për të mbërritur tani, që është vështirë të udhëtosh dhe bëjnë turizëm. Jo vetëm që nuk kanë  frikë, por vijnë me entuziazëm, shpesh edhe fshehurazi; në kuptimin që sajojnë gjithëfarë gjërash që të vijnë për turizëm këtu sepse duan klimën, mikpritjen dhe çmimet e lira”- shprehet Aioli.

Ai ka në plan të organizojë tre udhëtime Tiranë-Veri, Tiranë- Përmet, dhe Tiranë- Saranda. Ditëqëndrimi do të varet nga kërkesat kurse çmimi është diku tek 37 euro nata plus karburantin.

Kurse agjencitë turistike që zhvillojnë paketat e tyre e marrin me qira diku tek 500-600 euro dita plus karburantin.

Në çmim përfshihet autobusi me akses në të gjitha paisjet, shoferi dhe guida.

Aioli tregon se ka shumë palne për destinacione jashtë kufijve sepse kërkesa ka, por priten kohë më të mira në lidhje me situatën e përgjithshme dhe rregullat e vendosura nga qeveritë në botë.

“Kemi pasur shumë kërkesa. Javën që vjen kemi një udhëtim me pronarë agjencishë, duan ta prekin vetë që të dinë si ta ofrojnë këtë produkt tek turistët si ata vendës, edhe ata të huaj. Ka kërkesa shumë nga turistë të huaj, sepse disa agjenci e kanë prompovuar.”- shpjegon Aioli.

Le të fillojë festa!…

Marrë nga GazetaSI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet urban nightliner urban nightliner

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj