LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Hitmani’ shqiptar që u trajnua nga rusët/ Kush është Julian Sinanaj, “ujku i vetmuar” që mbante shënim çdo detaj

7 Qershor 2020, 15:38 Nga DOSJA
‘Hitmani’ shqiptar që u trajnua nga rusët/ Kush

TIRANË– “Mos fol me askënd për asgjë sepse do të të vrasin!,“-kështu shkruante në hyrje të ditarit të tij, killeri Julian Sinanaj. Ai njihet si një nga ‘hitman-ët’ më profesionistë që ka operuar në Shqipëri dhe në Greqi. Së fundmi, ai është zgjedhur për t’u bërë pjesë e një libri që do t’i dedikohet plotësisht të gjithë “kolegëve” të Sinanajt. Libri po shkruhet nga autori Andrea Gallit dhe titullohet ‘Sicario’ ose shqip: Vrasësi me pagesë!

Në rubrikën e sotme të “Dikur” do të ndalemi vetëm tek profili i tij si personazh, duke prekur shkarazi krimet që ai ka bërë në Shqipëri por edhe në Greqi, ku edhe ka operuar për 15 vite.

Jeta e Sinanajt ndryshoi në momentin kur familja e tij, njësoj si shumë shqiptarë të tjerë, vendosën që të emigronin për në Greqi. Prindërit, të dy me origjinë nga Tepelena, vëllai dhe Juliani lanë qytetin e Elbasanit dhe u zhvendosën në Athinë për të nisur një jetë të re. Por gjërat nuk shkuan edhe aq mirë për familjen Sinani.

Të përballur me problemet e para, çifti i bashkëshortëve vendosi që të ndahej, duke ndikuar tek Juliani, tashmë një adoleshent. I treguar me gisht nga shoqëria, që e klasifikonte si “shqiptari”, me probleme në familje dhe larg atdheut të tij, Juliani kthehet në nxënësin perfekt për mësuesin e tij rus.

Me premtimin se do ta bëntë vrasësin më të mirë me pagesë, instruktori i tij rus e merr shqiptarin në tutelë dhe fillon me zbërthimin e karakterit të tij. Rusi gjeti tek Juliani një që person që mund të jetë vrasës gjakftohtë, inteligjent dhe i pavarur.

Me prepektiva për një të ardhme të ndritur, Julian Sinanaj u përgatit për të përdorur në mënyrë ekselentë armët. Ishte i aftë të qëllonte me të dyja duart dhe me të njëjtin precision, gjithashtu ishte i shpejtë në mbërthimin dhe në zbërthimin e armëve, duke shtuar edhe njohuritë që kishte për ndërtimin e tyre.

Pas trajnimit, i ashtuquajturi “ujku i vetmuar” për 15 vite “punë” në Athinë, Pire dhe Selanik ka kryer më shumë se 20 vrasje apo akte terroriste. Më pas kur ndjeu se jetën e kishte të rrezikuar nga ata që kishin qënë klientët e tij vendosi që të lëvizte sërish. U kthye në Shqipëri dhe gjeti “strehë” në Vlorë, ku edhe do të ringrinte “biznesin” e tij.

I panjohur ende më treg por me metodën e tij të sofistikuar për të eliminuar shpejt, pa gjurmë dhe gjakftohtësisht, Sinanajt i shkoi emri aty ku duhej.

Për të folur me klientët e tij, ai hapte një adresë e-maili. Aty komunikonin klienti dhe “pastruesi”. Metodë e pastër dhe pa gjurmë. Fati i atyre që do të binin në dorën e Sinanajt vendosej në: beniecënvetë@gmail.com.

Por në një moment, kur Juliani e kishte ulur vigjilencën e tij, u prangos. Sigurisht që një “killer” është trajnuar edhe për të ndenjur “urtë” por e dashura e tij jo. Ajo u thye dhe tregoi në Polici vendbanimin e tij. Aty efektivët gjetën çdo lloj arme, mina, triol etj. Dhe sigurisht gjet një bllok shënimesh me 20 faqe. Aty ishin shënuar të dhënat për të gjithë viktimat e tij. Emri, ora e saktë e vdekjes, mënyra e eliminimit dhe fotoja e tyre.

AKUZAT NDAJ JULIAN SINANAJT

1. Vrasja e Sokol Veizit, më datë 26 gusht 2012 në Orikum të Vlorës.

2. Vrasja e Agron Çelës, në datë 20 gusht 2013 në Vlorë.

3. Vendosje e lëndës plasëse në banesën e Ardian Kollozit, më datë 1 qershor 2013 në Vlorë.

4. Vendosje e lëndës plasëse në automjetin e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, në datë 13 dhjetor 2013 në Tiranë.

5. Vendosje e lëndës eksplozive në motoçikletën e E.B. në rrugën Transballkanike në Vlorë më datë 24 tetor 2013.

6. Vendosje e lëndës eksplozive në automjetin e shtetasin E.B. në Vlorë në datë 31 gusht 2013.

Pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të, Julian Sinanaj, ia doli që t’ja hidhte ‘paq’ burgut përjetë. Ai vendosi që të rrëfente para hetuesve gjithë ‘aktivitetin e tij’ duke fituar statusin e të penduarit. Ndihmesa e dhënë për drejtësinë e shpëtoi nga mbyllja përjetë në qeli, por u dënua me 30 vjet burg.

I prangosur nga Policia që prej vitit 2014, Sinanaj pret qetësisht në qelinë e tij momentin e lirimit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur julian sinanaj julian sinanaj

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 7 Qershor 2020, 12:13

SHBA– E teksa pandemia e koronavirusit ka gjun jëzur botën ku nga kjo janë prekur edhe njërëzit e pasur pasi mbyllja e bizneseve ka bërë që të bjerë edhe ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet