LIVE UPDATES
Aktualitet

HISTORITË: Sa kushton vrasësi me pagesë në Shqipëri? 10 mijë euro deri tek kleringu

16 Nëntor 2021, 15:55 Nga DOSJA
HISTORITË: Sa kushton vrasësi me pagesë në Shqipëri? 10

Dyshimet se edhe në vrasjen e Armando Dumanit dhe Erigers Mihasit janë angazhuar vrasës me pagesë, shtojnë bindjen se në tregun e krimit, përherë e më shumë grupet kriminale po paguajnë për të eliminuar rivalët e tyre. Kjo metodë, në mënyrë të veçantë sipas policisë, po përdoret në vrasje të nivelit të lartë, gatë përplasjeve të organizatave dhe grupeve të organizuara, të cilat për të qenë të sigurta për ekzekutimin, urdhërojnë dhe paguajnë. E tillë duhet të jetë jo vetëm vrasja e dyfishtë në Tiranë, por sipas burimeve të Gazetasi.al, disa nga vrasjet më të bujshme gjatë këtij viti, si vrasja e Bledar Birçajt në Vlorë, e Delon Troqes, Çajup Selimit, Gramoz Memajt, Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, por edhe ato të ndodhura në Laç dhe Fier.

Këtë pistë e hedh njëri nga burimet në departamentin e hetimit të krimeve të rënda për Gazetasi.al, me bindjen dhe indicien që bazohet në mënyrën se si janë kryer ekzekutimet. Po t’i vëresh të gjitha këto atentate, janë kryer njësoj, dhunshëm me armë të llojit kallash dhe automatik, mjetet janë të vjedhura dhe targat po ashtu.

“Nuk stepen asesi nga prania e kamerave të sigurisë dhe përmbi të gjitha ndjekin me përpikmëri një plan”, – përshkroi për Gazetasi.al njëri nga burimet që trajton ngjarje të tilla. Por autoritetet kanë dyshime se vrasësit me pagesë, të këmbyer midis grupeve, nuk janë vetëm nga brenda venditn, por edhe nga Kosova.

Më i fundit që u provua zyrtarisht, është ai i vrasjes së Behar Sofisë, që ishte një i ri i punësuar si punëtor në Malin e Zi, por që ju premtuan 50 mijë euro për të shkrepur armën.

“Përherë e më shumë nga të dhënat operative, vërehet angazhimi i 25-30 vjeçarëve në vrasje me pagesë, janë të papunë ose të rinj që duan të bëjnë para shpejt, ajo duhet të jetë goditja kryesore dhe e vetme që duhet të bëjnë dhe më pas zhduken nga skena. Të pa skeduar dhe të panjohur në krim, ata pranojnë mundësinë për të marrë një dorë para dhe ky vendim sapo i ka futur në një tunel pa dritë”, – tha eksperti i sigurisë pranë Policisë së Shtetit që kërkoi të mos i publikohen të dhënat.

Për këtë hipotezë, eksperti solli si shembull për Gazetasi.al, veç Ernejt Shytit, të arrestuar për vrasjen e 66-vjeçarit Sofia, edhe arrestimin e Mikel Shallarit, që u prenotua si vrasës me pagesë nga Bledar Jambelli, i cili në karrierën e tij kriminale është i dyshuar si vrasës me pagesë i Amarildo Delajt. Në atë kohë, 24 vjeç, Shallarit iu premtuan 10 mijë euro dhe për këtë pagesë, ai vrau kryekomisarin Artan Cuku në Tiranë, i cili dyshohet se gjatë detyrës si kryepolic në Vlorë, u konflikua me Jambellin, një kriminel që dyshohet për një seri ngjarjesh, por që drejtësia nuk ia doli ta sjellë në Shqipëri nga Greqia për ekzekutimin e paguar.

Megjithatë, vrasësi me pagesë që kreu marrëveshje me drejtësinë dhe foli për pagesat që iu dhanë për të kryer porosi, ishte Julian Sinanaj, i cili shpëtoi nga burgosja e përjetshme pikërisht sepse foli. Si një emigrant i rritur në Pire dhe i kthyer në Shqipëri, por në pamundësi për të siguruar një punë, ai gjeti një shteg për të siguruar të ardhura. Midis tyre, më të bujshmet ishin krimet me telekomandë që tronditën Vlorën dhe opinionin publik.

Nën akuzë për gjashtë krime, mes tyre vendosje tritoli në banesën e Ardian Kollozit (ish-kreu i PD në Vlorë) dhe të lëndës plasëse në mjetin e Besnik Devishit, si dhe vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, vrasësi tregoi se në një rast, për porosinë nuk iu dhanë para, por ju dorëzua me klering një shtëpi.

Historia përsëritet, vrasësit gjenden lehtë

Zyrtarisht, mes rasteve të para në gjykatën e atëhershme të Krimeve të Rënda, përdorimi i vrasësve me pagesë u deklarua haptazi në gjyqin ndaj bandës së Durrësit. Adriatik Coli, një nga dëshmitarët më të mirë të drejtësisë, i cili ka përfunduar me kohë dënimin për shkak të marrëveshjes me drejtësinë, tregoi se si bisedat mes anëtareve të grupit për të eliminuar Lulzim Berishën në atë kohë, shkuan në oferta deri në 100 mijë euro.

Ishte viti 2005, kur bëheshin këto oferta dhe vrasësit me pagesë, pasi merrnin shtëpi me qira në Komunën e Parisit, që sapo kishte nisur të mbipopullohej, iu ofrua puna, pasi lidhën shoqëri dhe frekuentoheshin nëpër bare të ndryshme të Tiranës. Këtë dëshmi e konfirmoi më pas edhe njëri nga të akuzuarit si vrasës me pagesë në këtë mega-proces.

“Nuk më kujtohet si datë, por ishte periudha e njohjes me personat e mësipërm, kur unë kam shkuar tek shtëpia e Adriatik Colit, e cila ndodhej te rruga “Komuna e Parisit” në një pallat të ri nëntë katësh. Në banesë, kur kam shkuar, gjeta vetëm Adriatik Colin dhe në bisedë e sipër që kam bërë me të, ai më tha se duam të vrasim shtetasin Lulzim Berisha në Durrës, por ne nuk shkojmë dot se ai na njeh, prandaj do ta bësh këtë vrasje me pagesë? Unë jam menduar pak dhe i kam thënë që e bëj këtë vrasje. Në këtë kohë, Adriatiku më tha që pazari ishte 30.000 euro dhe unë për këtë kam rënë dakord. Adriatiku më tha nëse kisha nevojë për ndonjë person tjetër, unë i kam thënë se nuk kam nevojë, do ta bëj vetëm këtë punë”.

Gjetja e vrasësve me pagesë, u konfirmua në proces edhe për Elvin Hoxhosmanin dhe Alban Nelin.

“E njihte Endriti, se ishte me origjinë nga Kukësi, di që ishte i papunë. Bëmë muhabet për vrasësit. Altin Olloni tha se i gjej unë. Kështu që ramë dakord për pagesën 100 mije euro për të vrarë Lulzim Berishën. Dy ditë para të dyzetave të Klodian Saliut, merr në telefon Altin Olloni, Endrit Doklen dhe i thotë që personat që janë duke ardhur për në Durrës. Bëhet fjalë për Alban Nelin dhe Elvin Hoxhosmanin…

Më pas unë shkoj në shtëpi, marr patentën, shkoj tek një agjenci që është për shitblerje apartamentesh dhe me qira, e cila ndodhej në lagjen time. Aty gjeta një burrë rreth të 50-ave dhe një grua rreth të 40-ave, ishin të lagjes time. E pyes për shtëpi me qira. Pasi me tha se ku e do shtëpinë dhe unë i thashë se e dua përkrah muzeumit pak me andej ….. Vjen i zoti i shpisë tek agjencia dhe biem dakord. Pagesa u bë për gjashtë muaj. Po, bëmë kontratë, lashë kopje të patentës”, – dëshmoi asokohe i penduari i drejtësisë, Adriatik Coli.

Si të rekrutuar në këtë skemë me pagesë, u identifikuan edhe Osman Korpuzi, dhe Ahmet Ajeti, që sipas akuzës së asaj kohe, u paguan nga Dokle dhe u ndihmuan nga Coli dhe Sardjan Sulejmani për të shkuar në Durrës për të vrarë Berishën, por ata nuk mundën t’i afrohen, pasi u zbuluan dhe për këtë u përplasën me armë zjarri. Në këtë ngjarje të regjistruar, sipas dosjes që Gazetasi.al disponon, në datën 30 gusht 2005, Ajeti u plagos, ndërkohë që të pandehurve iu gjet me vete fotografia e Lulzim Berishës.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me dy viktima ne astir vrasja e erigers mihasit atentat me dy viktima ne astir vrasja e erigers mihasit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet