EMRAT/ U plagosën me thikë në Burrel, këta janë dy vëllezërit që u dërguan me urgjencë te Trau...
Aktualitet
Gjukanoviç, aferë milionash me Taçin, Abazoviç: S`ka të paprekshëm, të hetohet
16 Nëntor 2021, 14:05Nga DOSJA
MALI I ZI- Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka kërkuar që edhe Presidenti malazez Milo Gjukanoviç të hetohet pas shkrimi të bërë nga mediat serbe se ishte përfshirë në skemën e pastrimit të parave me biznesmenin Rezart Taçi. Në një deklaratë zyrtare, Abazoviç është shprehur se gjithçka do të bëhet sipas ligjit.
“Sektori i sigurisë do të veprojë sipas ligjit dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të hetimit. Në punën e shërbimeve të sigurisë nuk ka asnjë përzgjedhje dhe çdo qytetar trajtohet në të njëjtën mënyrë. Është e rëndësishme të theksohet se Njësia e Inteligjencës Financiare Krimi financiar, si dhe Këshilli Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit të Lartë. Për ne nuk ka të paprekshëm. Qëllimi ynë është të ketë një qasje sa më të gjerë të drejtësisë. Shpresojmë gjithashtu që Prokuroria të ndjekë këtë shembull dhe të reagojë në mënyrë aktive,”- thuhet në deklaratë.
Mediat serbe shkruanin se Taçi, i akuzuar ka përmendur presidentin malazez Milo Gjukanoviç në përgjimet e publikuara nga mediat italiane për rastin e pastrimit të parave që vinin nga Cosa Nostra. Sipas Tanjug Taçi ka bashkuar forcat me një grup shtetasish italianë për të transferuar rreth 20 milionë euro në llogaritë e bankave shqiptare, në mënyrë që ato të mos bllokoheshin nga policia italiane.
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma e ka quajtur diktator të vockël e të shkurtër kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste,...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi me tone të larta gjatë seancës së sotme plenare duke u shprehur se në sallë ka kriminelë dh...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ndaj deklaratave të bëra për gjyqtarët së fundmi që I konsiderojnë fyese. Përmes një deklarate zyrtare, ...
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka treguar historinë e një gruaje në Kuvend. Nga foltorja Duma tha se rastësisht kishte dëgjuar...
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka kujtuar sot në sallën e Kuvendit vajzën e mitur që u bë pjesë e kronikave të lajmeve kur u p...