Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Historia e veçantë në Fiks Fare mbrëmjen e së martës tregoi edhe një herë se ende ka familje që i martojnë vajzat e tyre në moshë minorene, pa kuptuar se çfarë problematikash sociale mund të sjell më vonë një martesë e tillë.
Eglantina ishte vetëm 14 vjeçe kur u martua nga babai i saj pasi nuk donte t’ia prishte qefin. Sot ajo është 17 vjeçe dhe e ve me një vajzë 7 muajshe. Bashkëshorti i saj u vetëvra para disa javësh në fshatin Plan Bardhë në Klos.
Eglantina tregon për Fiks Fare se si ishte jeta e saj pasi u martua 14 vjeçe. Me bashkëshortin 13 vjet më të madh kishin pasur vetëm mosmarrëveshje, pasi ai shpesh pinte dhe më pas e dhunonte. Pas një dite që babai i saj i kishte dhënë bekimin e martesës ishte mbytur aksidentalisht në lumë dhe në shtëpinë e saj të vajzërisë tashmë kishin mbetur vetëm nëna dhe 2 motrat.
Jeta e saj kishte ndryshuar totalisht dhe ishte vazhdimisht në dhunë fizike dhe psikologjike. Madje pjesë e tyre ishte bërë një herë edhe nëna e saj, ku te tre në makinë bashkë me vajzën e vogël, bashkëshorti i kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do e vriste. Pas kësaj ngjarje nëna e kishte larguar dhëndrin nga shtëpia, duke mos e lënë më të bijën të vuante nga dhuna që ushtronte i shoqi. Aty fillojnë edhe problemet më të mëdha sociale, ku si pasojë pati një të vdekur.
Eglantina tregon tmerrin që ka përjetuar ditën e fundit të jetës së bashkëshortit të saj. Edhe pse para pak ditësh si pasojë e dhunës dhe kërcënimeve pa fund ishte pajisur me urdhër mbrojtje , kjo nuk e ka penguar 30 vjeçarin të shkonte me armë në dorë në shtëpinë e saj.
“Unë isha në shtëpi, me motrat e mia. Mami nuk ishte në shtëpi. Dy motrat ikën te bagëtia. Unë kisha gocën e vogël në krahë, 7 muajshe.
Burri i fut brenda me një automatik, e mbante në dorë, e mbylli derën me çelës dhe më tha se do të vrasë ty dhe veten. Nga të bërtiturat e mia erdhën edhe motrat e të treja po bërtisnim” tregon Eglantina.
Për 20 minuta ajo ka mbetur e vetme me bashkëshortin e saj në një dhomë pasi motrat e saj ai i mbylli në një dhomë tjetër. Nga të bërtiturat e vajzave komshinjtë dhe familjarët e tjerë kishin njoftuar policinë, por ai i kishte kërcënuar edhe ata.
Në gjendje të rënduar psikologjike 30 vjeçari më pas ishte larguar, ku dhe u gjet më vonë nga policia i pa jetë me një plumb në kokë.
Marrë nga Top Channel
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procesin e konsultimit publik për programin e veprimit 3-vjeçar, për vitet 2019 – 2021, n...
TIRANË– Shqipëria pas një periudhe me temperaturash relativisht të ulta për stinën e verës, moti do të rikthehet sërish në normalitet.As vendi ynë nu...
TIRANË- Ndonëse një shtet me popullsi të vogël, më pak se 3 milionë banorë, shqiptarët u renditën të dytët në Europë në vitin 2017 sa i përket fitimit të s...
Që prej muajit tetor të vitit 2018 e deri përpara pak ditësh, Komiteti Shqiptar i Helinksit, ka ndërmarrë sondazhin “Të rinjtë luftojnë korrupsionin në arsimin ...
Shqipëri- 28 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagesën e faturave mujore, të tilla si uji, dritat, qira etj për gjatë vitit 2018, sipas gjetjeve...
DURRËS- Lufta e re kundër informalitetit është fokusuar në bregdet. Hotelet, dhomat me qira, baret, restorantet e marketet janë të gjitha nën llupën e insp...
KELMEND- Gjystina Grishaj është burrnesha e vetme në Malësinë e Kelmendit.54 vitet e jetës i ka kaluar në Lëpushë, aty ku u betua të bëhej shtylla e shtëpisë.Di...
Shqipëria renditet e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor për tërheqjen e projekteve të infrastrukturës, në kuadër të Axhendës së Ndërlidhjes, një nismë e B...
TIRANË- Shqipëria ka një nga boshllëqet më të mëdha të infrastrukturës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, borxhi i lartë publik dhe kapaciteti ...
TIRANË- Ermir dhe Elisa Dardha lanë Shqipërinë për të emigruar në Kanada në vitin 2012. Çifti i intelektualëve donte një jetë më të mirë për vajzën ...