LIVE UPDATES
Bota

HISTORIA që shokoi Kosovën! Kishin 10 fëmijë, familja përzë nga shtëpia të miturën, 13-vjeçarja përdhunohet nga disa

12 Korrik 2021, 15:54 Nga DOSJA
HISTORIA që shokoi Kosovën! Kishin 10 fëmijë, familja

Një 13-vjeçare dyshohet se ishte viktimë e abuzimit seksual nga shumë persona për kohë të gjatë por edhe e keqtrajtimit dhe e neglizhencës nga familjarët, për më tepër edhe viktimë e incestit. Për këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar vetëm një 51 vjeçar të cilin po e mbanë në paraburgim, ndërsa nuk dihet numri i personave që po dyshohen për rastin edhe pse ajo që dihet nga ekzaminimet mjekësore është se trupi i të miturës është “si të kishte kryer shumë lindje fëmijësh”.

***

Para jo më shumë se një muaji, më 16 qershor, familjarët e një vajze 13-vjeçare e kishin raportuar atë si “të zhdukur”. Pas kërkimeve të bëra, njësitet policore të Lipjanit e kishin gjetur vajzën në një shtëpi të pabanuar në gjendje të mjerueshme, e me vajzën gjetën edhe një rrëfim tronditës.

Burimet i kanë thënë Periskopit se vajza e mitur prej kohësh ishte përzënë nga familjarët e saj. Kjo e kishte detyruar atë që të qëndronte e të flinte rrugëve. Për këtë, ishin në dijeni edhe banorët e tjerë të Janjevës.

13-vjeçarja besohet se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga shumë persona – diçka që sipas informacioneve të Periskopit, është evidentuar nga ekzaminimet mjekësore dhe gjinekologjike. Këto ekzaminime i ishin bërë asaj menjëherë pas marrjes nën përkujdesje të së miturës.

Deri tash, për këtë rast është arrestuar vetëm një person i moshës 51 vjeçare me inicialet L.G. – e të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Rasti për Periskopin është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Përgjigja e tyre është si vijon:

‘’Denoncimi për rastin person i zhdukur ( fëmijë, 13 vjeç, femër) është bërë më datë 16.06.2021 në stacionin policor në Lipjan. Më datë 17.06.2021 policia ka arritur të gjej personin dhe konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka nisur trajtimin e të gjitha rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen, me ç’ rast janë ngritur dyshime edhe për keqpërdorim seksual’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

‘’Përkitazi me rastin, një i dyshuar mashkull, 51 vjeç, është arrestuar nga ana e policisë dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje prej 48 orësh për t’u proceduar dhe paraqitur më tej mekanizmave relevant në procedurë’’, përfundon Policia.

Periskopi ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore të Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje. Burime që kanë dashur të mbeten anonime në Policinë e Kosovës i kanë thënë gazetës tonë se deri tek arrestimi i të dyshuarit kanë ardhur pas intervistimit të së miturës.

Ajo ka treguar emrin e personit, e përveç tij ka përmendur edhe kontaktin që ka pasur me një 75 vjeçar kroat. Ky i fundit pas intervistimit është liruar nga Policia dhe nuk është trajtuar si person i dyshuar. E abuzimin seksual, sipas informacioneve që posedon Periskopi, e ka konstatuar ekipi mjeko-ligjor së bashku me gjinekologen. Kjo e fundit kishte konstatuar po ashtu se “vajza kishte përjetuar dhunë të shpeshtë seksuale dhe se gjendja e saj është shumë e rëndë, sikurse të kishte kryer shumë lindje fëmijësh”.

Por si kishin nisur përjetimet tmerruese të së miturës?

E mitura e abuzuar seksualisht kishte qenë anëtare e një familjeje në kushte të rënda ekonomike dhe sociale me njëmbëdhjetë fëmijë. Banorët e Janjevës kanë thënë se kohë pas kohe këta fëmijë kishin qenë “problematikë” për atë anë.

Kjo familje dyshohet se në një moment e kishte dëbuar vajzën e saj nga shtëpia. Arsyeja? Nuk dihet deri tash.

E mitura, sipas informacioneve të Policisë që posedon Periskopi, ishte detyruar të qëndronte rrugëve duke ju ekspozuar rrezikut të madh ndërkohë që pas një periudhe kohore kishte shkuar te axha i saj.

Por, edhe axha i saj më pas e kishte dëbuar dhe kjo e kishte detyruar që të bridhte rrugëve duke gjetur strehim vetëm nëpër shtëpi të braktisura të fshatit Janjevë. Sidoqoftë, situata rëndohet më tej. Burime brenda Policisë i kanë thënë Periskopit se mes të dyshuarve për abuzim seksual ndaj 13 vjeçares është edhe axha i saj. Rasti është nën hetime.

Për rastin ka pasur njohuri qysh moti edhe Qendra për Punë Sociale e Komunës së Lipjanit. Policia ka thënë se kjo qendër e dinte prej kohësh për dëbimin e vajzës nga shtëpia dhe për pamundësinë që ajo të strehohej. Kjo Qendër nuk kishte ndërmarrë asgjë konkrete për sigurimin e mirëqenies së fëmijës.

Si u bë që 13 vjeçarja që u abuzua seksualisht të lihej pa strehë për kohë aq të gjatë?

Rasti i rëndë i abuzimit seksual dhe neglizhencës familjare të 13 vjeçares nga Janjeva siç u tha më lart kishte rënë në ‘radarin e Policisë së Kosovës’ vetëm pas thirrjes që kishin bërë familjarët e saj për ta raportuar si “person të zhdukur”.

Vajza në fjalë ishte ekspozuar ndaj dhunës seksuale nga persona numri i të cilëve është i paspeficikuar deri në këtë pikë pas dëbimit nga shtëpia e saj, çka e bën të çuditshëm raportimin e tyre drejt Policisë si “person të zhdukur”.

Në dy raste ajo kishte mbetur në rrugë përkundër që ishte fëmijë i mitur. Në të parin, kur ishte dëbuar nga shtëpia e saj. Dhe në të dytin, kur ishte dëbuar edhe nga shtëpia e axhës së saj – i cili dyshohet se po ashtu ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Përveç Policisë dhe Prokurorisë, rasti është i njohur dhe i trajtuar edhe nga ana e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në komunën e Lipjanit, të cilët në një përgjigje zyrtare për Periskopin kanë konfirmuar ngjarjen.

Drejtoresha e kësaj qendre, Makfirete Shamolli ka treguar për gjendjen e 13 vjeçares aktualisht, e cila tashmë është strehuar në një strehimore në Kosovë.

‘’Qendra për Punë Sociale në Lipjan duke ju referuar mandatit të saj në raste të tilla automatikisht vepron ne mbrojtje të interesit me të lartë të fëmijut, andaj për rastin në fjalë, organi i kujdestarisë së bashku me stacionin policir në Lipjan i ka ndermarrur te gjitha hapat e nevojshëm për mbrojtje të femijut duke asistuar në stacionin policor si dhe duke përfaqesuar rastin edhe në institucione të tjera, ndërsa duke marrë për bazë ndjeshmërinë e rastit me pëlqimin e prindërve është vendosur në strehimore për mbrojtje të fëmijëve për arsyje rehabilitimi dhe mbrojtje deri në përfundimin e procedurave tjera’’, ka thënë Shamolli për Periskopin.

‘’Rasti është nën mbikqyrje institucionale dhe jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me familjen e fëmijut, dhe gjendja e femijut është stabile!’’, shtojnë për rastin nga QPS Lipjan.

PERISKOPI nuk ka publikuar inicialet apo çfarëdo elementi tjetër identitar që do të mund të lëndonte viktimën. Në artikujt e radhës do të sjellim detaje të reja të rastit.

Marrë nga Periskopi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora e mitura e abuzuar ne kosove e mitura e abuzuar ne kosove


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj