LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia/ Hakmarrja e ftohtë e Lul Cakës për nënën e përdhunuar, atentati ndaj Gani Malushit dhe hapi i gabuar që hodhi m

29 Korrik 2019, 12:25 Nga DOSJA
Historia/ Hakmarrja e ftohtë e Lul Cakës për nënën e

Lulzim Caka sot është i lirë. Njeriu që tmerroi Beratin dhe Shqipërinë e viteve 1997-1999, sot doli nga burgu i Fushë-Kosovës, ku vuajti për 16 vite dënimin e tij me burg. Mafiozi i dënuar për sulmin ndaj Gani Malushit dhe Ilir Ngresit ka një tjetër ngjarje të rëndë e cila e identifikon atë si “të frikshmin” e Beratit. Dosja.al sjell historinë e trishtë që ktheu Lul Cakën në një vrasës pamëshirë.

Kush është Lul Caka dhe hakmarrja e tij për nënën

Lulzim Caka u rekrutua nga banda e Karbunarës, e cila drejtohej nga Bujar Sulaj (Loshi i Karbunarës), djali i tezes së tij. Më 26 mars 1996, Caka rishfaqet në skenë, kur akuzohet se ishte një prej atentatorëve të dy shefave të krimit të Beratit dhe Kuçovës, tek Ura e Samaticës. Oficerët e policisë arritën të shpëtonin, por makina e tyre u dogj nga atentatorët. Por më tepër se nga policia, Caka do të gjurmohej dhe sulmohej gjatë këtyre viteve nga hasmit e tij. Më 20 korrik 1997, Lulzim Caka, bëri hapin e gabuar të përfshirjes në hakmarrjen mes fisit të palëve dhe Yzeirëve në fshatin Rërëz në Berat. Duke qenë njeri i afërt i fisit të Çalëve, Caka u implikua në vrasjen e Nezir Yzeirit, kunatës së tij Ashime dhe djalit të adoptuar të saj, Ilir Yzeiri. Ndërkohë në qershor 1998, ai hapi një tjetër hakmarrje, kur vrau Lulzim Eminin, vëllain e “Miles”, të fortit të Fierit.  Pas një ndjekjeje të gjatë të policisë, ai u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burgim për këtë vrasje. Por hekurat e burgut të Lushnjës nuk ishin tepër të sigurt për një vrasës si Caka. Më 6 janar 2001, nëpërmjet një sharre, ai arriti të priste hekurat dhe të largohej nga qelia për t’u hakmarrë për përdhunimin dhe vrasjen e nënës së tij, Xhevries 56-vjeçare dhe vëllait Bardhoshit. Dy personat e dyshuar për krimin e fundit, Valter Bega, 21 vjeç, dhe Maringlen Cami, 22 vjeç, u vranë më 22 mars 2001 prej tij. Në dhjetor të vitit 2001, ai u kap në Foxhia të Italisë. Ndërsa në vitin 2003 u ekstradua në Shqipëri, ku vuan dënimin.

Si u përdhunua e ëma e Lul Cakës

Fatmir Emini, i njohur ndryshe me emrin Mile Çami ishte një emër i njohur në botën e krimit. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e nënës së Lul Cakës, një tjetër emër i njohur në botën e krimit. Prokuroria do deklaronte: “Në vitin 1999, i dënuari Lulzim Caka është arrestuar dhe qëndronte në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Fier. Më 1 korrik të këtij viti, ka ardhur në Fier nëna e Lulzim Cakës, Xhevrije Caka, për të takuar të birin, bashkë me dhëndrin e saj. Paraditen e kësaj date, pranë Komisariatit të Policisë Fier po lëviznin me një autoveturë tip ‘Benz’ të pandehurit Artan Yzeiri dhe Bledar Yzeiri e disa persona të tjerë të dyshuar. Në momentin që e ndjera Xhevrije Caka është afruar pranë Komisariatit, për të takuar djalin e saj, është afruar aty dhe automjeti i të pandehurve. Më pas, Artan e Bledar Yzeiri, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë rrëmbyer të ndjerën Xhevrije Caka dhe e kanë futur me forcë në automjetin e tyre”, thuhej në dosjen e Prokurorisë. 56-vjeçarja u gjet e masakruar në Seman. Për këtë ngjarje, policia në atë kohë arrestoi Fatmir Eminin (Milja), i cili më pas u lirua për mungesë provash. Policia dyshoi për Milen, sepse Lul Caka në qershor të vitit 1998 i kishte vrarë atij vëllain, Lulzim Eminin dhe mësohej se këtë e ka bërë për hakmarrje. Por vrasjen e së ëmës, Luli do ta paguante me gjakun e dy prej atentatorëve të saj. Të dielën e 17 qershorit, rreth orës 18:00, ai së bashku me dy persona të tjerë vret në vendin e quajtur ‘Ura e Hoxharës’ pranë bregdetit, në derdhjen e lumit Seman, Alket Hamitin 26 vjeç, nga fshati Fermë-Çlirim dhe Dashamir Jahon, 28 vjeç, nga fshati Savër me banim në Tiranë, teksa këta dy të fundit ishin duke shkuar me skaf në Itali. Para kësaj vrasjeje, ai kreu dhe një tjetër krim në Fier, duke u hakmarrë mbi tre viktimat e fundit për vrasjen barbare të së ëmës.

Krimet e Lul Cakës

Lulzim Caka u gjet fajtor nga Apeli i Vlorës për tentativën e vrasjes së Gani Malushit dhe Ilir Ngresit. Ai u dënua me 25 vjet burg në dhjetor të 2012. Lulzim Caka, njihet edhe si një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar në Shqipëri, kryesisht në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës. Gjatë viteve 1995-2000 ai ka qënë i akuzuar për vrasje për shkak të cilësive të veçanta. Ngjarja për të cilën u dënua ka ndodhur në muajin mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë. Caka, i sapoliruar nga burgu me një manipulim dokumentesh i ishte kthyer aktivitetit kriminal. Pas një informacioni për vendosjen e tij në fshatin Pobrat, është angazhuar e gjithë Drejtoria e Policisë së Beratit. Forcat e policisë, të kryesuara nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi (që kanë humbur jetën nga atentate më pas), rrethojnë Cakën së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij. Por, të armatosur me kallashnikov, ata i bëjnë për rreth gjysmë ore qëndresë policisë. Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xhevahir Çela, mbeti i vrarë. Pas kësaj ngjarjeje, ai akuzoi shtetin që dha urdhër për eliminimin e tij, ndërsa nga hetimet rezultoi se “i forti” i Beratit kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lirohet lul caka lul caka xhevrie caka lirohet lul caka lul caka xhevrie caka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj