SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Edion Bajraktari është një djalë 13-vjeçar që po lufton me autizmin, ujin në kafkë, paralizimin dhe njëkohësisht me dëbimin nga Suedia. “Aftobladet” shkruan se ai nuk mund të gjejë dot në Shqipëri kurën që i nevojitet, por Këshilli i Migracionit suedez, ka lëshuar një urdhër dëbimi për familjen shqiptare dhe nuk ka pranuar aplikimin e tyre për azil.
Nëna e 13-vjeçarit, Evri Bajraktari e mjekon të birin, i ndërron atij pelenat dhe me anë të një karroce e nxjerr shëtitje. Ai ka nevojë për përqafime dhe ka nevojë për nënën e tij pranë. Edioni nuk flet por shikon Tom and Jerry dhe dëgjon këngë shqiptare në telefon. Këto gjëra e qetësojnë atë.
Kur ishte 8 muajsh doktorët i instaluan Bajraktarit një devijues në kokë që e ndihmonte të lironte sasinë e ujit të mbledhur në kafkë. Për shkak të problemeve me palcën kurrizore, Edioni ka mbetur i paralizuar në gjysmën e trupit e poshtë.
Kur ishte në Shqipëri mjekët u kanë thënë prindërve të 13-vjeçarit, Evrit dhe ish-bashkëshortit të saj, se Edioni do të jetonte deri në moshën 8-vjeçare dhe të mos harxhonin para për ta operuar.
“Në Shqipëri mjekët na thanë të mos shpenzoni para për ta operuar sepse ai do vdesë. Si mund t’i thuhet një nëne dhe babai që po luftonin për jetën e djalit të tyre kështu? Në Suedi kemi shpresa të reja,”– thotë motra e Edionit, Adana, 24 vjeç.
Kështu që familja Bajraktari vendosi të shpërngulej në Suedi në vitin 2012, kur Edioni ishte shtatë vjeç dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Atij iu bë një ndërhyrje në kokë dhe mjekët i thanë se do e ndihmonin të mbijetonte.
Gjendja e Edionit është përmirësuar dhe disa ditë në javë ai shkon në shkollën e specializuar për këta fëmijë dhe nëna e tij pushon. Pjesën tjetër të ditëve ajo vetëm kujdeset për të birin. “Ai dëshiron të jetojë jetën, të shkojë në shkollë dhe të marrë trajnim. Kështu ai është i lumtur,”– thotë Evri.
Por ka ditë që gjendja e 13-vjeçarit përkeqësohet dhe i mituri godet veten në kokë derisa i del gjak. Ai kalon kriza të shumta që i kërcënojnë jetën.
Një tentativë për dëbim ndaj tyre është bërë dhe në vitin 2016, kur u zgjuan në mes të natës nga oficerët e policisë të cilët do t’i shoqëronin me aeroplan për në Shqipëri. Në aeroportin e Tiranës, ata kërkuan kujdes special për Edionin, por u refuzuan kur stafi i ambulancës pa gjendjen e tij.
Ndaj familja u kthye në Suedi dhe kërkuan përsëri azil. Familja Bajraktari ka një certifikatë nga spitali i Tiranës i cili vërteton se ata nuk mund të ofrojnë kujdesin për djalin, por dokumentet nuk kanë mjaft vlerë provuese, sipas Bordit Suedez të Migracionit.
“Ne kemi bërë gjithçka mundëm, kemi marrë një vërtetim nga drejtori i spitalit dhe zyrtari kryesor mjekësor. Unë nuk e kuptoj se si këto dokumente zyrtare nuk pranohenm,”– shprehet avokati i familjes, Peter Nordström.
Gjithsesi familja Bajraktari bën sërish apel që të mos i dëbojnë drejt Shqipërisë, pasi në ato kushte që ndodhet djali i tyre mund të vdesë.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DIBËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimine e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berish...
SARANDË- Një 52 vjeçar u gjet i plagosur në aksin rrugor Sarandë – Borsh, pranë fshatit Volloder të Himarës. I plagosuri është Nikoll Kola, l...
VLORË– Përgjatë viteve të fundit qyteti i Vlorës është bërë ‘qendra’ e ngjarjeve kriminale. Dhjetëra të vrarë e të zhdukur në një trekëndësh që po lidh gji...
Krim në familje në Korçë. Djali i dehur dyshohet se ka mbytur mbytur nënën e tij 85-vjeçare, me të cilën jetonte në një shtëpi dhe se e dhunonte p...
Në qytetin e Vlorës në zonën e Ujit të Ftohtë janë djegur 5 makina gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01...
GREQI- Banka e Pireut e përfundoi shitjen e filialit shqiptar Tirana Bank tek Balfin Group dhe Komercijalna Banka, duke e rritur vlerën e kapitalit, njofton vet...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Ervin Matën. Ai u vetëdorëzua në Polici dy ditë më parë pasi ishte shpallur...
GJIROKASTËR- Ditën e sotme banorët e Këlcyrës kanë zhvilluar një protestë para bashkisë, pas vendimit për shembjen e 28 objekteve në qendër, shumë mes të c...
PËRMET– Ditën e sotme mbi 28 familje në Këlcyrë kanë protestuar në sheshin para bashkisë kundër prishjes së shtëpive të tyre. Shkak është bërë një projekt ...
Sarandë– Mesditën e sotme në aksin rrugor Sarandë-Borsh pranë fshatit Vollodër është gjetur i plagosur një 52-vjeçar.52-vjeçari Nikoll Kola, është...