LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Më tërhoqi zvarrë’, nëna me dy fëmijë tregon historinë: Si ndryshoi marrëdhënia me burrin pas lindjes së djalit.

16 Shkurt 2020, 17:06 Nga DOSJA
‘Më tërhoqi zvarrë’, nëna me dy fëmijë

TIRANË- Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e një nëne me dy fëmijë, të divorcuar prej 5 vitesh. Margarita është nga Lushnja dhe në studio rrëfeu se u martua me mblesëri. Ajo tregoi se në fillim marrëdhënia me ish-bashkëshortin ishte mjaft e mirë. Por pas lindjes së djalit, gjërat ndryshuan. Margarita e kuptoi se komunikimi dhe marrëdhënia me bashkëshortin po ftohej.

Për shkak të problemeve të saj shëndetësore, burri sillej mjaft keq me të, nuk e mbështeste dhe madje i thoshte se ajo do të paralizohej. Margarita tregoi se zbuloi se ish-burri kishte komunikim dhe lidhje me femra të tjera. Madje, burri filloi të ushtronte edhe dhunë fizike ndaj saj, gjë që e detyroi të ndahej prej tij.

Ardit Gjebrea: Çfarë marrëdhëniesh ke patur me bashkëshortin?

Margarita: Në fillim të mira, me mblesëri por ai më ka njohur.

Ardit Gjebrea: Dhe më pas erdhi në jetë edhe djali?

Margarita: Po, djali mbas 5 vitesh, në 2010. Mbas lindjes së djalit, ndryshuan pak gjërat. Unë probleme fizike kisha, por dështimet, lindjet, pësova dhe një rrëshqitje kur ishte djali 2 vjeç.

Ardit Gjebrea: Pate pasoja nga kjo rrëshqitje?

Margarita: Po sepse mu theksua problemi fizik që kisha, kilet që mora gjatë shtatzënive prapë bënë të vetën.

Ardit Gjebrea: Kur filloi të acarohej kjo marrëdhënie?

Margarita: Në 2012-n, mbas rrëshqitjes sime. Si duket s’kishte besim tek shëndeti im, ku di unë si erdhën gjërat.

Ardit Gjebrea: Po çfarë të thoshte?

Margarita: Burri është kryesori, pa mua je e mbaruar. Si ta shpjegoj, shumë gjëra që dhe thuhen dhe s’thuhen. Megjithatë unë bëja sikur nuk i vija re, punoja se e kishim fidanishten tek shtëpia, ndërkohë rrisja dhe kalamajtë. Pikërisht mbas kësaj filloi të bërtiste, të ulëriste. E zura në telefon, fliste me të tjera, mendoj se kishte lidhje të tjera. Jo e mendoj, por jam e sigurt. Megjithatë, pas shumë debatesh dhe dhune fizike u ndamë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishin fëmijët?

Margarita: Vajza ishte 9 e gjysmë, ndërsa djali sapo i kishte mbushur 5.

Ardit Gjebrea: Si e përjetonin fëmijët këtë gjë?

Margarita: Shumë keq! Vajza ma ka përjetuar shumë keq këto 4-5 vjet. Unë jam me një prind, unë jam e mbaruar, por me mësime i kam shumë mirë. Problemin e kam me vajzën se më stresohet, e përjetoi. Sepse u dënua për dhunë fizike, një vit u dënua, në 2015. Nuk kisha rrugëdalje tjetër, se më tërhoqi zvarrë, dilnin komshinjtë në ballkon dhe më thoshte që iknin gratë nga shtëpia dhe jo burrat. Po çfarë do ikja zoti Ardit, mbas 17 vitesh? Nuk kisha bërë asgjë. Thjesht për ca grimca që i ishin krijuar në idenë e atij. Thoshte do të paralizohesh, i thoja ty të është paralizuar truri.

Ardit Gjebrea: Po pse të thoshte do të paralizohesh?

Margarita: Gjithmonë nga problemi fizik që kisha.

Ardit Gjebrea: Dhe parashikonte më të keqen e mundshme?

Margarita: Po, në vend që të më jepte kurajo, të ishte krenar për mua që po rrisja 2 fëmijë të mrekullueshëm, që punoja… Ai bënte të kundërtën, kujtoi se unë nuk do ia arrija ku kam arritur sot, që i kam vënë gjërat në vijë, jam e lumtur me fëmijët.

(Marrë nga Tvklan.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale ardit gjebrea historia e margarites ka nje mesazh per ty ardit gjebrea historia e margarites ka nje mesazh per ty

Sondazh

Poll
Ekonomi 13 Shkurt 2020, 16:04

TIRANË– “Historia ime”, në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e 35-vjeçares Eliona Xhema. Ajo në studio ka folur për divorcin nga ish-b...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet