LIVE UPDATES
Ekonomi

Konkurrenca miraton me kusht blerjen e Abcom nga Vodafone, një vit monitorim të tarifave dhe ofertave

18 Shkurt 2020, 11:47 Nga DOSJA
Konkurrenca miraton me kusht blerjen e Abcom nga Vodafone, një vit

TIRANË– Vendimi është marë me datë 7 shkurt por është publikuar vetëm dje në faqen e Autoritetit dhe është një autorizm me kushte dhe detyrime pasi ky transaksion do të ketë impakt në tregun e komunikimeve elektronike dhe kryesisht në tregun e komunikimeve në rrjetet fikse. 

Sipas vendimit, përqëndrimi i përftimit të kontrollit të shoqërisë ABCom SHPK nga shoqëria Vodafone Albania SHA me kushte dhe detyrime si më poshtë vijon:

Detyrimin e shoqërisë Vodafone Albania SHA të mos abuzojë më pozitën e saj dominuese nëpërmjet :

Vendosjes në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çmimeve të padrejta të tregtimit dhe detyrimin e orientimit e tyre drejt kostos së shërbimeve,

Vendosjes së palëve në kushte të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta, e të pafavorshme për konkurrencën,

Vendosjen e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, ku këto të fundit të pranojnë detyrime shtese, të cilat nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.

Detyrimin e shoqërisë Vodafone Albania SHA dhe ABCom SHPK, për ndarjen e llogarive ekonomike për shërbimet e telefonisë fikse dhe celulare, e cila do të bëjë të mundur evidentimin e burimit të gjenerimit të të ardhurave.

Konkurrenca ka vendosur monitorim për një periudhë 1 vjeçare nga marrja e këtij vendimi, të veprimtarisë së shoqërive Vodafone Albania SHA dhe ABCom SHPK dhe i detyron të dyja të njoftojnë paraprakisht pranë Autoritetit të Konkurrencës për të gjitha ndryshimet që do të kryejnë në paketat ekzistuese dhe paketat e reja që do të hedhin në treg, gjatë periudhës së monitorimit.

Gjithashtu Konkurrenca i rekomandon AKEP, që të miratojë paraprakisht çdo paketë të re që përmban shërbime të kombinuara në tregun e telefonisë celularë, fikse dhe shërbimin e internetit. Ofruesit e paketave, duhet të deklarojnë çmimin për njësi shërbimi që këto paketa përmbajnë.

Më datë 25 tetor 2019, u nënshkrua “Marrëveshja për Shitje dhe Blerje”, ndërmjet Vodafone Albania SHA dhe American Broadband B.V., në lidhje më shitjen dhe blerjen e të gjithë aksioneve në shoqërinë ABCom SHPK. Pas mbylljen së marrëveshjes, VFAL do të përfitojë kontrollin e vetme, më anë të blerjes së 1 (një) kuotë që përbën gjithë kapitalin e regjistruar të ABCom SHPK dhe transaksioni plotëson kriteret e nenit 10, pika 1 germa b të Ligjit 9121/2003 ‘‘Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar. Nëpërmjet këtij transaksioni, VFAL synon për të hyrë në tregun e shërbimeve nëpërmjet rrjeteve fikse, internetit fiks, televizionit me pagesë dhe telefonisë fikse, në shërbimin broadband-it fiks në Shqipëri, i cili është plotësisht i shkëputur nga shërbimet e telefoninë celulare.

Aktualisht, në tregun shqiptar, vetëm Albtelecom SHA ofron shërbime /kombinim të paketave fikse dhe celulare por të dhënat e AKEP treguan se depërtimi i shërbimit fiks në popullatë është ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit dhe më tej, dhe nëse tregu do të përparojë në drejtim të paketave të lidhura, VFAL, mbështetur dhe në fuqinë e tij ekonomike, do të konkurrojë Albtelecom SHA për ofertat e shërbimeve.

Konkurrenca, në përfundim të analizës, ka konstatuar se transaksioni i njoftuar do të sjellë efekte horizontale vetëm në tregun e shërbimit të linjave me qera ku pjesa e kombinuar e tregut pas përqendrimit do të arrijë në XX % pa shkaktuar problematika për konkurrencën për shkak të krijimit apo forcimit të pozitën dominuese në treg.

Gjithashtu ky transaksion pritet të ketë efekte vertikale në tregun e ternimimit më shumicë të thirrjeve telefonike mes rrjeteve fikse dhe celulare, nga ku konstatohet se nuk do të këtë efektet mbi konkurrencën dhe për më tepër ky treg është objekt vlerësimi nga AKEP. Në tregjet e komunikimeve fikse dhe celulare më pakicë nuk kemi mbivendosje pjesësh tregu pasi palët operojnë në tregje të ndryshme dhe për pasojë nuk do të ketë efekte mbi konkurrencën.

Por AK vlerëson se ka efekte konglomerate, të cilat kanë të bëjnë më tregjet plotësuese. Pas transaksionit pala blerëse do të mundësoje aksesin e shërbimeve në tregun e rrjeteve fikse dhe do të jetë konkurrenti më i afërt i shoqërisë Albtelecom SHA. Konkurrenca pas transaksionit do të nxitet drejt paketave të shërbimeve fikse-celulare, të kombinuara më shërbime të tjera duke përfshirë edhe transmetimet televizive.

Komisioni i Konkurrencës konkludon se transaksioni i propozuar nuk do të sjellë krijim apo forcim të pozitës dominuese të shoqërisë VFAL në tregjet e prekura, por duke qenë se shoqëria VFAL siguron pjesën më të madhe të të ardhurave nga shërbimet e komunikimeve elektronike, zotëron pozitë dominuese në tregun e komunikimeve elektronikë në rrjetin celular, ka eksperiencë e saj dhe të grupit që përfaqëson në tregjet përkatëse të produkteve, mendohet që ky transaksion do të ketë impakt në tregun e komunikimeve elektronike dhe kryesisht në tregun e komunikimeve në rrjetet fikse. 

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi abcom ofertat vodafone albania abcom ofertat vodafone albania

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet