Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHKODËR– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Ridvan Hysenit, dje në Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 46-vjeçari u qëllua për vdekje nga vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, të cilët pak më parë ishin konfliktuar me djalin e tij.
Mehmedajt konsiderohen si fis “i fortë” në zonën Shkodrës dhe janë nipat e Gëzim Mehmedajt, i cili në vitin 1992 vrau efektivin e RENEA-s, Arben Ujka. Të njëjtat burime bëjnë me dije se po kjo familje ka marrëdhënie të forta me atë të Ibrahim Licit, i cili është një prej të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve, Astrit dhe Brahim Bilali.
Megjithatë vrasja e 46-vjeçarit, ashtu siç edhe raportoi Policia e Shtetit ka ardhur si pasojë e një sherri të çastit. Dy të dyshuarit kryesorë ishin përplasur me të birin e tij, ndërsa Hyseni kishte ndërhyrë për të shuar gjakrat por përfundoi pa jetë.
Deri më tani dy vëllezërit, Hydajet dhe Duel Mehmedaj janë në kërkim, ndërkohë që Policia ka prangosur një prej të dyshuarve, 25-vjeçarin Milkjor Gjoka. Ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunuar me dy vëllezërit për të eliminuar Ramadanin. Ndërsa, 2 të prangosurit e tjerë akuzohen për moskallëzim krimit, njëri prej të cilëve është një punonjës karburanti, pranë të cilit ndodhi krimi, ndërsa tjetra është një grua. Të dy kanë parë gjithçka por kanë zgjedhur që të heshtin duke penguar zbardhjen e të vërtetës.
Pavarësisht se pika e karburantit ishte e pajisur me kamera sigurie, ato nuk funksiononin dhe nuk kanë arritur të regjistrojnë të gjithë skenën e krimit, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gjithashtu 30 gëzhoja kallashnikovi.
Ridvan Ramazani (Hyseni), ka qenë armik me një prej personave më të fortë në Shkodër. Bëhet fjalë për Admir Koçian, i njohur ndryshe si Mir Koçia. Ky i fundit u ekzekutua në mënyrë mafiozë në vitin 2012, duke shkuar me makinë në shtëpi Koçia ishte i dyshuar nga policia për vrasjen e Çim Cafit, Astrit Meshnunit si edhe disa krime të tjera të ngjashme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Shtetit krahas me luftën kundër krimit duhet të mbajë rregull dhe të sigurohet se qytetarët mbajnë maskat për të frenuar përhapjen ...
TIRANË-Të gjithë ata që janë duhanpirës kanë frikë se mos janë më të ekspozuar ndaj virusit mirëpo mjekja Entela Kolovani, e ftuar në emisionin “Kjo javë” ...
TIRANË– Një grua 60 vjecare ka rënë pre e grabitjes në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur sipas në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë dhe sipas burimeve, gra...
KOSOVË– Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit në Shqipëri, Biblioteka Kombëtare e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq e zi.Pamja mahnitëse e ...
RROGOZHINË– Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Gosë të Rrogozhinës. Trupi i pajetë është dërguar drejt morgut të Durrësit, ku pri...
Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus, po vijnë duke u ulur, ndërsa numri i vdekjeve mbetet i lartë e po ashtu shqetësuese është dhe situata në spitale e ve...
SHKODËR– Policia e Shkodrës bëri me dije se nuk do publikonte emrat e autorëve të cilët morën pjesë në ekzekutimin e Ridvan Ramazanit, mirëpo Dosja.al ka s...
LEZHË– Një punonjës i Prokurorisë së Lezhës ka lënë pa energji elektrike një zonë të tërë. Jetmir Shahini i cili ka qënë në gjendje të dehur, ka përp...
SHKODËR–Policia e Shkodrës ka zbardhur ekzekutimin e 46 vjeçarit, Ridvan Ramazanit i cili u vra ditën e sotme teksa ishte në mjetin e tij tip ‘BMW’....
VLORË-Situata e pandemisë në qarkun e Vlorës vijon të jetë tepër shqetësuese. Në 24 orët e fudnit në qytetin jugor të Shqipërisë janë regjistruar 40 raste ...