LIVE UPDATES
Bota

Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

25 Nëntor 2020, 08:37 Nga DOSJA
Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

Zyrtarët serbë nuk i kanë kushtuar vëmendje as lajmit për zbulimin e një varreze të re masive në Serbi, ku besohet se gjenden trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Pak më shumë se një jave më parë drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore në Prishtinë, Arsim Gerxhaliu, deklaroi se në Kizhevak në komunën e Rashkës është gjetur një varrezë masive. Dy ditë më vonë kryetari i komisionit për personat e zhdukur në qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviç, tha se besohet se varri ka 15 deri 17 trupa dhe se identifikimi i tyre do të jetë i mundur pas analizës së ADN-së. Po në të njëjtën ditë departamenti i krimeve të luftës i gjykatës së lartë të Beogradit kërkoi ekshumimin e trupave të gjetur në këtë komunë në Serbinë jugperëndimore.

I vetmi përfaqësues i opozitës, i cili foli për këtë çështje, ishte kryetari i Forumit Demokratik Qytetar (GDF), Zoran Vuletiç. Në deklaratën e tij ai kujtoi se varreza masive në Rashkë nuk është e vetmja e gjetur në Serbi: “Varret e fshehura tregojnë papërgjegjësi të vazhdueshme të shtetit dhe bashkëpunim të padyshimtë në krim.”

Ndalimi i hyrjes në Kosovë

Disa ditë pasi u zbulua varri në Rashkë, u botua lajmi se Aleksandër Vuçiçi ishte ndaluar të hynte në Kosovë. As lidhur me këtë nuk u shpreh asnjë zyrtar serb dhe Presidenca e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës së KoSSev për të komentuar këtë lajm.

Pyetjes së DW, nëse Vuçiçit ishte ndaluar vërtet hyrja në Kosovë dhe cila ishte arsyeja e këtij vendimi, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës iu përgjigj përmes linkut me deklaratën e ministres Meliza Haradinaj-Stublla: “Kërkesa e Vuçiçit, Vulinit, Gjuriçit e Petkoviçit për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova përballet me rihapjen e plagës e dhimbjes së madhe të personave të pagjetur dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve është ofendim më tepër se provokim”, tha Haradinaj-Stublla dhe shtoi se “çdo kërkesë e Serbisë në këto rrethana gjithmonë do ta ketë përgjigjen e njëjtë! ”

Ndër të rrallët, nëse jo i vetmi, që reagoi lidhur me lajmin për ndalimin e hyrjes së Vuçiqit në Kosovë, është përsëri Zoran Vuletiç. Ai e pyeti presidentin e Serbisë, nëse ndalimi i hyrjes në Kosovë kishte të bënte me gjetjen e varrezës, por deri tani me sa duket nuk ka marrë përgjigje.

Gatishmëri për zgjidhjen e çështjes të të zhdukurve?

Kizhevak është vendi i pestë në Serbi, ku janë zbuluar varre masive. Më parë varre me gjithsej 941 trupa janë gjetur në Batajnicë, Peruçac, Petrovo Selo dhe Rudnicë. Çështja e personave të zhdukur është pjesë e axhendës së dialogut Beograd-Prishtinë nën kujdesin e BE dhe zgjidhja e këtij problemi ka hyrë edhe në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington më 4 shtator.

Megjithëse të dy palët janë zotuar se “do të shpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetjet mortore të personave të zhdukur”, disa deklarata të zyrtarëve serbë nuk lejojnë të besosh, se Serbia ka ndërmend ta bëjë atë me të vërtetë.

„Ç‘të bëjmë me serbët, që denoncojnë tek shqiptarët dhe kroatët, flasin budallalleqe të ndryshme, u tregojnë ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë. Veljko Odaloviç, komisioni për personat e zhdukur. Ata pak nga pak, shkojnë të kërkojnë vende, që i raportohen nga spiunë të caktuar”…. tha kryetari i ri i parlamentit, Ivica Daçiç në shtator në një intervistë në TV Happy.

Pa kaluar dy muaj Daçiç deklaroi për Sputnik, se Serbia punon për gjurmimin e krimeve të luftës, zbulimin e varreve dhe personave të pagjetur dhe se “në Serbi askush nuk pengon që të zbulohet diçka apo që të sanksionohen fajtorët”.

Kongresi i SHBA – nuk janë dënuar të gjithë fajtorët

Vendimeve të Tribunalit të Hagës iu referua Komiteti i punëve të jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, i cili deklaroi në twitter se për fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë, është dënuar vetëm Vlastimir Gjorgjeviç (dënuar me 18 vjet burg në Hagë), por jo të tjerët që morën pjesë në të.

Qendra për të Drejtën Humanitare në vitin 2017 i kushtoi kësaj çështjeje dosjen “Operacioni fshehja e trupave” dhe kujtoi se vendimi për të fshehur gjurmët e krimeve në Kosovë ishte marrë në vitin 1999 në nivelin më të lartë shtetëror dhe se Sllobodan Millosheviçi kishte kërkuar nga ministri i Brendshëm Vlajko Stojiljkoviç që të bënte gjithçka për të zhvendosur kufomat e varrosura të civilëve shqiptarë. Qendra për të Drejtën Humanitare pati deklaruar se dokumentet e policisë dhe ushtrisë tregojnë se në fshehjen e kufomave të shqiptarëve të vrarë morën pjesë dhjetra pjesëtarë të Ministrisë të Brendshme të Serbisë dhe ushtrisë jugosllave.

Është vërtetuar se me urdhër të zyrtarëve të policisë në largimin e kufomave kanë marrë pjesë edhe civilë dhe punëtorë të ndërmarrjeve publike. Prova për zhvendosjen e kufomave nga Kosova në Serbi janë paraqitur në proceset para Tribunalit në Hagë kundër Nikola Shainoviçit dhe zyrtarëve të tjerë të larte të Serbisë, dhe në procedimin kundër Vlastimir Gjorgjeviçit.

Disa nga provat e fshehjes së trupave të shqiptarëve të vrarë janë paraqitur para Gjykatës së Lartë në Beograd, në çështjet Suva Reka dhe Bytyqi. Megjithatë asnjë nga dhjetëra anëtarët e MUP-it serb të përmendur në dosjen e Qendrës për të Drejtën Humanitare nuk është ndjekur penalisht. Në gjykatë nuk u paraqit ndihmësi i atëhershëm i ministrit të policisë Obrad Stevanoviç, i cili në 1999 në samitin e krerëve të shtetit shkroi: “Nuk ka kufoma – nuk ka krime”.

Nuk është gjykuar as shefi i Drejtorisë së Policisë Kriminale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Dragan Iliç, i cili ka patur “rolin kryesor në pagesën e mëditjeve për kostot operative të dala nga aksioni i mbulimit të kufomave”. Aktakuzë nuk është ngritur as kundër ish-kreut të Qendrës Kriminalistike-Teknike Vladimir Aleksiç, i cili sipas deklaratës së Slobodan Borisavljeviç, shef i kabinetit të Vlastimir Gjorgjeviçit, ka qenë midis bashkëpunëtorëve të Dragan Iliçit së bashku me Desimir Radiçin.

Në gjykatë nuk u paraqit as Petar Zekoviç, një nga ndihmësit e Vlajko Stojiljkoviçit, edhe pse punonjësi i MUP-it Bozhidar Protiç dëshmoi në Hagë se ai kishte transportuar kufoma nga Kosova në Serbi dhe se në atë kohë kishte qenë në kontakt të vazhdueshëm me Zekoviçin.

Nuk është shqyrtuar as përgjegjësia e Goran Radosavljeviçit Guri, dikur përgjegjës i Qendrës Mësimore në Petrovo Selo, ku janë fshehur dy varreza masive. Kjo nuk është bërë, megjithëse ish-kreu i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, Radomir Markoviç, në gjyqin e Sllobodan Millosheviçit deklaroi se Dragan Iliç i kishte thënë atij, se Goran Radosavljevic Guri i kishte dhënë ndihmë në punë (pastrimin e terrenit), pohon dosja Qendra për të Drejtën Humanitare.

Kësaj dosjeje iu referua me 18 nëntor, Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, duke konstatuar se, megjithë premtimin e Aleksandar Vuçiçt, para drejtësisë nuk janë nxjerrë as ata, që vranë tre vëllezërit Bytyqi në vitin 1999, në Petrovo Selo, në lokacionin e Qendrës Mësimore.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove serbi kosove serbi

Sondazh

Poll
Bota 25 Nëntor 2020, 07:07

Trump inicion procesin e dorëzimit të pushtetit

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden më në fund ka qasje në infrastrukturën qeveritare për të përgatitur marrjen e mandatit si president. Presidenti Donald Trump ka...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet