Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
HBO do të publikojë së shpejti një dokumentar për vdekjen misterioze të aktores Brittany Murphy
23 Mars 2021, 13:19Nga DOSJA
SHBA– HBO do të përkujtojë jetën dhe karrierën e aktores, Brittany Murphy në një dokumentar të ri, me dy pjesë.
Ndërsa dokumentari premton të eksplorojë rrethanat misterioze mbi vdekjen tragjike të yllit të Hollivudit, sipas një njoftimi për shtyp, ai gjithashtu do të përshkruajë një portret të thellë dhe intim të karakterit, duke eksploruar jetën e Murphy dhe karrierën e saj të pasur, ndërsa shfaqen intervista të reja me njerëzit më të afërt me aktoren si dhe pamje të pazbuluara më parë.
Sipas Glamour, Brittany Murphy u bë me famë në vitet ’90, duke u shfaqur si në role dramatike dhe komike si në Clueless, Vajza e ndërprerë, 8 milje, Vajzat e Uptown etj. Karriera e saj, megjithatë, u ndërpre kur aktorja ndërroi jetë nga pneumonia dhe anemia në dhjetor të 2009, vetëm pesë muaj para se burri i saj, Simon Monjack, të humbte jetën.
Ndërsa rrethanat misterioze rreth vdekjes së tyre vazhdojnë të nxisin pyetje, ky vështrim në jetën e Murphy nga regjisori Cynthia Hill do të shkojë përtej teorive të konspiracionit dhe titujve.
“Unë pranova të bëja këtë film sepse mendoj se është një turp që jeta dhe karriera premtuese e Brittany është eklipsuar nga rrethanat e vdekjes së saj. Unë mendoj se është e rëndësishme të festojmë talentin e Brittany ndërsa përpiqemi të shpjegojmë rrethanat tragjike të vdekjes së saj dhe Simon”.-tha Hill.
Seriali do të krijohet nga Blumhouse Television dhe Pyramid Productions. Cynthia Hill do të jetë regjizorja, ndërsa Jason Blum, Chris McCumber, Jeremy Gold, Mary Lisio dhe James Buddy Day do të bashkohen si prodhues ekzekutiv.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Teksa të gjithë po flasin për divorcing e famshëm Kim- Kanye, mesa duket paska akoma shpresa për pajtimin!Burime pranë reperit kanë treguar se Kanye...
SHBA– Tweet-i i parë i CEO-s së Twitter, Jack Dorsey, është shitur për 2,9 milion euro një biznesmeni në Malajzi.Postimi në Twitter, që ishte: sapo ‘...
SHBA– Aktori dhe këngëtari i njohur amerikan, Bobby Brown, pak muaj më parë ka humbur dhe fëmijën e dytë, Bobby Junior Brown.Sipas TMZ-së droga ka qenë arsyeja ...
Ne riprodhojmë në mënyrë të plotë fjalimin tepër të veçantë që z. Victor Hugo mbajti në hapjen e seancës së Kongresit të Paqes. Duke ndjekur oratorin e s...
SHBA– “Tina”, një dokumentar i ri rreth super yllit të rokut Tina Turner, tregon një histori në dy akte. E para është një portret tragjik i neglizhencës në fëmi...
TIRANË– Kur ende 32 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha i surprizoi të gjithë duke botuar një libër. “Misio...
ITALI– Moderatorja shqiptare, Eva Murati ka qënë një ndër të ftuarat speciale në emisionin italian ‘Tiki Taka’. Ky emision i cili transmetohet në “Mediaset” mbl...
TIRANË– Aktorja e humorit Delinda Disha ka qenë e ftuara e parë e emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ ku ka folur rreth karrierës së saj dhe jetës personale...