LIVE UPDATES
Ekonomi

Harxhojnë pak, edhe birrën e blejnë te shumica! Turistët serbë fillojnë të zëvendësojnë ata nga Kosova në plazhin e D

13 Gusht 2021, 18:31 Nga DOSJA
Harxhojnë pak, edhe birrën e blejnë te shumica! Turistët

Temperaturat e larta të ditëve të fundit duket se do ti shërbejnë zgjatjes së periudhës së pushimeve në plazhin e Durrësit. Familjarët që japin dhoma me qira ndjehen mirë, ndonëse e pranojnë se numri i turistëve që preferojnë shtëpitë pas linjës hekurudhore po vjen duke rënë.

Sidoqoftë, tashmë në plazhin tradicional, shumë pranë qytetit po akomodohen edhe turistë nga vendet e Ballkanit, apo vende të tjera të Lindjes dhe fitimi për këtë lloj shërbimi në hotele dhe banesa është më i lartë.

Mimoza Llaftiu, që prej 25 vitesh jep çdo verë 3-4 dhoma me qira në shtëpinë e saj, tregon për BIRN, se për të dytën herë radhazi, në banesë pushojnë nga 10 ditë anëtarët e të njejtës familje serbe.

“Kur erdhën para dy vitesh i shoqëronte një grua nga Prishtina, e cila qëndroi me ta gjatë pushimeve,” thotë Mimoza, duke vlerësuar anën ekonomike më shumë se sa kombësinë e tyre.

“Serbët kanë panë pak kërkesa dhe paguajnë mirë për qëndrimin,” shtoi ajo.

Numri më i madh i turistëve nga Serbia është akomoduar në disa nga hotelet e pjesës qendrore të plazhit.

“Vijnë me paketa pushimi 1-javore që ua ofrojnë agjensitë,” thotë Fred Spiro, në truallin e të cilit është ndërtuar hoteli ku aktualisht akomodohen turistë të huaj.

Aktualisht shumica e pushuesve janë nga Serbia, por nuk mungojnë edhe të tjerë nga Bosnja, nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga Çekia.

Pranë hyrjes së hotelit, dy tre pushues të huaj e përshëndesin Fredin, duke ngritur gishtin lart: Super, super!

“Edhe këta janë serbë. Flasin shumë pak anglisht, por janë të kënaqur me shërbimin,” thotë ai, i veshur me një bluzë sportive dhe me pantallona të shkurtëra.

“Këta joshen nga çmimet e lira në Durrës dhe nuk harxhojnë shumë para,” shtoi Fredi, ndërsa shtoi se serbët edhe birrën e blejnë te shumica.

Në fillim ishin të drojtur dhe dilnin shumë pak në qytet, por kur ndërrohen turnet në hotel bëhet një festë e vogël me të sapoardhurit, dhe me sa duket e mësojnë që Durrësi është mjaft i qetë, dhe ku askush nuk ka probleme. Hoteli, pjesë e një zinxhiri turistik, ndodhet në stabilimentin “Hekurudha”, historikisht pjesa më e frekuentuar e plazhit që nga vitit 1970.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, kjo ishte hapësira turistike ku vendoseshin masivisht për pushime shqiptarët e Kosovës. Ndonëse tashmë një pjesë e tyre i drejtohen plazheve të rinj në Shëngjin e Velipojë, si dhe në jug të vendit, kosovarët vazhdojnë të përbëjnë numrin më të madh të pushuesve në Durrës.

Shumë prej tyre nuk e kanë pritur mirë akomodimin e serbëve në hotelet dhe banesat familjare të zonës, por Fredi thotë se nuk ka patur incidente. Specialistët mendojnë se tregu i pushuesve nga Serbia favorizohet edhe nga politikat qeveritare.

“Ky treg i favorshëm ekonomik për Durrësin ndjek edhe politikat shtetëtore për “Open Balkans”,” tha për BIRN, Alban Isteri, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut Durrës.

Duke komentuar ndryshimet e ofertës në plazhe, Isteri shtoi se “shumica e pushuesve nga Kosova apo nga vende të tjera po i drejtohen hoteleve të shumtë që janë ngritur kohët e fundit në zonën bregdetare nga Durrësi deri në Malin e Robit”.

E njejta situatë edhe në hotelet e qytetit, të cilat janë 3-4-fishuar në vitet e fundit.

“Ky është një vit i mbarë për turizmin në Durrës,” theksoi Isteri, por shtoi se shifrat ende nuk kanë mbërritur në kuotat e 2019-tës, “viti para pandemisë dhe tërmetit të rëndë që goditi veçanërisht zonën bregdetare”.

Bizneset turistike po punojnë fort, veçanërisht në zonën Golem – Mali I Robit, ku funksionojnë disa dhjetra hotele me kapacitete të mëdha dhe me shërbime të mira.

“Besojmë se e kemi kaluar fazën e kontrolleve të tepruara nga ana e institucioneve të fiskut, duke krijuar qetësinë e nevojshhme për punë normale në hotele, bare dhe ristorante”, shprehet Alban Isteri.

Megjithëse ora 23.00 e ndërprerjes së veprimtarive muzikore e ka dëmtuar biznesin turistik të zonës, ekspertët mendojnë se bashkë me gjetjen e një zgjidhjeje që favorizon argëtimin e turistëve, Durrësi duhet të ngulmojë në krijimin lehtësirave për vizita në atraksionet arkeologjike e historike, e po ashtu edhe zbavitjen e fëmijëve apo ngritjen e kinemasë së munguar.

“Na duhet një qytet me atraksione që të shfrytëzojë gjatë gjithë vitit resurset turistike,” shprehet Isteri.

Monumentet antike të qytetit mbeten gjithashtu një nga destinacionet më të vizituara nga turistët gjatë verës. Në hyrjen e amfiteatrit antik një nga punonjësit thotë se gjatë gushtit numri i vizitorëve vendas dhe të huaj është rritur ndjeshëm.

“Shumica e të huajve aktualisht vijnë nga vendet e Lindjes, kryesisht nga Ukraina, Polonia, Çekia, Bosnja e ndonjë vend tjetër.

“Lëvizja e lirë nga këto vende në kushtet e pandemisë e ka rritur numrin e tyre në Durrës.” thotë Ivo Moja në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Durrësit.

“Ka edhe serbë, që vizitojnë muzeun dhe amfiteatrin në grupe të vogla, si familjarë, apo me grupe turistike kulturore, që udhëtojnë me autobuzë,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale turistet serbe ne shqiperi turistet serbe ne shqiperi

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më