Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
HARTA-LIVE/ Mos dilni pa çadër! Shiu mbërthen territorin e vendit, nis dëbora në Mal të Dajtit, Dibër dhe Bulqizë
15 Mars 2021, 06:56Nga DOSJA
SHQIPËRI– Reshjet kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit! Shqipëria është zgjuar ditën e sotme me shi dhe në disa zona malore edhe me dëborë. Dëbora ka mbuluar Malin e Dajtit mëngjesin e sotëm. Tirana dhe jo vetëm janë të pushtuara nga reshjet e dendura të shiut ditën e sotme dhe temperaturat e ulëta. Temperaturat e ulëta kanë sjellur mjegull në aksin Qafë Thanë-Përrenjas duke sjellur probleme në qarkullimin e makinave.
Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Dibrës. Rrugët nacionale në zonë janë të kalueshme pasi sasia e borës e rënë nuk është e madhe. Aksi Qaf Bualli- Peshkopi ka prani të borës, mirëpo është i kalueshëm pasi nuk ka ngrica.
Po ashtu, Bulqiza është përfshirë nga reshjet e dëborës. Reshjet e dendura janë regjistruar në Njësitë Administrative, Martanesh, Trebisht, Zerqan dhe në disa zona të tjera, duke shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Meteoalb shton se temperaturat e ajrit mbeten të larta gjatë mëngjesit, por pasdite, vlerat do të pësojnë një rënie të ndjeshme. Sot vlerat ditore luhaten nga 1 në 12 gradë Celcius. Era do të fryjë mesatare në tokë, por nga mesdita dhe në vijim, era bëhet shumë e fortë në të gjithë bregdetin ku shpejtësia e saj do të arrijë mbi 70 km/h duke shkaktuar stuhi të forta detare dhe dallgëzim mbi 6 balle deri afër mesnatës.
(a.b/f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin se në QSUT nuk ka ujë. Denoncimi i mbërritur ...
TIRANË– “Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” nuk ka ujë!,”-kështu denoncojnë të afërmit e pacientëve të shtruar në spitalet e QSUT-së kanë denoncua...
TIRANË- Gjatë javës që po lemë pas Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmuan zyrtarisht praninë e variantit britanik të Covid-19...
TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën që vjen. Sipas SHMU, kjo javë do të ndikohet kryesisht nga masa ajrore...
Ndonëse shifrat e të infektuarve çdo 24 orë po luhaten herë me ngritje e herë me rënie të lehta, kjo në varësi edhe të numrit të testeve që kryhen, ekspe...
TIRANË– Ernejt Shyti, 24-vjeçari që akuzohet për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, nuk kishte prekur kurrë më parë armë me dorë! Gjatë rrëfimit të ...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht këtë javë se mutacioni i koronavirusit po qarkullon në Shqipëri, megjithatë ky informacion i ri duket s...
ELBASAN– Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur pranë fshatit Kusarth të Elbasanit. Në aksident është përfshirë...
ELBASAN– Festa e “Dita e Verës” në Elbasan është kthyer në arenë përplasjes mes simpatizantëve të Partisë Socialiste me ata të demokratëve. Axhenda e përbashkët...