LIVE UPDATES
Aktualitet

Harrohet Shkodra! Vlora, ‘pika e re e nxehtë’, kthehet arenë atentatesh mafioze! Vrasësit me pagesë duan “

11 Maj 2021, 16:44 Nga DOSJA
Harrohet Shkodra! Vlora, ‘pika e re e nxehtë’, kthehet

Bledar Birçaj u ekzekutua dje me armë zjarri brenda makinës së tij, në në lagjen “Hajro Cakërri”, në Vlorë. Kjo nuk është vrasja e vetme, e ndodhur në mes të ditës në qytetin bregdetar. Në muajin shkurt, Gentian Qarri u vra nga disa atentatorë që lëviznin me makinë në lagjen ”29 Nëntori”, teksa vetë Qarri po ecte në këmbë.

Sipas gazetarëve, sfidojnë ligjin dhe synojnë të japin mesazhe. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tregon se viktimat, pothuajse në të gjitha rastet, kanë qenë persona të njohur nga policia për lidhjet që kanë pasur me krimin dhe specifikisht me “pazaret e drogës”.

“Është një person që ka pasur probleme me ligjin. Kjo tregon fuqinë e madhe që ka marrë krimi dhe dështimin e autoriteteve, përfshirë policinë lokale dhe prokurorinë e Vlorës, që nuk ka zbardhur disa ngjarje. Dyshohet se Bledar Birçja ka qenë i angazhuar në disa përplasje, sa i takon çështjeve të drogës, vjedhjeve të ngarkesave të drogës jashtë Shqipërisë. Shumica e personave që janë vrarë nga krimi i organizuar, kanë lidhje me çështje të drogës. Vrasja e Gentian Qarrit, një person me të kaluar kriminale, u vra sërish në Vlorë në 6 shkurt, ka qenë i dënuar për çështje droge. Vrasja e Bardhok Pllanaj gjithashtu. Këta persona nuk dalin për herë të parë në skedat e policisë”.

Gazetari Enrik Mehmeti argumenton se si këto vrasje bëhen qëllimisht në mes të ditës dhe në ambiente të populluara, për “show”.

“Duket sikur vetë porositësit apo autorët, sikur kanë dashur vetë që pamjet të dalin në pah, sepse e kanë realizuar vrasjen në një vend që ka mbi 12 kamera përsipër. Është rikthyer prapë stili mafioz i vrasjeve në mes të qytetit, në mes të ditës dhe i vrasjeve me mesazh. Vrasjet që kanë ndodhur në mes të ditës, që quhen vrasje me “show”. Në vitet e kaluara i kemi hasur shpesh, vitet e fundit kanë qenë kryesisht mbrëmjeve, ose me djegie makine”, shpjegon Mehmeti.

Më tej, tregon arsyet që e bëjnë këtë vrasje, ndryshe nga të tjerat dhe më të sofistikuar.

“Por kjo e fundit, vrasja e djeshme ka qenë shumë e sofistikuar, me mjete dhe mënyra të sofistikuara. Ishte si një operacion i forcave komando, sepse momenti i vrasjes ka qenë aq shumë preciz. Goditjet ndaj drejtuesit të makinës, kanë qenë një në kokë, një goditje në krah dhe një në kraharor. Kanë qenë në një bordurë, dhe e kishin llogaritur që do makina do ulte shpejtësinë. Në raste të tjera është djegur automjeti, në këtë rast nuk është gjetur automjeti. Nuk u gjet as arma, as automjeti, as gëzhojat. Kemi të bëjmë me mjeshtra, me profesionistë. Armët janë aq të sofistikuara, aq precize, që nuk i kemi parë në vrasjet e tjera”.

Anila Hoxha shton se krimi i organizuar tregon epërsinë e tij dhe ka disa mënyra.

“Jo vetëm duke eleminuar kundërshtarin, por duke vrarë pa llogaritur asgjë, duke sfiduar autoritetet”, thotë gazetarja.

Marrë nga Top Channel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha enrik mehmeti vrasjet ne vlore anila hoxha enrik mehmeti vrasjet ne vlore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet