Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– Sezoni verë-vjeshtë është vetëm pak ditë larg hapjes. Ndërkohë që qytetarët presin të marrin ato ditë pushimi pas punës së lodhshme të një viti të tërë, kronika e zezë ka nisur vrullshëm, me një vdekje të trefishtë. Tragjedia e familjes Haliti u pasua me dy vrasje, një atentat mafioz të ndodhur në Vlorë ku mbeti i vdekur Bledar Birçaj dhe krimi i rëndë në Tiranë, i mbushur me shumë mister ku një plumb i vetëm i mori jetën të riut Mehmet Qema. E ndërsa mesditën e sotme, Fatmir Avdillari, i njohur si Xubi i Yzberishtit, një person me precedentë të theksuar kriminale vdiq si pasojë e një aksidenti të trefishtë.
Si ndodhën ngjarjet e rënda, në vetëm tre ditë?
Gjithçka nisi pasditen e 8 majit, në Gjirin e Laëzit. Familja Haliti ishte vendosur në një nga rezidencat e pushimit në këtë zonë të bregut të detit, por një qese me kërpudha u mori jetën tre prej anëtarëve. Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti konsumuan kërpudha helmuese dhe ndërruan jetë. Disa orë pasi hëngën kërpudhat, ata u drejtuan për në ambulancën e Manzës, ku u trajtuan me vetëm një serum me vitamina dhe u dërguan sërish në shtëpi. Pa bërë asnjë analizë, në mometnin që të tre u qetësuan, mjekët i kthyen në shtëpi.
Por orët në vijim do të ishin vendimtare….shqetësimet e vazhdueshme bënë që tre anëtarët e familjes Haliti të shkonin në Durrës, ditën tjetër nga Durrësi, ata u transferuan në Titranë, ku dhe ndërruan jetë.
Djali i familjes Haliti tha se familjarëve të tij nuk u ishte bërë asnjë analizë, por mjekët u shprehën të sigurtë se kishin respektuar pikë për pikë protokollin e parashikuar në këto raste. Por a u bë vërtetë kjo gjë? Vdekja e këtyre tre pushuesve ngre shumë pikëpyetje për të gjithë sezonin e ardhshëm. Ç’do të ndodhë nëse në kulmin e sezonin në këto klinika dynden dhjetëra pushues që zgjedhin Gjirin e Llëzit për të marrë rrezet e diellit? Do tu jepet një serum dhe do të dërgohen në shtëpi? Por, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të djalit të familjes Haliti, Hakiut, kjo ngjarje u la me aq. Të vetmit që e vujanë janë familjarët për jetën e tre personave që tashmë nuk jetojnë më për faj të disa kërpudhave, dhe jo vetëm.
Dita e djeshme riktheu breshërinë e kallashnikovit në qytetin bregdetar të Vlorës. Biznesmeni Bledar Birçaj, 40 vjeç, një person me të shkuar kriminale u ekzekutua mesditën e djeshme në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë. I shoqëruar nga një agjent i antidrogës dhe me armë të llojit “Beretta”, Birçaj po kalonte pranë “Bishtit të kalldrëmit” ku iu pre rruga nga atentatorët. Breshëria e kallashnikovit, 30 plumba, nuk e lanë të nxirrte as pistoletë ne tij që kishte marrë për tu vetëmbrojtur.
E ndërsa shoqëruesi, efektivi me inicialet G.Ç., u largua me vrap. Pas la Birçajn me plagë të rënda në trup, i cili pavarësisht se u dërgua në spital, nuk arriti dot të mbijetonte. Në dëshminë e tij, polici tha se nuk kishte arritur të dallonte asnjë prej atentatorëve sepse ata ishin të maskuar.
Por kush ishte Birçaj?
Bledar Birçaj rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij jashtë vendit. Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja.
E kjo ngjarje, sigurisht që të bën të mendohesh shumë herë nëse për këtë verë do të zgjedhësh bregdetin e Vlorës për të pushuar, jo se ata të qyteteve të tjera, të ngjallin më shumë siguri….
Pa kaluar as 24 orë, një grup djemsh do të përfshiheshin në një vrasje që ende është e mbuluar me mister përsa i përket motivit që çoi drejt shkrepjes së armës. Mehmet Qema, Marjus Dema, Blerim Hoti, Erlin Peka, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi, pjesë e “bandës së 5-Majit”, u mblodhën në bazën e tyre, në një bar-kafe që ishte marrë me qira nga Dema. Ajo që dihet me siguri është se Mehmet Qema vdiq nga një plumb në zeëmr por arsyeja është ende e mbushur me mister. Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një konflikt momental mes Demës dhe Qemës. Pamjet nga kamerat e sigurisë së lokalit treguan Demën me armë në dorë që qëllonte Qemën, ngjarje të cilën e ka pranuar edhe vetë autori.
Më pas, u raportua se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme “ruleta ruse” dhe fati i keq i Qemës ishte se arma kishte qëlluar e mbushur. Por, dëshmia e autorit shënoi një pikë kthese. Marjus Dema tha se armën në tavolinë e kishte sjellë vetë viktima, i cili kishte deklaruar se e kishte gjetur në rrugë. Kontrolli i policisë në këtë lokal i zgjeroi më tepër pistat e hetimit. Uniformat blu zbuluan një makineri që prodhonte ‘Bitcoin, duke ngritur kështu pistën se mes të rinjve kishte pasur ndonjë konflikt pikërisht për këtë gjë. Por ende asgjë nuk është e sigurtë.
Tashmë ‘banda e 5 majit’ është ‘shuar’. Mehmet Qema u dërgua në spital pasi mori plumbin por ndërroi jetë si pasojë e plagve të marra, ndërsa gjashtë të tjerët janë pas hekurave.
Pas kësaj vrasjeje, Tirana do të shënonte një tjetër ngjarje të rëndë.
“Xubi i Yzberishtit”, emri i vërtetë i të cili është Fatmir Avdillari ndërroi jetë pasditen e sotme pasi u përfshi në një aksident të trefishë në bulevardin “Migjeni”. Teksa 45-vjeçari qarkullonte me motomjetin e tij, është përplasur nga dy makina, një “Opel” dhe një “Toyota”. 45-vjeçari, i konsideruar si një person i rrezikshëm dhe me precedentë të theksuar kriminale, ka ndërruar jetë në vend.
Por kush është ‘Xubi i Yzberishtit?
Fatmir Avdillari, është i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri. Ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”.
Ilir Avdillari ndodhet në burg, pasi bashkë me vëllezërit e tij, Fatmir dhe Nazmi Avdillari u akuzua se kanë vrarë më 27 janar ’98 biznesmenin italian Stefano Rossi, pronari i fabrikës “Niki Shoes”. Xubi ka qenë dënuar me 12 vjet burg dhe doli nga qelia në 2008. Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Tahiri u vra me një plumb në kokë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Në atë kohë ‘Xubi’ pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave. Arsyet sipas policisë lidheshin me hakmarrjen, pasi Avdillari ka pasur dyshime se emigranti Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin në Athinë.
Vëllezërit janë akuzuar edhe për shumë veprat të tjera penale, mes të cilave renditet edhe shitja e lëndëve narkotike në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe Kasharit, ku edhe banda vepronte. Një tjetër vrasje ku akuzohen vëllezërit Avdillari, është edhe ajo e Shkëlqim Xhabaftit, i njohur si i forti i Selitës. Në vitin 1998 u dyshua asokohe se Xhabafti ishte vrarë nga vëllezërit Avdillari, të njohur si të fortët e Yzberishtit, pas hasmërisë mes dy bandave, asaj të Yzberishtit dhe asaj të Selitës. Pas vrasjes së Shkëlqim Xhabaftit, familja Xhabafti ka qenë në hasmëri me familjen Avdillari.
Vrasja e Shkëlqim Xhabaftit u krye për një konflikt që lidhej me makinën e një biznesmeni italian. Vëllezërit Nazmi e Ilir Avdillari i kishin grabitur makinën një biznesmeni italian dhe ky i fundit i kërkoi ndihmë Xhabaftit. Kapoja i Selitës, së bashku me një inspektor rendi shkuan te rivalët e Yzberishtit për të biseduar se si mund t’ia kthenin makinën të huajit, por në bisedë e sipër debati është nxehur dhe vëllezërit Nazmi e Ilir Avdillari kanë vrarë Xhabaftin. Ndërsa sot, për shkak të një aksidenti i erdhi fundi epikës së “Xubit të Yzberishtit”.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË– Këngëtari Kastriot Rexha, i njohur si Majku ka reaguar ditën e sotme pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të mikut të tij Mehmet Qemës, si pas...
TIRANË– Ndryshime të reja kanë ndodhur në policinë në Tiranë dhe në Ersekë. Ylli Doda është emëruar shef i komisariatit numër 6 në Tiranë. Ai zëvendëson në...
TIRANË– Nuk e mundi lufta me bandën e Selitës, por një aksident i trefishtë pikërisht në lagjen e tij, në zonën e Yzberishit në Tiranë. Dosja.al ka s...
TIRANË– Mehmet Qema, 27-vjeç i cili u vra me armë zjarri nga miku i tij kishte më pak se një muaj që ishte kthyer nga Britania.Autori i vrasjes ësht...
TIRANË– 4 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë infektuar me Covid. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur ditën e sotme se nga 2956 testime kanë ...
56 400 mallra kulturorë janë sekuestruar pas një operacioni të organizuar kundër trafikimit të paligjshëm të mallrave kulturorë në 31 shtete, ndërsa janë arrest...
GREQI- Një vajzë shqiptare në Leichaina ka humbur jetën ditën e djeshme, teksa po mblidhje lulekuqe në afërsi të serave të prindërit të saj. Newsone shkruan se ...
TIRANË- Vdes “Xubi i Yzberishtit”! Fatmir Avdillari ka ndërruar jetë pasditen e sotme pasi u përfshi në një aksident të trefishë në bulevardin “Migjeni”. T...
TIRANË– Xubi i Yzberishtit ka ndërruar jetë pak orë më parë teksa po lëvizte me motorin e tij. Ai u përplas me një mjet në zonën e Yzberishtit, teksa po lë...