LIVE UPDATES
Bota

Hamami i Madh në Prishtinë/ TIKA turke: S’kemi qëllim tjetërsimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës

31 Mars 2021, 19:41 Nga DOSJA
Hamami i Madh në Prishtinë/ TIKA turke: S’kemi qëllim

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka hedhur poshtë akuzat e fshehjes së ndonjë qëllimi prapa ndihmës financiare për restaurimin e Hamamit të Madh të Prishtinës.

Për këtë projekt, për të cilin u ngritën shqetësime nga profesorë universitarë dhe profesionistë të trashëgimisë kulturore, TIKA thotë se nuk ka për qëllim që të zbatojë asnjë projekt që është në kundërshtim më të kaluarën e shtetit të Kosovës.

“Deri më tani, në asnjë mënyrë në asnjë shtet nuk kemi zbatuar, nuk jemi duke zbatuar dhe nuk do të zbatojmë projekte në kundërshtim me kulturën dhe traditat e atij shteti”, thuhet në përgjigjen e TIKA-s dërguar Radios Evropa e Lirë.

Çështja e Hamamit të Madh u bë temë diskutimi javën e kaluar, kur në fotografitë e prezantimit të projektit nga ana e Komunës së Prishtinës dhe TIKA-s vërehej se këtij objekti i ishte ndryshuar emri.

TIKA nuk është përgjigjur në pyetjen e REL-it nëse ka propozuar që Hamami i Madh pas restaurimit të quhet “Fatih Hamami Muzesi”. Përkundër kundërshtimeve, TIKA thotë se do të vazhdojë me zbatimin e projektit.

“Sa i përket projektit në fjalë, është një proces që është duke vazhduar për zbatimin e saj dhe ne sikur deri më tani, do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit të Kosovës si dhe me projektet tona do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në çdo aspekt”, thuhet në përgjigjen e TIKA-s.

Rishikimi i projektit

Shqetësimet e ngritura për projektin për restaurimin e Hamamit të Madh të Prishtinës kanë shtyrë Inspektoratin për Trashëgimi Kulturore që të ndërmarrë hapa drejt rishikimit të projektit.

Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, Imer Hakaj, tha të martën për Radion Evropa e Lirë se pas shqetësimeve të ngritura, ky institucion është duke analizuar të tërë lëndën e këtij projekti.

“Jemi duke e analizuar lëndën. Ende nuk e kemi shikuar tërë projektin”, tha Hakaj.

Ai nuk dha më shumë detaje, me arsyetimin se pas rishikimit dota kenë më të qartë situatën. Çështja e restaurimit të Hamamit të Madh u bën temë kritikash më 24 mars kur Komuna e Prishtinës bëri të ditur se ka nënshkruar një memorandum me TIKA-n për restaurimin e këtij objekti.

Në fotografitë që prezantoi Komuna e Prishtinës dhe TIKA, Hamamit të Madh i ishte ndërruar emri.

“Fatih Hamami Muzesi”, ishte propozuar që të jetë emërtimi i ri, por profesorë universitarë dhe drejtues institucionesh të trashëgimisë kulturore, thanë se ndërrimi i emrit e shndërron Hamamin e Madh në muze të një prej sulltanëve më famëkeq të Perandorisë Osmane, Sulltan Mehmetit të Dytë.

Projekti përfshin një shumë prej më shumë se një milion eurosh dhe rreth 51 për qind të shumës totale parashihet ta financojë TIKA.

Mehmetaj: Turqia po mundohet ta tjetërsojë trashëgiminë shqiptare

TIKA po akuzohet se ka për qëllim tjetërsimin e trashëgimisë kulturore përmes donacioneve dhe investimeve të ndryshme në objekte të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Arkeologu Haxhi Mehmetaj, që para një dekade kishte kryer gërmime arkeologjike në hapësirat e Hamamit të Madh, kundërshton projektin e propozuar nga Komuna e Prishtinës dhe TIKA. Mehmetaj thotë se ky objekt nuk bën të tjetërsohet dhe se fillimisht duhet të kryen gërmime të reja arkeologjike të cilat i kanë paraprirë Hamamit të Madh. Ai është kundër faktit që restaurimin ta udhëheqë TIKA.

“TIKA edhe më parë, kudo që ka punuar është përpjekur dhe ka ndryshuar autenticitetin e trashëgimisë sonë kulturore”, Mehmetaj.

Mehmetaj përmend një objekt tjetër kulti në të cilin ka qenë e përfshirë Agjencinë Zhvillimore Turke, përkatësisht Tyrbja e Sulltan Muratit, që gjenden në rrethinën e Prishtinës.

Përmes punimeve që janë kryer në këtë objekt, sipas Mehmetaj, TIKA është përpjekur që ta nxjerr ëatë si monument të Sulltan Muratit, gjë që sipas tij nuk është e vërtetë.

“TIKA kudo që ka shkuar, kudo që ka vepruar ka bërë kulturocid, do të thotë ka ndryshuar, ka rrënuar monumente, ka rrënuar shtresa të trashëgimisë kulturore vendore ndërsa është përpjekur që të ringjallë Perandorinë Otomane”, tha Mehmetaj.

Tendenca për përvetësim

Me shumë dyshime projektin për restaurimin e Hamamit të Madh po e shohin edhe në Institutin Arkeologjik të Kosovës. Drejtori i këtij institucioni, Enver Rexha, thotë se disa organizata të huaja, duke përfshirë TIKA-n turke, vazhdimisht kanë shfaqur tendenca për të lënë gjurmë në intervenimet që bëhen në trashëgiminë kulturore të Kosovës.

“Krejt është në rregull donacioni, por jo donacioni të marrë një kuptim që ata janë njëfarëlloj hisedari sepse në qoftë se dikush dëshiron të japë një donacion, le ta japë atë donacion që të rregullohet trashëgimia e Kosovës, e jo të dilet aty me emra dhe përkushtime të ndryshme, të cilat kanë pasur tendenca dhe ka tendenca prej disa organizatave që të shfaqen por në njëfarë forme të hyjnë në atë identitetin e monumentit”, shprehet Rexha.

Rexha thotë se emri i Hamamit nuk duhet të ndryshohet pavarësisht se kush është donatori.

Shpjegimi i komunës

Pak kohë pas reagimeve, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, mohoi ndryshimin e emrit të Hamamit të Madh. Ahmeti tha se TIKA nuk ka vendosur asnjë kusht sa i përket emërtimit dhe tha se pas restaurimit, Hamami i Madh do të shërbejë për ekspozita, konferenca dhe ngjarje të tjera që do të organizohen nga komuna që ai udhëheq.

Hamami i Madh apo siç edhe quhet Hamami i Sulltan Mehmet Fatihut, është një nga pak monumentet e epokës së Perandorisë Osmane në Prishtinë. Në këtë objekt janë bërë gërmime arkeologjike në të kaluarën dhe është thënë se janë gjetur artefakte që i takojnë kohës të para sundimit osman. Ky objekt është restauruar në të kaluarën, mirëpo punimet ishin ndërprerë për shkak të, siç ishte thënë, humbjes së pamjes origjinale.

Që nga viti 2012, me vendim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hamami i Madh i Prishtinës është pjesë e trashëgimisë kulturore.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni komuna e prishtinës tika komuna e prishtinës tika

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje