LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Hajt se po shifna më vonë’/ Dolën për të blerë gjela deti por ekzekutuan me 30 plumba ‘të fortin’ e Shkodrës. S

4 Janar 2021, 11:44 Nga DOSJA
‘Hajt se po shifna më vonë’/ Dolën për të

TIRANË– Dita e festës së Pavarësisë, 28 nëntori i vitit që lamë pas u përgjak nga vrasja me breshëri kallashnikovi e Ridvan Ramazanit. Një prej bashkëpunëtorëve në vrasje, Milkjor Gjoka ka treguar në Polici gjithë dinamikën e ngjarjes, duke të zbardhur të plotë sherrin për të cilin ndodhi edhe vrasja e Ramazanit. Sipas Gjokës, në një dëshmi të siguruar nga OraNeës, sherri nisi mes tij, Elhad Ramazanit dhe Hydajet Mehmedajt.

Dy shokët, Mehmetaj dhe Gjoka ndodheshin në fshatin Mjedë për të blerë gjela deti dhe në kthim, rrugës për në fshatin Dajç, kanë nisur që të konfliktohen me Elhad Hysenin (Ramazanin) pasi ky i fundit kishte gërvishtur makinën e tij me një mjet që drejtohej nga një burrë i moshuar. Të nxehur nga debati, Hydajeti dhe Milkjori kanë shkuar në shtëpi për të lënë gjelat e detit dhe kanë marrë vëllain tjetër, Duelin me vete. Ky i fundit për siguri ka marrë edhe armën e tij tip kallashnikov. Në momentin që janë përballur më ‘kundërshtarët’, Gjoka pretendon se ka qënë Ridvani ai që ka qëlluar i pari ndaj tyre (version që konfirmohet edhe nga gëzhoja e gjetur në makinën e tij) dhe pikërisht në këtë moment, Dueli ka dalë nga makina dhe nuk i ka ndalur të shtënat ndaj tij deri në ekzekutimin e “të fortit” të Shkodrës. 

“Në këtë moment zbresim nga makina unë dhe Hydajeti, ku unë shkova për t’i ndarë, duke marë për krahu Elhadin dhe i thashë: Hajde këtej se është marre me të pa kush duke bërë debat me pleqtë. Kurse Hydajeti i tha: Ik o legen mos u merr me këtë burrin plak. Ndërkohë Elhadi hipi në makinë, dhe duke ecur, nxori kokën nga xhami i makinës dhe tha: Hajde se po shihena më vonë, duke na sharë nga robtë e shtëpisë. Ridvan Ramazani, nga makina e tij, na qëlloi me pistoletë drejt makinës tonë, ku plumbi ka hyrë tek xhami i parë i imi dhe është ngulur tek kollona midis dy dyerve, mbas meje. Në këtë kohë ka dalë nga makina Dueli, i cili me armë në dorë fillon të qëllojë disa herë nga Ridvani. Më pas Dueli u drejtua nga karburanti, kurse Hydajeti ktheu menjëherë makinën dhe ikëm të dy drejt shtëpive tona. Dueli na tha: Ikni juve…, dhe në ikëm para, ku Hydajeti me la mua në afërsi të shtëpisë ndërsa vetë u drejtua për në fshatin Mushan Dajç,”-shkruhet ndër të tjera në dëshmi. 

DËSHMIA E PLOTË:

Ja si e vramë Ridvan Ramazanin

Sot në 28 nëntor 2020 kam dalë nga shtëpia në orën 08:00 dhe tek karburanti i Ded Maçit, takova shokun tim që quhet Hydajet Mehmedaj, me të cilin e kisha lënë që dje në mbrëmje për të shkuar në Mjedë, ku do blinin gjela deti. Hydajeti ishte me makinën e tij tip Benz-Mercedes, ngjyrë te zezë me targë AA 259 BA, dhe pasi unë hipa në vendin e parë të makinës, u nisëm për në Mjedë. Pasi shkuam në Mjedë, te tregu i fshatarëve, Hydajeti bleu 5 gjela deti, dhe pasi i futëm në bagazhin e makinës së tij, u kthyem përsëri në Dajç. Rrugës në kthim në aksin rrugor Velipojë-Dajç, te vendi i quajtur “Te lulet” pamë në rrugë dy makina, të cilat ishin fërkuar me njëra-tjetrën. Unë njoha shtetasin Elhad Hyseni, të cilin e njoh pasi kemi mbaruar shkollën bashkë. Në këtë kohë Elhadi ishte duke bërë debat me personin tjetër të makinës dhe po e shante. Në këtë moment zbresim nga makina unë dhe Hydajeti, ku unë shkova për t’i ndarë, duke marë për krahu Elhadin dhe i thashë: Hajde këtej se është marre me të pa kush duke bërë debat me pleqtë. Kurse Hydajeti i tha: Ik o legen mos u merr me këtë burrin plak. Ndërkohë Elhadi hipi në makinë, dhe duke ecur, nxori kokën nga xhami i makinës dhe tha: Hajde se po shihena më vonë, duke na sharë nga robtë e shtëpisë. E gjitha kjo situatë ka ndodhur rreth orës 10:00. Elhadi iku para nesh me makinën e tij tip SLS ngjyrë e bardhë me targa 666, gërmat nuk ia mbaj mend. Kurse unë dhe Hydajeti kemi ardhur për në shtëpi pas tij. Kur arritëm tek lokali i kushërinjve të Hydajetit, unë kam zbritur, ndërsa Hydajeti ka shkuar në shtëpi për të lënë gjelat. Pas pak erdhi Hydajeti dhe ndaloi makinën para këmbëve të mia, dhe unë hipa në vend të parë të pasagjerit, ndërsa pas meje qëndronte Dueli, vëllai i Hydajetit, i cili në dorë mbante një automatik. Në këtë kohe teksa ne po ecnim me makinë, kaloi me makinë babai i Elhadit, Ridvan Hyseni (Ramazani) me makinën e tij tip X5 ngjyrë e bardhë dhe ne direkt i jemi vënë pas atij. Unë isha ulur në vendin e parë të makinës, në timon ishte Hydajeti dhe pas meje ka qenë Dueli, i cili kishte dhe armën automatik në dorë. Makina tip BMË X5 ishte para nesh në një distancë të shkurtër dhe sapo kemi mbëritur tek karburanti i Filip Gramshit, mjeti BMË X5 i Ridvanin ka ndaluar duke na zënë rrugën. Ridvan Ramazani, nga makina e tij, na qëlloi me pistoletë drejt makinës tonë, ku plumbi ka hyrë tek xhami i parë i imi dhe është ngulur tek kollona midis dy dyerve, mbas meje. Në këtë kohë ka dalë nga makina Dueli, i cili me armë në dorë fillon të qëllojë disa herë nga Ridvani. Më pas Dueli u drejtua nga karburanti, kurse Hydajeti ktheu menjëherë makinën dhe ikëm të dy drejt shtëpive tona. Dueli na tha: Ikni juve…, dhe në ikëm para, ku Hydajeti me la mua në afërsi të shtëpisë ndërsa vetë u drejtua për në fshatin Mushan Dajç. Unë shkova në shtëpi, takova vëllain dhe babën, por nuk u tregova asgjë se çfarë kishte ndodhur.

Për vrasjen e ndodhur më 28 nëntor, në burg ka përfunduar vetëm bashkëpunëtori Mikljor Gjoka, ndërsa dy vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, vijojnë të jenë në kërkim nga policia. Dyshohet se të dy janë larguar në drejtim të Malit të Zi por ende nuk është bërë e mundur kapja e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ridvan ramazani shkoder vritet ridvan ramazani ridvan ramazani shkoder vritet ridvan ramazani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj