Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Hajdari: Hapja e listave do të miratohet, është arma e duhur për zgjedhur deputetë të ndershëm e jo matrapazë
30 Korrik 2020, 08:47Nga DOSJA
TIRANË- Nis seanca plenare. Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se në Kuvend sot do të votohet për lista të hapura. Ajo theksoi se miratimi i listave të hapura do të jetë një vendim historik për vendin tonë. Sipas deputetes tashmë qytetarë do të kenë mundësinë për të zgjedhur deputetë të ndershëm dhe jo matrapazë.
“Hapja e listave është një vendim hisotrik për vendin tonë. Këtë fitore dua tja dedikoj qytetarëve shqiptarë. Do të miratohen listat e hapura dhe ndryshimi i koalicioneve. Kjo është një çështje që mbështetet pa rezerva nga klasa politike. Sot dua tju them, që me këtë fitore që po korrim sot, do të administrojmë me pjekuri këtë armë që kemi në dorë. U heqim fuqinë kryetarëve dhe ua japim qytetarëve shqiptarë. Dua tu japin votën kandidatëve që vëretet e duan vendin e tyre. Në këtë parlament në vitin 2021 do të vijnë ata njerëz që janë të ndreshëm dhe të mirë dhe jo ata që janë matrapazë. Nëpërmjet votës tuaj ju do të sillni deputetët punëtorët dhe jo ata që janë lëpirës ndaj kryetarve të tyre. Nuk do të sillni kriminelë dhe matrapazë. Me listat e hapura, ju mundesi të vlerësoni njerëzit. Ndarja sot është mes atyre që jetojnë në luks dhe atyre shqiptarëve që rropaten nga mëngjesi deri në darkë. E ardhmja do të varet nga mënyra sesi ne do ta përdorim këtë armë që do të votohet sot. Sot e kemi këtë mundis ta përdorim këtë mundesi dhe ta bëjmë realitet. Unë besova se ndryshimi do të ndodhte. Nëse bashkohemi nesër kemi mundësinë të ndryshojmë të gjithë Shqipërinë. Sot kemi hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndryshimit”. Ndarja sot është mes atyre që kanë gllabëruar pasurinë e këtij vendi dhe 2.8 milion shqiptarë që paguajnë taksa nuk marrin asnjë shërbim”, u shpreh Hajdari.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë gjatë seancës së sotme ndryshimet Kushtetuese, ku përfshihet hapja pjesore e listave dhe ndryshimi i koalicioneve trad...
TIRANË– Kuvendi është mbledhur ditën e sotme për të votuar ndryshimet në Kushtetutë. Nga jashtë presidentit Ilir Meta ka dërguar mesazhin e tij në Ku...
TIRANË– Sherr në Kuvend! Opozita e re është e përçarë për ndryshimet në Kushtetutese. Deputetët Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi janë kapur me fjal...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot ish-ministrin Luan Hajdaraga, i ndarë nga jeta një vit më parë. Në disa rreshta homazhe, Rama kujton koh...
TIRANË– Me 106 vota pro dhe 10 kundër, parlamenti shqiptar ka miratuar ndryshimet Kushteutese të propozuara nga opozita e re dhe të mbështetura fort nga kr...
TIRANË– Kuvendi kaloi me 106 vota pro, ndryshimin e Kushtetutës për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve, ndërkohë i ashpër ishte edhe reagimi i op...
TIRANË- Këshillit Politik nuk i ka mjaftuar as mbledhja e sotme prej 5 orësh që është zhvilluar sot. Kur u duk sot paradite se palët ishin drejt një marëve...
TIRANË- Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kanë folur pas takimit me maxhorancën. Në fjalën e ti...
TIRANË -Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, pas përfundimit të mbledhjes u shpreh se pas shumë orësh diskutim nuk pati kompromis. Sipa...
TIRANË- Dosja.al mëson detaje të tjera nga mbledhja me dyer të mbyllura në Këshillin Politik. Sipas burimeve mësohet se Petrit Vasili dhe Damian Gjiknuri j...