LIVE UPDATES
Bota

Habit ambasadori i Kosovës në Australi: Nuk po kam kujt me ia dorëzu çelësat, mbylla punën, por ministrja s’kthen për

30 Gusht 2021, 15:28 Nga DOSJA
Habit ambasadori i Kosovës në Australi: Nuk po kam kujt me ia

AUSTRALI– Ambasadori i Kosovës në Australi, Hajdin Abazi sot ka pasur ditën e fundit të punës së tij. Në një shënim në rrjetet sociale, Abazi ka treguar se në ditën e tij të fundit të punës nuk ka shkuar askush për të bërë pranim-dorëzimin në Ambasadën e Republikës së Kosovës, duke ia lënë ende ‘çelësat’ në dorë. Aktualisht ambasada ka mbetur pa asnjë diplomat të vetëm. Abazi shton se ka kërkuar instruksione se si të veprojë nga MPJD, por askush, që nga ministrja, kabineti, e deri te sekretarja, nuk i kanë kthyer as email.

Reagimi i plotë:

Prita deri në ora 17:00 minuta me kohën e Australisë, dhe me kohën e Kosovës ora është 09:00 minuta. Askush nuk erdhi për të bërë pranim-dorëzimin në Ambasadën e Republikës së Kosovës. Më erdhi ndërmend fakti se qysh në vitin 2000, për herë të parë pasluftës çlirimtare, kam bërë dorëzim-pranimin e pushtetit në Ferizaj – në mënyrë ceremoniale për të instaluar frymën e demokracisë dhe të tolerancës politike, kurse sot, e 21 vjet më pas, nuk u bë ky akt institucional, për shkak se qeveria edhe pas tre muajve dështoi të sjellë një diplomat dhe aktualisht ambasada mbeti pas asnjë diplomat të vetëm. Ç’është e vërteta, kam kërkuar instruksione se si të veprojë nga MPJD, por askush, prej ministres, kabinetit të saj e deri te sekretarja, nuk më kanë kthyer as email! Në punën time në Kanberë, shpesh kam menduar se raportimet financiare për çdo muaj dhe kontrolli nga ministria ishin të tepruara, por sot u binda se sa me vend është ky raportim, sidomos në raste të këtilla të mos bërjes së dorëzim-pranimit.

Duke qenë se në Ambasadë ka materiale konfidenciale, vula, materiale konsullore, aparatura, vetura me targa diplomatike etj. etj., unë e kam bërë skenimin e gjendjes ashtu sikurse po e lë Ambasadën që ta kem si dëshmi. Nga ky çast, unë nuk kam përgjegjësi për Ambasadën. E mbylla Ambasadën duke lënë gjithçka sikurse ishte, në mënyrë të rregullt, i lashë të gjithë çelësat brenda dhe më nuk kam asnjë qasje në të, dhe në ora 17:07 minuta dola nga Ambasada. Qoftë edhe për ca javë, Ambasada de facto është e mbyllur, pasi që aty është vetëm stafi teknik dhe asnjë komunikim zyrtar në emër të ambasadës nuk mund të bëhet. Për dy vite e tre muaj sa isha ambasador, kam pasur shumë përkrahje dhe mbështetje në të gjitha aktivitetet që kam ndërmarrë, prandaj dua të falënderoj komunitetin shqiptar në Dandenong, në Adelaide, në Shepparton, në Sydni, në Perth, Kanberë dhe atë në Melbourne, Shoqatën e Gruas, Klubet futbollistike shqiptare “Prishtina” dhe “Shqiponja”. Dua të falënderoj edhe bashkëshorten time, Fitoren, e cila nuk iu nda sfidave me mua dhe e kisha inkurajues në gjithçka. Nga nesër, unë më nuk kam asnjë përgjegjësi institucionale, i kthehem profesionit tim shkencor. Nuk do të heshtë, sepse këtë nuk e kam bërë nga rinia e hershme edhe kur kishte çmim të shtrenjtë ngritja e zërit, por do të bëhem krah i atyre që angazhohen për mbrojtjen e lirisë dhe të demokracisë në Kosovë, vlera këto të cilat po manipulohen.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ambasadori i kosoves ne australi hajdin abazi ambasadori i kosoves ne australi hajdin abazi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale