LIVE UPDATES
Insights

Guxoi dhe u rikthye në Rusi/ Aleksej Navalny, i vetëm kundër ‘Kremlinit të plotfuqishëm’

19 Janar 2021, 07:17 Nga DOSJA
Guxoi dhe u rikthye në Rusi/ Aleksej Navalny, i vetëm kundër

Së pari lajmi i mirë – nga këndvështrimi i të gjithë kundërshtarëve të Putinit: Më i zëshmi nga të gjithë kritikët e Kremlinit është kthyer në Rusi. I gatshëm dhe plot energji. Tjetri: Tjetra:Aleksej Navalny u arrestua sapo arriti në Moskë. Por së pari bëhet fjalë “vetëm” për paraburgim (një gjykatë provizore e dënoi me 30 ditë burg të hënën Navalnyn për shkak të shkeljes së rregullave në një proces të mëparshëm, shën red.) dhe së dyti, Navalny ka bashkëpunëtorë të cilët dëshirojnë të vazhdojnë luftën për ndryshime, edhe nëse ai futet më gjatë në burg.

Një armë e topitur?

Gara për zgjedhjet e Dumës për shembull, të cilat do të zhvillohen këtë vit. Me të ashtuquajturin “Smart Voting” të Navalnyt, mendohet se partia në pushtet “Rusia e Bashkuar” mund të humbë shumë vota.

Kjo madje edhe mund të funksionojë ndoshta, siç tregoi votimi në disa zgjedhje rajonale vitin e kaluar. Por ky lloj votimi nuk mund ta ndryshojë vërtetë sistemin politik në Rusi. Dhe vështirë se do të forcojë opozitën politike. Sepse Rusia e Bashkuar nuk ka kundërshtar të madh. Partitë të cilave Navalny po u bën thirrje për zgjedhje janë thjesht një pseudo-opozitë pa dhëmbë.

Vetë kthimi i Navalnyt nuk e ndryshon këtë gjendje. Dhe ky është lajmi i keq – jo vetëm për kundërshtarët e Putinit.

Kundërshtari më i rrezikshëm i Putinit

Aleksej Navalny është një simbol më vete. Karizmatik, i patrembur, i vendosur. Tani ai njihet shumë përtej kufijve të atdheut të tij. Edhe më shumë: Navalny është bërë politikani më i rëndësishëm opozitar i Rusisë. Njëri prej të cilëve Kremlini me të vërtetë ka frikë, siç u demonstrua nga reagimi plotësisht i ekzagjeruar ndaj mbërritjes së tij në Moskë.

Dhjetëra autobusë policie, qindra roje sigurie, pa qasje për shtypin: Siguria në aeroportin Vnukovo, ku fillimisht duhej të zbarkonte Navalny, i ngjante një fortese. Në të njëjtën kohë, ishte demonstrim i fuqisë së një shteti kundër qytetarit të tij më të paepur.

E gjithë kjo tingëllon dramatike, por në të njëjtën kohë shërben edhe për imazhin luftëtar të Navalnyt. Më në fund ai nuk quhet më një “bloger i parëndësishëm” ose “pacient i Berlinit”, siç e quajti zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov kritikun e qeverisë. Ndërsa Putini nuk e përmendi fare as emrin e Navalnyt.

Gjyqësori rus ka pasur disa mundësi për ta vendosur Navalnyn pas grilave për periudha të gjata kohore. Por ai nuk e bëri këtë. Siç është thënë, me udhëzime nga Kremlini. Është shumë “nder” për një “bloger të parëndësishëm”, që po i kushtohet kaq shumë vëmendje. Kjo ka ndryshuar me sa duket tani. Navalny është bërë shumë i njohur dhe në fund të fundit tepër i rrezikshëm për Vladimir Putinin.

Një luftëtar i guximshëm

Por fakt është që ai është i vetëm. Sepse pas Navalnyt nuk qëndron asnjë parti politike, ai nuk mbledh masa njerëzish pas vete. Deri tani mbetet vetëm një luftëtar i guximshëm i vetëm.

Videot e tij për zyrtarët e korruptuar në Rusi klikohen miliona herë. Disa vjet më parë, mbështetës të panumërt kryesisht të rinj ndoqën thirrjen e tij për të dalë në rrugë kundër shtetit. Por protestat e tyre u shuan me dhunë. Mijëra protestues janë arrestuar dhe janë frikësuar sistematikisht që nga ajo kohë. Disa prej tyre përfunduan në burg.

Kur disa ditë para mbërritjes së Navalnyt një grup aktivistësh thirrën në Internet për të përshëndetur politikanin në aeroport, njerëzit e Navalnyt në Moskë dhe Shën Petersburg u vizituan nga policia. Anëtarët e tjerë të opozitës u kërcënuan gjithashtu: Kushdo që guxonte të shkonte me makinë në aeroport, kërcënohej nga burgu. Edhe para mbërritjes së Navalny, në aeroportin e Vnukovës u arrestuan dhjetëra persona. Një dëshmi tjetër se Kremlini tani për tani është një kundërshtar mbizotërues.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione aleksej navalny aleksej navalny

Sondazh

Poll
Insights 12 Janar 2021, 09:13

Opinion: Donald Trump, dil nga skena politike!

Jo, ngjarjet e 6 janarit nuk ishin një shkarje. Ato nuk ishin as rastësi. Ato ishin pasoja e pashmangshme e një presidence katër vjeçare që mbështetej në...

Insights 11 Janar 2021, 19:50

1997

Më doli gjumi nga një tronditje e krevatit. Tërmet mendova, por e mblodha veten menjëherë. Ishte viti 1997.Tërmetin ku ma gjeje! U ngrita e mbuluar përgjysëm dh...

Insights 7 Janar 2021, 21:36

New York Times: Trump të shkarkohet e dënohet! Tani!

SHBA- Trump është tepër i rrezikshëm për t’u lënë në zyrë edhe minutë më shumë. Ne fakt nuk ishte e vështirë të shihej as më herët se do të përfundonte kështu s...

Insights 7 Janar 2021, 15:56

Opinion: Ditët e fundit të kaosit të Donald Trump

Donald Trump dhe përkrahësit e tij janë për t’u fajësuar, që turma mësyu të mërkurën Kongresin Amerikan në Uashington. Në një situatë të tillë ndërrimi i ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet