Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga Flora Xhemani Baba
VALBONA ka tri javë pa drita!
E morët vesh o shtet? O gazetarë? O media që mbushni portalet me telenovela? Valbona, destinacioni më i bukur dimëror i Shqipërisë, qyshse ra bora e parë, i ndërpreu lidhjet me civilizimin dhe po jeton nën pushtetin e akullit, pa drita dhe pa ngrohje. Rrugët e Valbonës janë të shkreta, sepse turistët shohin që s’ka energji dhe kthehen mbrapsht ose nuk nisen fare.
Banorët e Valbonës janë strukur në shtëpitë e kullat e tyre, duke e ngrohur shpirtin e kallkanosur pranë zjarrit, njëjtë si një shekull më parë, kur për ta nuk ekzistonte elektriciteiti.
Çdo vit e njëjta histori; vjen bora ikin dritat, si armiq të përjetshëm, që s’duan t’ia shohin fytyrën njëri-tjetrit. Sa kohë u dashka të rregullohet një defekt teknik? Të ndërrohet një transformator? Të shtrohen ca metra kabllo? Sa energji duhet për të ndriçuar Valbonën? Me siguri jo më shumë se sheshi “Skënderbej” për festa. Po pse pra, pse lihet një krahinë e tërë në terr, sikur të ishte përzënë edhe njëherë marsh me shqelma për në mesjetë?
Të merr të qarët kur shikon këtë bukuri, që nusëron në të bardha e s’ka kush ta shijojë. Të vjen të ulërish kur shikon se si ndryshon kryekëput situata, sapo kalon kufirin e hidhesh në Kosovë, ku Rugova është plot dhe nuk ka asnjë dhomë të lirë deri me 31 janar, ku dy flokë bore të bien nga qielli, vjen autokolona me borëpastruese, ku llamburisin dritat e gumëzhijnë turistët.
Shteti përballë Valbonës duket në rastin më të mirë, si ai prindi i papërgjegjshëm e pijanec, që rrogën e bën rrush e kumbulla dhe kalamajtë i ka lënë rrugëve të zbathur e të uritur dhe në rastin më të keq, si një tufë hienash që i janë sulur drenushës së bukur, jo aq për ta ngrënë, më shumë sesa për ta shqyer se u verbohen sytë prej hireve të saj.
Ia thatë damarët, ia shëmtuat fytyrën, ia shqyet gjoksin, e latë zbathur në errësirë e në të ftohtë dhe nuk do ngopeni derisa ta shinni të japë shpirt në këmbët tuaja., atë, shtojzovallen e Alpeve, që duhet të ishte diamanti më vezullues i turizmit që e keni prioritet.
Pse e urreni kaq shumë Valbonën?
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Jo, ngjarjet e 6 janarit nuk ishin një shkarje. Ato nuk ishin as rastësi. Ato ishin pasoja e pashmangshme e një presidence katër vjeçare që mbështetej në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e përsëriti shumë herë fjalën ‘çmimi është i njëjtë’ për të gjithë, përsa i përket një doze vaksine të Pfizer/Biontech...
Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin “Opinion” se e vetmja mënyrë që Shqipëria të siguronte vaksinën kundër Covid-19 ishte takimi i drejtpërdrejtë me kreun e ...
Më doli gjumi nga një tronditje e krevatit. Tërmet mendova, por e mblodha veten menjëherë. Ishte viti 1997.Tërmetin ku ma gjeje! U ngrita e mbuluar përgjysëm dh...
Nga Klodian TomorriE gjendur përballë zemërimit publik, që nxiti videoja ku shfaqeshin ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë duke darkuar nën shoqërinë e bi...
SHBA- Trump është tepër i rrezikshëm për t’u lënë në zyrë edhe minutë më shumë. Ne fakt nuk ishte e vështirë të shihej as më herët se do të përfundonte kështu s...
Donald Trump dhe përkrahësit e tij janë për t’u fajësuar, që turma mësyu të mërkurën Kongresin Amerikan në Uashington. Në një situatë të tillë ndërrimi i ...
TIRANË- Marrëdhëniet e presidentit Rexhep Tayip Erdogan me liderët politikë në Shqipëri kanë qenë të mira ndër vite, por me kryeministrin Edi Rama kanë arr...
Në fund muret fortifikues të ndarjes së pushteteve u bënë ballë sulmeve të marra. Të gjitha ato rënkime e ankime nuk ndihmuan aspak. Madje as gjyqtaret e gjyqta...
TIRANË- Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi iu uron të gjithë të sëmurëve me COVID19, shërim të shpejtë. Në një intervistë me Report Tv, Koçi...