LIVE UPDATES
Insights

New York Times: Trump të shkarkohet e dënohet! Tani!

7 Janar 2021, 21:36 Nga DOSJA
New York Times: Trump të shkarkohet e dënohet! Tani!

SHBA- Trump është tepër i rrezikshëm për t’u lënë në zyrë edhe minutë më shumë. Ne fakt nuk ishte e vështirë të shihej as më herët se do të përfundonte kështu siç përfundoi. -Donald Trump është zjarrvënësi i qëllimshëm i Amerikës, i cili vuri shkrepsen nga poshtë qilimit kushtetues të republikës.

Detyra e Kongresit dhe e Senatit të SHBA, pas çertifikimit të fitores së Joe Biden është shkarkimi dhe paditja e presidentit, e madje ndalimi i marrjes se një posti publik prej tij në të ardhmen.

Të lejosh që Trump të përfundojë mandatin e tij, sado i shkurtër që ishte ai, do të thotë të copëtosh reputacionin tonë si demokraci dhe t’i shmangesh të vërtetës së pashmangshme të sulmit ndaj Kongresit, si një akt i dhunshëm tradhtie nga një president imoral, i paligj dhe i tmerrshëm.

Që prej daljes së tij si kandidat kryesor republikan në 2015, shihej narcizizmi i tij, arroganca në biznes, në marrëdhëniet personale e në politikë. Ai nuk kishte ide por mashtrime. Kishte turma por nuk kishte karakter. Kishte besim të paturp në vetvete dhe këtë u lejoi dhe mbështetësve të tij.

Amerika e vitit 2015 kishte shumë probleme që ishin injoruar prej kohësh, të cilat ishin pjekur për shfrytëzim nga populizmi. Por problemi më i madh i atij viti ishte një parti e madhe politike që kapitulloi ndaj një rrugaçi, dhe në vitet në vijim gjithnjë e më shumë ata e falnin, e justifikonin dhe bashkëpunonin duke celebruar rrugaçërinë e tij.

Mike Pompeo për shembull, servili ynë sekretar shteti që në mars 2016 paralajmëroi se Trump do të ishte një “president autoritar që do të injoronte kushtetutën,” dhe që para fitores së Biden në nëntor premtoi një “tranzicion të butë drejt një administrate të dytë Trump.”

Partia Republikanë tashmë po shkon drejt pikës së pariparueshme morale. Këtë e them si dikush që deri në vitin 2016, kishte votuar vetëm për republikanët dhe që shpresonte që ata të merrnin senatin, për të detyruar administratën e Biden më shumë drejt qendrës.

Por tashmë nuk mund të neglizhohet masa e bashkëfajësisë së liderëve të tjerë të partisë republikane dhe brohoritësve të tyre në mediat e djathta amerikane, të cilët krijuan atmosferën politike për ngjarjen ‘gotike’ të djeshme në Capitol.

Mashtruesit e ligjshëm si Rudy Giuliani e Mark Levin, që nxisnin pretendimet e manipulimeve elektorale, janë bashkëfajtorë, ashtu si dhe konservatorët e tjerë “me mendje të kthjellët” që nxitën presidentin “të ndjekë të gjitha opsionet ligjore”, duke e ditur se ishin gënjeshtra.

126 republikanët që nënshkruan padinë për refuzimin e rezultatit të zgjedhjeve në Texas janë bashkëfajtorë. Ted Cruz, të cilin më parë e kam përshkruar si “gjarpër i lyer me vaselinë” duket se ishte akoma më keq.

Mike Pence, i cili bënte humor me fantazitë e Trump deri në momentin e të vërtetës, është bashkëfajtor.

Këta sharlatanë që tashmë po përpiqen të distancohen nga dhuna e të mërkurës me disa komente të kujdesshme në rrjetet sociale, i kanë bërë më shumë dëme Kongresit sesa turma që e shkatërroi fizikisht. Dyert e thyera mund të rregullohen, por palët e thyera jo dhe aq kollaj.

Për pesë vjet republikanët lejuan që presidenti të degradonte kulturën politike, duke normalizuar sjelljen e tij. Për pesë vjet ata e lejuan t’i shpallte luftë normave e institucioneve demokratike.

Për pesë vjet ata trajtuan mitingjet e tij si karnavale të demokracisë, dhe jo si një terren për sundimin e turmave. Ata menduan se kjo nuk ka problem, por të mërkurën “pulat e tyre u rritën e u poqën”.

Çdo shoqëri e moralshme varet nga aftësia e saj për t’u shokuar nga sjelljet shokuese, ndërsa presidenca e Donald Trump ka qenë një sulm ndaj kësaj ideje.

Për mua ka vetëm një përshkrim; Paditje dhe largim nga zyra tani, të ndalohet përgjithmonë nga postet publike, që çdo amerikan ta kuptojë se në epokën e Trump janë disa gjëra që nuk mund të lejohen, kryesorja e të gjithave, vetë ai.

Marrë nga: New York Times

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione donald trump donald trump

Sondazh

Poll
Insights 7 Janar 2021, 15:56

Opinion: Ditët e fundit të kaosit të Donald Trump

Donald Trump dhe përkrahësit e tij janë për t’u fajësuar, që turma mësyu të mërkurën Kongresin Amerikan në Uashington. Në një situatë të tillë ndërrimi i ...

Insights 30 Dhjetor 2020, 08:33

Po tani Amerikë?

Në fund muret fortifikues të ndarjes së pushteteve u bënë ballë sulmeve të marra. Të gjitha ato rënkime e ankime nuk ndihmuan aspak. Madje as gjyqtaret e gjyqta...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet