LIVE UPDATES
Aktualitet

Guvernatori Sejko: Inflacioni në 2022 do jetë më i lartë, rritja ekonomike do ngadalësohet

23 Prill 2022, 12:00 Nga DOSJA
Guvernatori Sejko: Inflacioni në 2022 do jetë më i lartë,

“Rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe reduktimi i kërkesës së huaj, do të shoqërohen me norma më të larta inflacioni dhe rritje më të ngadaltë ekonomike krahasuar me vlerësimet e mëparshme”, theksoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, i cili mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington.

Gjatë takimeve, Guvernatori fillimisht u shpreh se dy vitet e fundit kanë qenë të paprecedenta dhe sfiduese për ekonominë shqiptare, duke u përballur me tërmetin e vitit 2019, pandeminë e cila filloi në vitin 2020 me pasojat e së cilës ende po përballemi dhe viti 2022 i cili përkon me nisjen e sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe krizën ndërkombëtare të çmimeve.

Lidhur me sektorin bankar, Guvernatori u shpreh se ai shfaqet i qëndrueshëm ndaj goditjeve dhe efekteve prej dy vitesh të pandemisë dhe se veprimtaria e tij vijon të zgjerohet mbështetur kryesisht nga depozitat, fitimi i tij është përmirësuar ndërsa likuiditeti mbetet i lartë. Falë planit të masave për reduktimin e kredive me probleme dhe angazhimit të Bankës së Shqipërisë tashmë raporti i kredive me probleme ka shënuar vlerën më të ulët në 15 vitet e fundit, 5%.

Në vijim, Guvernatori theksoi se përballë rritjes së çmimeve të ushqimeve, të lëndëve të para dhe të produkteve bazë, politika monetare u përshtat duke synuar krijimin e kushteve të nevojshme monetare për respektimin e objektivit të inflacionit të Bankës së Shqipërisë me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar dhe rritjen e qëndrueshme e afatgjatë të ekonomisë.

Ai shtoi se inflacioni në Shqipëri pritet të qëndrojë mbi objektivin e Bankës gjatë vitit 2022, në pasqyrim të goditjeve që vijnë nga çmimet e rritura në tregjet ndërkombëtare, megjithatë, kjo goditje do të ketë efekte të përkohshme. Në këtë kontekst, Guvernatori theksoi se rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe reduktimi i kërkesës së huaj, do të shoqërohen me norma më të larta inflacioni dhe rritje më të ngadaltë ekonomike krahasuar me vlerësimet e mëparshme të Bankës.

Një tjetër çështje me rëndësi e diskutuar ishte efektiviteti i politikës të deeuroizimit të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë me qëllim stimulimin e përdorimit të monedhës kombëtare në veprimtarinë e sektorit bankar dhe të sistemit financiar.

Kjo politikë krijoi kushte më të favorshme për një transmetim më të mirë të politikës monetare duke ulur në këtë mënyrë rreziqet për stabilitetin financiar dhe politikën fiskale, pavarësisht shkallës së lartë të euroizimit të ekonomisë shqiptare.

Në lidhje me mbikëqyrjen bankare Guvernatori Sejko u shpreh se institucioni që ai drejton do të vijojë përmirësimin e vazhdueshëm të rolit të tij mbikëqyrës, përqasjen proaktive të rregullimit bankar, rritjen e sigurisë së sistemit bankar dhe nxitjen e zhvillimit të digjitalizimit të sistemeve dhe përmirësimin e sistemit të pagesave duke ndjekur standardet ndërkombëtare.

Së fundmi, Guvernatori pohoi se institucioni që ai drejton diti të ngrihet në lartësinë e sfidave të këtyre viteve dhe përmbushi me sukses detyrat e tij ligjore.

Përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, në zhvillimin makroekonomik dhe stabilitetin financiar të vendit. Ata inkurajuan Bankën e Shqipërisë të vijojë monitorimin e vazhdueshëm të situatës, si dhe koordinimin e politikave nga autoritetet shqiptare duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur.

Më në veçanti, përfaqësuesit e FMN-së mbështetën vendimin e Bankës së Shqipërisë për rishikimin e qëndrimit të politikës monetare. Paralelisht me të, ata nënvizuan nevojën e monitorimit të vazhdueshëm të presioneve inflacioniste dhe, në rast se do të jetë e nevojshme, reagimin e mëtejshëm të politikës monetare për të garantuar respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve. Sipas tyre, Shqipëria ka treguar të jetë një histori suksesi në përballimin e krizave dhe vendi është transformuar pozitivisht në mënyrë të rëndësishme gjatë viteve.

Në kuadër të sfidave aktuale, zyrtarët e lartë ndërkombëtarë theksuan se koordinimi midis politikës fiskale dhe asaj monetare është i nevojshëm për të frenuar pasojat ekonomike dhe financiare të luftës në Ukrainë dhe efektet e vazhdueshme të pandemisë.

Gjatë takimeve, ata gjithashtu inkurajuan çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si një faktor kyç në përshpejtimin e reformave dhe zhvillimin e vendit.

Guvernatori Sejko falënderoi përfaqësuesit FMN-së dhe BB-së për asistencën teknike të ofruar ndaj Bankës së Shqipërisë, kryesisht në fushën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, sistemit të pagesave, statistikat, mbikëqyrjes bankare dhe përfshirjes financiare.

Së fundmi, bashkëbiseduesit dakordësuan për vazhdimësinë e projekteve të ndërmarra dhe asistencës teknike të nevojshme për mbylljen me sukses të tyre dhe zhvillimit të marrëdhënieve nëpërmjet projekteve të reja.

Guvernatori gjithashtu mori pjesë në një takim me dyer të mbyllura me Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL) me qëllim për të diskutuar mbi perspektivën dhe sfidat e politikës për Evropën. Kjo është një kohë shumë e vështirë për Evropën, për shkak të krizave dhe politikëbërja po bëhet më komplekse.

Në këto mbledhje marrin pjesë guvernatorët e bankave qendrore dhe ministrat e financave të vendeve anëtare, si dhe drejtues të lartë të institucioneve ndërkombëtare financiare.

Shqipëria mori pjesë në këto takime me një delegacion të përbashkët të përbërë nga Banka e Shqipërisë – me përfaqësues Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Zëvendësguvernatoren e Parë, zj. Luljeta Minxhozi, si dhe drejtues të tjerë të lartë të saj dhe nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me përfaqësues Ministren, zj. Delina Ibrahimi, Zëvendësministren, zj. Adela Xhemali, dhe drejtues të tjerë të kësaj ministrie.

Në deklaratën për shtyp të Komitetit Monetar Financiar të FMN-së vihet në dukje se: “Ekonomia globale vijon të rimëkëmbet, por shpejtësia e kësaj rimëkëmbjeje është ngadalësuar për shkak të shfaqjes së varianteve të reja të Covid-19, ndërsa sot po përballet me një pengesë të madhe që vjen si rezultat i luftës në Ukrainë dhe i pasojave të saj komplekse, të cilat amplikojnë sfidat ekzistuese. Rritja e fortë e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve ka rritur presionet inflacioniste, ndërkohë që ndërprerjet e ofertës janë intensifikuar më tej dhe tregjet financiare e flukset e kapitalit po shfaqin luhatshmëri të shtuar. Përkundrejt pasigurive të paprecedentë, normave në rritje të interesit dhe borxhit të lartë global në nivele rekord, transmetimi i pasojave përmes tregjeve të mallrave, tregtisë dhe kanaleve financiarë mund të përkeqësojë dobësitë ekzistuese. Rreziqet e mundshme lidhur me vështirësitë për shërbimin e borxhit, së bashku me fluksin e refugjatëve, pasigurisë ushqimore në rritje dhe pabarazinë mund të shtojnë presionet sociale. Në të njëjtën kohë, ndryshimet klimatike, së bashku me sfidat e tjera të përbashkëta të tilla si siguria e energjisë, përballueshmëria dhe qëndrueshmëria, po bëhen gjithnjë e më shumë serioze duke kërkuar vëmendje të menjëhershme.”

Gjatë pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës të FMN-së dhe BB-së, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Sejko, zhvilloi disa takime të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ndër të cilat veçojmë: përfaqësues të FMN-së,  z. Domenico Fanizza, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë, z. Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian, zj. Yan Sun, Shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, z. Udaibir Das, Këshilltar dhe Asistent Drejtor pranë Departamentit të Tregjeve Monetare dhe Kapitale; si dhe përfaqësues nga grupi i BB-së,  zj. Anna Bjerde, Zëvendëspresidente për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, z. Matteo Bugamelli, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë; z. Mario Guadamillas, Menaxher për Evropën dhe Rajonin, z. Ary Naïm, Drejtor Rajonal i Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) për Evropën Qendrore dhe Juglindore, z. Sarvesh Suri, Drejtor pranë Agjensisë së Garantimit të Investimeve Shumëpalëshe (MIGA), thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp.

Marrë nga Monitor.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gent sejko gent sejko

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta