Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Gripi i shpendëve, VKM: Ndalohet tregtimi në 5 qytete të vendit
10 Maj 2022, 18:01Nga DOSJA
TIRANË- Shitja dhe tregtimi i shpendëve të gjalla në 5 qytete të vendit është ndaluar. Kjo është bërë me dije me anë të një VKM-je, në të cilën thuhet se ndalimi është bërë në qytetet Lushnjë, Divjakë, Shkodër, Shijak dhe Durrës.
VKM-ja e Plotë:
Mbështetur në nenin 102, pika 4, të Kushtetutës; të shkronjës “b”, nenit 15, të ligjit nr. 10465, datë 29.9.2011,“Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, URDHËROJ:
1. Ndalimin e shitjes dhe të tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla,në bashkitë Lushnjë, Divjakë, Shkodër, Shijak dhe Durrës.
2. Ndalimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla,në bashkitë Lushnjë, Divjakë, Shkodër, Shijak dhe Durrës.
3. Lejimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë, vetëm për në thertore,në bashkitë Lushnjë, Divjakë, Shkodër, Shijak dhe Durrës, të shoqëruar
Urdhri nr. 154, datë 1.4.2022,“Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”,shfuqizohet.
5. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Programeve të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca
(I.A/dosja.al)
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
Qytetet e gurta dhe historike, si Berati dhe Gjirokastra të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s e kanë pasur në thelb të ekzistencës traditë...
Ekspertë dhe aktivistë mjedisorë ngrenë këmbana alarmi për resortet e miratuara nga qeveria si investime strategjike brenda zonave të mbrojtura natyrore dhe me ...
ITALI– Lirohet këngëtarja Elsa Lila? Avokati dhe njëkohësisht daja i këngëtares, Saimir Vishaj ka bërë me dije për mediat shqiptare se mbesa e tij ka dalë...
TIRANË– Trazira po godasin edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku ish-eksponentë të saj janë përballur publikisht me njëri-tjetrin. Politikani Lua...
VALBONË- Trupi i pajetë i turistit qëe ra në humnerë mesditën e sotme është nxjerrë. Mësohet se 30-vjeçari me iniciale D.J po eksploronte zonën e Va...
TIRANË- Regjisori Leka Bungo i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama për të siguruar një përkujdesje dhe mjekim të specializuar për kompozit...
TIRANË– Gazetari investigativ, Elton Qyno ka ngritur zërin për një fenomen që duket se është kthyer në zakon tek Gjykatat në vend, që u kanë vendosur...
TROPOJË– Vazhdon tmerri në alpet e Valbonës. Turisti gjerman që ndërroi jetë pasi ra në humnerë, ende nuk është nxjerrë nga vendi ku ka përfunduar në...