LIVE UPDATES
Aktualitet

Mungesa e specialistëve po zhduk traditën e punimit të gurit, në rrezik qytetet muzeale

10 Maj 2022, 17:40 Nga DOSJA
Mungesa e specialistëve po zhduk traditën e punimit të gurit,

Qytetet e gurta dhe historike, si Berati dhe Gjirokastra të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s e kanë pasur në thelb të ekzistencës traditën e punimit të gurit dhe drurit.

Ajo mishërohet në shumë objekte të trashëgimisë kulturore materiale, si ato të kultit, dekore, çezma, banesa dhe rrugica. E trashëguar brez pas brezi, mungesa e artizanëve vitet e fundit po kthehet në sfidë për qytetet muzeale për shkak edhe të mungesës së dëshirës së të rinjve për ta ushtruar.

Në tre lagjet simbol të qytetit të një mbi një dritareve, atë “Kala”, “Goricë” dhe “Mangalem”,  zhurma e një çekani ndihet thuajse çdo ditë të vitit, në verë apo në dimër.

Prezenca e shumë objekteve të trashëgimisë kulturore, objekteve të kultit, banesave monument kulture, por edhe prezenca e rugicave prej guri sjell gjithmonë nevojën për meremetime.

“Mes skicave, përzgjedhjes së gurit dhe dhënien e formës së tij, me riparime, ndërtime, krijime të reja, ja kështu i kaloj ditët”, rrëfen për Median Amfora, Jorgji Fani ose siç e njohin të gjithë në Berat, Xhoxhi, një prej restauratorëve më të njohur të gurit në këtë qytet.

Për mjeshtrin e gurit, i cili ka mbi supe një punë mbi 45 vjeçare në restaurim, shqetësimi i profesionistit lidhet me mungesën e specialistëve, ndaj dhe nuk rresht kurrë duke e ngritur këtë problem.

Në dy-tre vitet e ardhshme nuk do të ketë më specialistë të mjeshtërive”, thotë Fani.

Veç shumë objekteve të trashëgimisë kulturore, objekteve të kultit, banesave muze, Berati ka edhe 80.649 metra katrorë rrugë të kalldrëmta, të shtrira në të gjitha lagjet e tij, të cilat kanë nevojë herë pas here për mirëmbajtje.

Mungesa e mjeshtrave të punimit të gurit dhe drurit u ngrit nga qytetarët edhe përmes platformës “Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar” të Medias Amfora, ku renditeshin disa nga sfidat për trashëgiminë kulturore materiale.

Në qytetin simotër, Gjirokastër, Bilbili që sot është 57 vjeç dhe e nisi punimin e gurit që në moshën 17 vjeçare, rrëfen se mungesa e të rinjve që kanë vullnet për ta ushtruar këtë profesion është sfida më e madhe.

“Punë në këtë fushë ka plot, gjithmonë, çdo ditë të vitit. Kam për të ndërtuar një çezmë guri në një bujtinë, dy mure për t’i riparuar. Këto punë nuk kam se me kë t’i mbyll sepse nuk gjej profesionistë, por as ndihmës”, thotë Bilbili për Median Amfora.

Mjeshtri nga Gjirokastra, së bashku me kolegun e tij Fani nga Berati, kanë shqetësimin e vazhdueshëm që nëse sot ata dhe të tjerë të pakët si ata, nuk do të mund ta trashëgojnë mjeshtërinë ato do të humbasin me kohën.

Specialistët e mbetur kanë ende mundësinë të përgatisin brezin e ri, të përcjellin ato njohuri që kanë fituar ndër vite dhe për këtë duhen shkolla, kurse të plota. Të merren nxënësit nga shkollat profesionale ose dhe të mesme, të trajtohen në gdhendjen e gurit dhe drurit sepse për restaurimin këto janë teknika kyçe”, thotë Fani.

Nisur nga këto nevoja, por edhe nga perspektiva e zhvillimit të qyteteve muzeale që e kanë në qendër të ofertës së tyre peizazhin e banesave të gurta, dekoruar me punimet e drurit, specialistët theksojnë nevojën e arsimimit dhe përgatitjes së të rinjve në këtë drejtim. Organizatat Jo-qeveritare dhe organizimet e artizanëve kanë nisur përpjekjet me projekte pilot për të përgatitur brezat e rinj të artizanëve, guida dhe teknika të reja të punimit të gurit dhe drurit.

Për periudhën 2016-2020 vetëm në dy qytete, Berat dhe Gjirokatsër janë trajnuar nga projekti  ‘Teknikat tradicionale në ndërtim’ dhe certifikuar mbi 65 mjeshtra dhe ndihmës-mjeshtra për teknikat e punimit dhe restaurimit të gurit në ndërtesat historike”, rrëfen Ana Pekmezi, nga  Organizata Jo-qeveritare “Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri” (CHwB – Albania).

Pamundësia për tu punësuar me këto profesione dhe rezultatet që nuk preken shpejt, bën që edhe këta mjeshtra të dalë së fundmi të gjejnë forma të tjera punësimi jashtë kësaj fushe.

Vazhdimisht pregatis djem të rinjë, që afrohen për punë, punojnë disa muaj, por kanë pritshmëri shumë të mëdha dhe kur shohin që kjo punë do vullnet, pasion dhe përkushtim largohen dhe ma kanë lënë punën në mes”, thotë Bilbili.

Pajisja e mjeshtrave restauratorë me një licensë individuale për të kryer punime të thjeshta,  riparimi e restaurimi në ndërtesat historike, do të nxiste krijimin e skuadrave të vogla të punës, ku do të mund të angazhoheshin edhe më të rinjtë”, sugjeroi Pekmezi.

Në këtë mënyrë, do të sigurohej jo vetëm vazhdimësia e këtij profesioni, por do të lehtësohej edhe procesi i mirëmbajtjes të monumenteve të këtyre qyteteve”, shtoi ajo.

Nevojën për ndëhyrjen e institucioneve përgjegjëse në këtë çështje e kërkojnë dhe mjeshtrat Bilbili dhe Fani, duke vendosur theksin tek arsimimi i plotë dhe afatgjatë.

Kjo duhet bërë me shkolla. Nga njëra anë të mësohet profesioni dhe kjo nuk bëhet me kurse disa mujore, por do punë të përditshme shumë mujore. Nga ana tjetër të zbatohet në terren puna me qëllim që të kultivohet dashuria për këtë profesion”, thotë Fani.

Adelina Theodhori, një artizane që synon promovimin e traditës në Berat dhe që ka bashkuar artizanët e qytetit në “Qendrën Margarita”, duke i ndihmuar në shitjen e produkteve që ata realizojnë, sugjeron për ndërhyrje institucionale për mbajtjen gjallë të traditës.

Është domosdoshmëri të punohet me të rinjtë në qytet sepse ringjallim zejet në zhdukje, ndihmojmë të rinjtë, i shmangim nga rruga duke u dhënë punë dhe i përgatisim nëpërmjet kurseve të trajnimit që të jenë të aftë të punojnë si ndihmësa duke përfituar eksperiencë pas ustallarëve që po moshohen dhe nesër të jenë të aftë të punojnë të pavarur”, thotë ajo./Amfora/

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet adelina theodhori ana pekmezi jorgji fani qytetet muze adelina theodhori ana pekmezi jorgji fani qytetet muze

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet