Berisha për Lulzim Bashën: Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën
6 Dhjetor, 14:...
Aktualitet
Gazetarët ‘non grata’ nga SPAK&GJKKO? S’lejohen të shkojnë në gjyqe, Qyno: Përdorin COVID
10 Maj 2022, 16:17Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari investigativ, Elton Qyno ka ngritur zërin për një fenomen që duket se është kthyer në zakon tek Gjykatat në vend, që u kanë vendosur “non grata” profesionistëve të fushës. Me anë të një postimi të bërë në Facebook, Qyno shkruan se kudo mund të hysh përveçse të ndjekësh seancat gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Pretendimi kryesor që përdoret për të mbajtur larg gazetarët është pandemia e koronavirusit, kur në fakt në vend janë hequr të gjitha kufizimet, por mesa duket ka vende me “vijë të kuqe” që konsiderohen ende vatra COVIDI.
“Gjyqtarë e prokurorë vijojnë të sillen sikur në atë godinë është vatra kryesore e COVID-19 dhe për pasojë nuk mund të hapen. Akti normativ i nxjerë nga kryeministri Rama që kufizonte lëvizjen e qytetarëve vijon të jetë një bibël apo kuran i shenjtë për gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm. Ulsi Manja dhe KLGJ, bëni një telegram nga Gjykata,”-shkruan ai ndër të tjera.
POSTIMI I PLOTË:
Ndërkohë që të njëjtin shqetësim ka shfaqur edhe gazetarja tjetër Klodiana Lala, e cila nuk ka mundur që të marrë pjesë në gjyqin për Talo Çelën, pas gjyqtarja e kishte trajtuar dosjen si “top sekret”. Gjë që nxiti gazetaren të aludonte se brenda seancës bëheshin pazare për ndryshimin e akuzave dhe uljen e dënimit për Çelën.
(k.m/dosja.al)
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
TROPOJË– Vazhdon tmerri në alpet e Valbonës. Turisti gjerman që ndërroi jetë pasi ra në humnerë, ende nuk është nxjerrë nga vendi ku ka përfunduar në...
TROPOJË– Udhëtimi i katër turistëve gjermanë në Theth është kthyer në një tragjedi! Katër turistët ishin nisur për të eksploruar natyrën, por nga tër...
TIRANË- Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha nuk u paraqit të martën në seancën publike në KPA kur ishte përcaktuar të paraqiteshin konkluzionet përfund...
TIRANË- Një punëtor ka rënë nga kati i 6 i një ndërtese në Tiranë. Mësohet personi që ka humbur ka qenë 50 vjeç dhe me inicialet K.A. Ngjarja e rënd...
SHKODËR- Jemi gati që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të paktën kështu u shpreh nga Shkodra, ambasadori holandez në Shqipëri, Re...
IZRAEL- Një aeroplan që fluturonte nga aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit sot është kthyer mbrapsh pasi fotot e përplasjeve të avionit u shfaqën në telefonat cel...
TIRANË– 44 persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka as...