LIVE UPDATES
Aktualitet

Grenell: Blinken, agjent i George Soros në Ballkan, Berisha është mik i amerikanëve

6 Nëntor 2021, 09:53 Nga DOSJA
Grenell: Blinken, agjent i George Soros në Ballkan, Berisha është

Administrata Biden ka ngecur sërish drejt krijimit të një fiasko-je ndërkombëtare. Sekretari i Shtetit Blinken kryeson akuzën për ndërhyrje në politikën zgjedhore, duke e përqendruar vëmendjen e tij tek ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha. Për ata që nuk e njohin politikën ballkanike, zoti Berisha është një njeri me një të kaluar dinamike, një kundërshtar i vendosur i komunizmit, themelues i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe mik i amerikës.

Pas një karriere të gjatë për të larguar Shqipërinë nga shtypja komuniste, Berisha është larguar nga pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në politikë, duke preferuar të ndihmojë në promovimin e konservatorëve me të cilët ndan mendime të njëjta dhe politikave antisocialiste. Por Sekretari Blinken tronditi rajonin në maj duke shpallur sanksione udhëtimi në dukje të pabaza kundër zotit Berisha dhe familjes së tij duke i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Sekretari Blinken shkroi në Twitter për të akuzuar zotin Berisha për “akte korruptive” dhe “minim të demokracisë në Shqipëri”.

Berisha i ka kritikuar veprimet e Departamentit të Shtetit si vepër të miliarderit radikal të majtë George Soros dhe Shoqërisë së tij të Hapur, një organizatë që pretendon se promovon transparencën dhe të drejtat e njeriut në Ballkan. ACLJ dhe dega jonë ndërkombëtare, Qendra Evropiane për Ligjin dhe Drejtësinë (ECLJ) , kanë ekspozuar ndikimin e madh, radikal dhe atë që disa mund ta quajnë të korruptuar të Soros në skenën botërore. Pretendimet e Berishës për Sekretarin Blinken dhe Soros nuk duhen hedhur poshtë kaq shpejt.

Prindërit e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Vera dhe Donald Blinken, kanë dhuruar vazhdimisht për Shoqërinë e Hapur , madje kanë krijuar një fond të përhershëm në një arkiv të dhënash me bazë në Evropë që mban emrin e tyre, “Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken”.

Kongresmeni Lee Zeldin, një anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kohët e fundit u përball me Sekretarin Blinken për sanksionimin e tij të papritur ndaj Berishës. Sekretari Blinken përcolli pak besim kur iu kërkua justifikim, duke thënë: Nuk kam asgjë për të ndarë. Ndërsa Blinken ofroi paqartësi për ndjekjen e Komitetit, asnjë informacion apo provë e tillë nuk është dorëzuar.

Aktualisht, e vetmja provë që dimë është kundërshtimi i vendosur i Berishës ndaj ndërhyrjes politike të Soros, të cilën zoti Berisha e ka cilësuar si anashkalim të sundimit të ligjit dhe ndikimit informal në të gjithë rajonin e Ballkanit. Vetë zoti Berisha në vitin 2017 u bëri thirrje qeverive të mëdha të hetonin rolin e Soros në politikën rajonale dhe shkoi aq larg sa të inkurajonte të tjerët që ta shpallnin Sorosin “non-grata”. Berisha ka përvojë personale me Sorosin që në ditët më të hershme të kombit të ri që daton 30 vjet më parë. Të dy dikur kishin kërkuar të punonin së bashku për të zhvilluar një shoqëri civile të pavarur; megjithatë, në sytë e Berishës, Soros thjesht po krijonte strehë të sigurta burokratike për mbështetësit e ish-diktaturës komuniste. Vitet e tensionuara të themelit të demokracisë shqiptare kanë galvanizuar këndvështrimin e Berishës, duke shkuar aq larg sa të pohojë se: George Soros është një armik i ashpër i maskuar i vlerave që ne besojmë dhe ndajmë.

Sekretari Blinken tani përballet me një sfidë të re ndaj autoritetit të tij në formën e gjykatave ndërkombëtare. Javën e kaluar, Gjykata Korrektuese e Parisit njoftoi se do të dëgjonte Berishën dhe pretendimin e tij se Blinken ka shpifur mbi reputacionin e tij duke e shpallur atë persona non-grata. Dhe Berisha ka të dretjë. Këto sanksione udhëtimi të SHBA-së që Blinken ka përdorur kundër Berishës janë zakosnisht një lëvizje e rezervuar për disa nga shkeljet më flagrante në botë, të mbështetura me prova të shkeljeve të normave ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë atë të oligarkëve rusë. Megjithatë Berisha ka qenë mik i SHBA-së dhe madje është pritur nga të dy presidentët Bush. Populli amerikan dhe bota duhet të pyesin nëse u është shitur një premtim i rremë nga Administrata e Biden. Në fund të fundit, kjo është një administratë që na premtoi “kthimin në normalitet”.

Shtetet e Bashkuara janë dhe do të jenë gjithmonë një komb i qeverisur nga ligji dhe arsyeja; dhe këto sanksione, në mungesë të provave, shërbejnë vetëm për të minuar besueshmërinë e SHBA-së. Sekretari Blinken duhet të sigurojë provat e tij mbështetëse nëse Kongresi dhe populli amerikan do të besojnë në kompetencën e Biden në skenën botërore. Është koha që Kongresi të kërkojë provat për sanksionet shqiptare që Blinken na tha se kishte. Unë personalisht nuk i kam parë kurrë dhe jam përqendruar në çështjet e Ballkanit si ushtrues i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Marrë nga ACLJ

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore opinione george sorosi richard grenell richard grenell per berishen sali berisha non grata george sorosi richard grenell richard grenell per berishen sali berisha non grata

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Nëntor 2021, 10:04

Qytetari djeg flamurin serb në mes të Fierit

FIER – Kristaq Ziu, një qytetar nga Fieri ka djegur flamurin serb në mes të qytetit.Nuk dihet nëse kjo ka ardhur si reagim i ngjarjes së disa ditëve më pa...

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë