LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Pronari’ i kokainës që i mori jetën Jak Prengës, kush është vlonjati Gramoz Rexhepi, mjeshtri i arratisjes që vrau d

29 Janar 2020, 14:59 Nga DOSJA
‘Pronari’ i kokainës që i mori jetën Jak

TIRANË Dosja.al zbuloi identitetin e 4 porositësve të pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Një prej tyre është edhe famëkeqi Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës nga qëndra e Kamzës.

Kush është vlonjati me dy emra? Si e fitoi reputacionin e tij si “mjeshtri i arratisjeve” për t’u bërë një nga 10 më të kërkuarit nga Interpoli?

Vlonjati e nisi karrierën e tij kriminale me vrasjen e dy policëve dhe vijoi me krime të tjera të rënda në Europë. Me emrin e Gramoz (Dritan) Rexhepi janë dokumentuar dhjetëra akuza nga katër shtete të Europës: Italia, Holanda, Belgjika dhe Spanja.

VRASJA E POLICËVE/ NISJA E KARRIERËS KRIMINALE

40-vjeçari shqiptar kërkohet për t’u burgosur pasi ka qënë i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 2 efektivevë të policisë në Fushë – Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998. Por nuk u ndal këtu… Vlonjati Gramoz Rexhepi, që më vonë e ndryshoi emrin në Dritan, do të shënonte shumë shpejt rritje në “karrierë”. Në vitin 2006 ai do të ishte pjesë e më të kërkuarve në Shqipëri. Asokohe student i Juridikut, hyri në hollin e hotel “Tiranës” me dy pistoleta. Sipas akuzës të dy të rinjtë ishin vrasës me pagesë dhe u kapën menjëherë për t’u dërguar Rexhepin në komisariatin e Policisë në Durrës, ku pas 2 ditësh do të dilnin para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë deri në përfundimin e hetimeve.

Ky ishte pikërisht momenti ku Rexhepi fitoi emrin e shumëmerituar si ekspert i arratisjeve, duke u kthyer në një legjendë për të gjitha ata që vuanin dënim. 40-vjeçari përfitoi nga një moment hutimi i efektivëve që e ruanin, të cilët me siguri nuk e njihinin potencialin e tij, për t’u larguar nga burgu. Efektivët ia kishin edhe më të lehtë detyrën pasi kishin vendosur t’iu linin dyert hapur me qëllim komunikimin me njëri-tjetrin.
Kaq mjaftoi për të! Sapo doli nga qelia e tij, Rexhepi ktheu xhupin nga ana tjetër për të ndryshuar ngjyrën, mori nën krah një dosje që gjeti mbi tavolinë dhe kaloi si “zotëri” rojën tek dera. Alarmi dhe kërkimet në çdo skutë ishte më kor pasi Rexhepi tashmë ishte larg dhe në hapat e tij të parë të shënimit të historisë si një nga kriminelët më të frikshëm të historisë së vendit.

TRE VITE MË PAS NË ITALI

Që prej asaj nate, për Dritan Rexhepin nuk u dëgjua më për 3 vjet me radhë… Në vitin 2009 emri i tij rishfaqet nga mediat italiane pasi vlonjati ia del që të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë, në Pavia, bashkë me dy shqiptarë të tjerë. Dritan Rexhepi, Ylli Ndoji dhe Leonard Myrtaj, që të tre të akuzuar për krime të rënda arritën të arratiseshin natën e 11 marsit. I riu shqiptar kishte rënë në burgun e Italisë për një krim të rëndë të kryer në Venecia. Ndërkohë njëkohësisht kërkohej edhe nga Belgjika dhe Hollanda për trafik ndërkombëtare droge. Për tre vite duket sikur i kishin mjaftuar ‘vlonjatit’ për të “pushtuar” Europën.

NDESHJA E CHAMPIONS-it E DOGJI

Rexhepi zhduket sërish. Nga viti 2009-2011 vlonjati mban një profil të ulët duke iu shmangur Policisë me çdo kusht. Por nuk ia del dot. Në 2011 ai arrestohet për grabitjen e një banke në Barcelonë, në një moment kur në qytet festohej fitorja e Champions League nga ekipi i Barcelonës. Vlonjati dhe banda e tij kishin zgjedhur ditën e 29 majit, duke marrë parasysh se nuk do të binin shumë në sy për shkak të festimeve që po organizoheshin në qytet. Por nuk shkoi sipas planit, Grabitja bëri bujë të madhe dhe policia vendase arriti që të kapte grupin e shqiptarëve mes të cilëve i shumë kërkuari Dritan Rexhepi. Mister mbetet fakti se si ai shpëtoi nga drejtësia spanjolle pa u dënuar.

RISHFAQJA NË BELGJIKË

Të qëndruarit në hije duket se është diçka që nuk i pëlqente vlonjatit. Pas vetëm disa muajsh mungesë, ai rikthehet fuqishëm në Belgjikë, ku edhe u arrestua për t’u çuar në burgun e Antverp, në tetor të vitit 2011. Por duke qënë se nuk kishte bërë asnjë krim të rëndë do të ekstradohej në Itali. Autoritetet belge i besuan pamjes së tij, duke mos e menduar ndonjëherë grabitjen. Dhe bënë shumë gabim. Rexhepi e mbajti lart reputacionin e tij duke u arratisur pa asnjë problem nga burgu i sigurisë së ulët. Në fakt shqiptarit nuk i kishin vënë rëndësi, se burgu ku ishte strehuar Rexhepi është një nga më të vjetrit në Belgjikë dhe nuk konsiderohet i përshtatshëm për kriminelët serioze. “Ka vetëm dy roje të pranishëm për 120 persona, kështu që mundësia e arratisjes është shumë e lartë” thuhej në raportin e Ministrisë së Drejtësisë pas arratisjes. Pra…bukë e djathë për të…

Anglia- “toka e ëndrrave”

Më vonë flitej se ndodhej në Angli dhe figuronte ndër 18 më të kërkuarit në Mbretërinë e Bashkuar. ‘Scotland Yard’ publikoi foton e tij duke shkruar se ai ishte një nga 17 të huajt më të rrezikshëm që gjendeshin në tokën e tyre, duke lënë në dispozicion të qytetarëve edhe numrin e telefonit ku mund të jepnin informacion mbi vendndodhjen e tij. Por gjejeni pak? Asnjë! Nuk e kapën dot kurrë. Nuk dihet nëse ishte zotësia e tij për t’u fshehur mirë apo sepse kishte qënë në Angli vetëm për një moment tranzit pasi në mendje kishte diçka tjetër.

SUPERKAPJA NË QUITO/ Si u zbulua Gramoz Rexhepi

Asnjë nuk u vërtetua deri kur u arrestua sërish, ndërsa me vete kishte një pasaportë greke. Në qershor të 2014, me identitet tjetër, pamje të tjerërsuar Gramoz Rexhepi mbeti për më shumë se një muaj i paidentifikuar. Superoperacionin i Policisë në Quito të Ekuadorit, ku edhe u kapën 278 kilogramëve kokainë, prangosi edhe vlonjatin. Në atë operacion u tha se personat që transportonin lëndën e kushtueshme ishin me kombësi të ndryshme, ku u tha se mes tyre kishte edhe vendas. Çudia ishte se mes të arrestuarve rezultonte se ishte edhe babai 67-vjeçar (asokohe; tani 71 vjeç) i Dritanit, P. Rexhepi. Në skenë, për të sqaruar gjithçka hyri dhe motra e tij Entela, e cila u shpreh se nuk kishte lidhje babai. Ajo pohon se të atit të saj i kishte humbur pasaporta nga fundi i marsit të atij viti dhe se ai e kishte zëvëndësuar.

Ndërkohë Dritan Rexhepi qëndronte në burg pa u identifikuar. Ishin gjurmët e gishtave ato që zbuluan se personi i arrestuar ishte pikërisht 34-vjeçari, në atë kohë, nga Vlora. Emri i të cilit ishte i shkruar me gërma të mëdha, si një nga 10 personat më të kërkuar nga Interpoli.

(k.m.F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz rexhepi jak (jani) prenga kamez pengmarrje ne kamez renea në shijak gramoz rexhepi jak (jani) prenga kamez pengmarrje ne kamez renea në shijak

Sondazh

Poll

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar

“Kërkojmë ndryshime kushtetuese” Aktivistja lexon kërkesat e protestës: Të ngrihet qeveri teknike

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen

“Protestojmë kundër një anti-shqiptari ”/ Pensionisti: A mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij?

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në Tiranë, arrestohen dy autorët, në kërkim shoku i tyre

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro