"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Grabitje spektakolare në mes të Parisit, autorët të veshur ‘elegantë’ vodhën mbi 10 milion euro bizhuteri në
8 Shtator 2021, 08:23Nga DOSJA
FRANCË-Mund të jetë një skenar filmi Hollivudi ose një Casa de Papel në një version real. Një grup grabitësish arritën të depërtojnë në një dyqan të madh bizhuterish të zinxhirit Bvlgari, të vjedhin bizhuteri me vlerë mbi 10 milionë euro dhe të shpëtojnë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në Paris të Francës, në një nga rrugët më të ngarkuara me turistë në kryeqytet. E gjitha filloi në mesditë, kur tre burra elegantë, të cilët, sipas dëshmitarëve kishin veshur kostume të shtrenjta, por me armë automatike në duar, sulmuan dyqanin e bizhuterive Bvlgrai në Sheshin Vadom. Skenat që u shpalosën ishin një kopje e Casa de Papel.
Nën kërcënimin e të shtënave me armë, të gjithë u shtrinë në dysheme me kokën ulur dhe duart mbi kokë. Në panik, një roje arriti të shtypë butonin e alarmit të heshtur, i cili ishte i lidhur me sistemin e policisë. Grabitësit rrëmbyen bizhuteri me vlerë më shumë se 10 milionë euro dhe zbatojnë planin e tyre të arratisjes. Tre grabitësit me kostum po i prisnin jashtë dyqanit një makinë dhe katër bashkëpunëtorë të tjerë me skutera.
Policia u njoftua për grabitjen rreth orës 12 të mesditës. Të tre grabitësit, hipën në makinë ndërsa malli i vjedhur ju dha katër bashkëpunëtorëve, të cilët prisnin me motorra jashtë.
Policia u përpoq t’i ndalonte ku plumbat ranë dhe një nga autorët u plagos në këmbë dhe u arrestua. Autori i dytë kishte gjetur një vend të fshehur në një parking nëntokësor, ku u gjend dhe u prangos. I treti, megjithatë, u arratis dhe kërkohet së bashku me katër të tjerët dhe gjithë malli prej 10 milionësh.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
AFGANISTAN– Talebanët shpallën formimin e qeverisë së re të përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një m...
SHBA– Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se ishte i sigurt se Kina do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me talebanët pasi kryengritësit islamikë mo...
BRUKSEL- President i Këshillit Evropian, Charles Michel, foli rreth rëndësisë së strategjisë dixhitale dhe gjeopolitike, në të cilën Europa duhet të jetë më pak...
KOSOVË– Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku afganët që po gjejnë strehim atje janë të lirë të lëvizin jashtë hapësirave ku ata janë t...
TIRANË– Stilistja shqiptare, Nensi Dojaka ka fituar çmimin prestigjioz të Fondacionit “Louis Vuitton” për stilistët e rinj. Këtë lajm e ka bërë publ...
SHBA– Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë ende larg por në vend kanë filluar aludimet për kandidatët e mundshëm për të drejtuar vendin.Jason Miller Cheda...
MEKSIKË– Një tërmet i fuqishëm ka goditur juglindjen e Meksikës mbrëmjen e kaluar, duke shkaktuar të paktën një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mediat ...
SHBA– Departamenti i shtetit refuzoi të japë miratimin zyrtar për fluturime private të evakuimit nga Afganistani në vendet e treta, që mund të kishte shpëtuar d...
KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. Mëso...