Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Zbardhet dëshmia e dy autorëve të grabitjes së 250 milionë lekësh të vjetra nga makina tip “Range Rovber” e biznesmenit Flamur Behi. Mësohet se në dëshminë e tyre, Donald Hoxhaj, 27 vjeç dhe Gentian Kane, 44 vjeç, kanë pranuar grabitjen.
Megjithatë ata kanë shtuar se nuk e dinin shumën që biznesmeni Behi kishte me vete dhe se ishin habitur edhe vetë nga paratë që kishin gjetur. Ata shkuan edhe më tej duke rrëfyer se në momentin kur kishin rrëmbyer çantën, makina kishte qënë e hapur.
“S’ishte e mbyllur. Nuk e dinim se çfarë shume kishim grabitur. U habitëm dhe vete. E njihnim si biznesmen por nuk mendonim se do kishte aq shumë para në bagazhin e makinës. Ne morëm çantën dhe më pas u larguam nga aty”, janë shprehur dy autorët para hetuesve.
Për dy të arrestuarit, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa pritet ende vendimi i Gjykatës për ta.
Por si ndodhi ngjarja?
Donald Hoxhaj dhe Gentian Kane kanë ndjekur të gjitha veprimet e Flamur Behit qysh nga qendra tregtare “Vesa” deri tek qendra “Kristal”. Në momentin që biznesmeni Behi ditën e ngjarjes, është paraqitur së bashku me bashkëshorten e tij B.Behi në ambientet e “Kristal Center”, për të blerë një hekur rrobash dhe parkoi te qendra tregtare e tentoi që të mbyllë makinën, dy autorët bllokuan me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit për të hapur më pas ‘Range Rover’-in.
Por teksa kanë blerë hekurin dhe janë kthyer në makinë, Flamur Behi, ka konstatuar se çanta me para që ai kishte futur në bagazhin e makinës ishte zhdukur në rrethana të mistershme. Ai menjëherë ka njoftuar policinë e Tiranës, ku oficerët e kësaj të fundit filluar kqyrjen e pamjeve filmike, ku është qartësuar një person që pasi ka marrë çantën me para ka hipur në një automjet tip “Benz” me targë AA 362 ZN.
Pas verifikimeve të kryera për pronësinë e këtij automjeti me të cilin hajduti i çantës është larguar, rezultoi se mjeti ishte në pronësi të Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr” në Tiranë. Oficerët e policinë kanë telefonuar Greta Hoxhajn duke i kërkuar kësaj të fundit të paraqitet në polici së bashku me mjetin e saj. Por Hoxhaj, ia ka kthyer oficerëve se ndodhej në qytetin e Fierit dhe se në datën 22 maj makinën e saj e ka përdorur, vëllai Donaldo Hoxhaj. Përmes Donald Hoxhajt është identifikuar edhe i dashuri i gazetares Gentian Kane. Fillimisht policia ka telefonuar Hoxhajn, por dhe ky person i ka pohuar se ndodhej në Fier, pasi kishte babain sëmurë dhe të shtruar në spital.
Jo shumë minuta pas kësaj telefonate, policinë e Tiranës, e ka marrë një avokate e cila i ka kërkuar uniformave blu se do paraqitej në polici së bashku me Donald Hoxhajn dhe Gentian Kanen për t’u vetëdorëzuar së bashku me shumën e parave që kishin vjedhur, 250 milionë lekët, që grabitën tek makina “Range-Rover” e Behit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë-Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit vetëm në Tiranë janë konfirmar 24 raste të reja me koronavirus. Sipas MSH-së...
SARANDË- Një konflikt mes tre personave në Sarandë, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.Mësohet se një 43-vjeçar, i cili ishte ne gjendje ...
BERAT– Gjykata e Beratit ka liruar dy punonjësit e Bashkisë pas arrestimit të tyre për vdekjen e 4-vjeçari, i cili ra në kontakt me disa kabuj elektrikë....
Shqipëri- 25 raste raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 1029 numri i të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme...
Tiranë- Konfindustria i kërkon qeverisë rikthimin e menjëhershëm në normalitet të jetë ekonomike. Sipas Konfindustrisë dëmi ekonomik i përllogaritur në muajt ma...
Tiranë- Komisioni i Jashtën i Vlerësimit ka konfimuar në detyrë komandantin e Gardës, Gramoz Sako. Sako iu nënshtrua ditën e sotme procesit të Vettingut, prej k...
Durrës- Ditën e sotme në Durrës janë ngritur në protestë banorët e një prej komplekse të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata kërkojnë ndërtimin e pallateve ...
Tiranë- Gazetari Telnis Skuqi ka publikuar një foto në Facebook, ku sipas tij në të shfaqen punonjësit e Agjensisë Shtetëtore të Kadastrës në Sarandë, të cilët ...
TIRANË– Një efektiv i togës së shoqërimit në Gjykatën e Tiranës ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se disa ditë më parë, ai së bashku me nënën e tij...
Tiranë- Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në vend. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID...