LIVE UPDATES
Aktualitet

GOLAT- 50 mijë € për të liruar vrasësin, kush është Amarilda Leka, ‘kokëkuqja’ që zhvati të “FORTËT” duke u

15 Nëntor 2019, 15:40 Nga DOSJA
GOLAT- 50 mijë € për të liruar vrasësin, kush

TIRANË– Amarilda Leka, 33-vjeçarja që ra sot në prangat e policisë është një emër mjaft i njohur për Policinë e Shtetit. Ish-Asistentja e ish-ministres Milena Harito, shtirej si juriste është arrestuar edhe herë të tjera, për të njëjtat arsye teksa ka zhvatur para nga të arrestuar, duke u premtuar se do të ndërhynte tek gjyqtarët dhe do t’u mundësonte atyre lirinë.

Por ëndrra e 33-vjeçares është ndërprerë nga blutë e kryeqytetit që e pikasën sërish Lekën, të përfshirë në një mashtrim.  Dosja.al risjell në vëmendje herët që e reja ka rënë në pranga dhe fabulat e mashtrimit të saj.

Amarilda Leka u arrestua në vitin 2015 pas denoncimeve të shumta ndaj saj dhe është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”.

Por si ra në kurth nga denoncimi i saj Leka?

Amarilda Leka, në vitin 2015 arriti që t’i merrte 25 mijë e 500 euro Zef Gjokës, vëllait të të arrestuarit, Xhorxh Gjoka, i cili ishte kapur me drogë. Leka, 30-vjeç në atë kohë mësohet se ka kontaktuar Gjokën dhe i ka thënë se ishte nusja e djalit të ish-ministrit të ndjerë, Luan Hajdaraga, Ervinit, dhe se kishte njohje shumë të forta me gjyqtarët.

Po ashtu në të njëjtën kohë, Leka, që prezantohej me emrin Ilda Leka, arriti të mashtronte edhe një taksist me emrin Liman Koçi, të cilit i premtoi se do t’i lironte djalin nga burgu në këmbim të 42.500 mijë eurove. 

Më pas, ‘juristja’ i kishte thënë Gjokës dhe Koçit që të shkonin te dera e burgut dhe të prisnin pasi nga momenti në moment të afërmit e tyre do të liroheshin. Por kjo gjë nuk ndodhi asnjëherë pasi paratë, e reja i shpenzonte për jetë luksi…

Dy të mashtruarit filluan të kërkonin llogari për paratë e tyre. Por në vend që t’ua kthente, Leka i kërkoi Koçit edhe një tjetër pagesë prej 8000 eurosh.

“S’kam taksirat të më bësh gol ti me 8 mijë euro,”- është zbuluar t’i ketë thënë taksisti në një nga bisedat me ‘juristen’.

Ndërsa e reja ia ka thyer: Lart janë të pakënaqur, por unë do t’i marr borxh nga një afërmi im dhe e mbyllim këtë punë.

Por presionet u shtuan ndaj Amarilda Lekës, dhe kjo e fundit e ndjerë nën presion, ka bërë një kallëzim për kanosje ndaj Gjokës dhe Koçit, teksa u shpreh para policisë se ata e kërcënonin dhe se donin ta vrisnin. Tabulatet telefonike dhe të dhëna të tjera të zbuluara nga grupi hetimor dolën në rezultatin se dy të sipërpërmendurit, jo vetëm që nuk e kërcënonin me jetë por që kërkonin me të drejtë paratë e tyre mbrapsht.

Bashkë më Amarilda Lekën në këtë rast u dënuan për ryshfet edhe Gjoka me Koçin, me nga katër muaj burg secili.

Gjatë kësaj kohe, Amarilda Leka ishte sekretare e shtabit elektoral të PS-së në Tiranë, ‘asistente’ e ish-Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito. Por më 2 tetor të këtij viti, Harito e përgënjeshtroi këtë gjë duke u shprehur se Leka nuk ishte sekretare e shtabit elektoral të PS-së në Tiranë, por thjesht aktiviste e PS-së.

“Amarilda Leka, e arrestuar sot paradite nga policia nuk ka qenë sekretare elektorale e PS-së, por një aktiviste e kësaj partie si dhjetëra mijëra të tillë në Tiranë. Po ashtu ajo nuk ka pasur asnjëherë, ndonjë detyrë në asnjë nga stafet e agjencive në varësi të Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Prezumimi i pafajësisë është një parim themelor i të drejtave të njeriut dhe fajësia apo jo e kësaj shtetaseje për akuzën për të cilën është arrestuar është kompetencë e organeve të drejtësisë. Pavarësisht kësaj, një gjë është e qartë për të gjithë: Koha kur militantizmi politik përdorej si mburojë për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor për shkeljet apo krimet e kryera, ka perënduar një herë e mirë në 23 qershor 2013. Të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit pavarësisht nëse janë mbështetës të Qeverisë apo opozitës dhe gjithkush mban përgjegjësi ligjore për veprimet që kryen në jetën e tij të përditshme,”- shkruante në 2 tetor 2015 Milena Harito.

Edhe Ervin Hajdaraga, djali i ish-ministrit që në atë kohë punonte  psikolog te Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,deklaroi se nuk kishte lidhje falë me vajzën në fjalë.

“U njoha përmes gazetës me personin që kishte përdorur emrin tim. Ishte sa e hidhur aq dhe qesharake, sepse unë me këtë person nuk e njoh fare, s’kam asnjë lidhje. Kur e pashë më erdhi për të qeshur, sepse s’mund ta merrja seriozisht. Edhe gjykata nuk e ka marrë seriozisht këtë mashtruese sepse do më kishte thirrur për një verifikim,”- mësohet të jetë shprehur ai.

Sot Amarilda Leka është vënë sërish në pranga pasi i kishte marrë 50 mijë euro të afërmit një të dënuari për vrasje me inicialet A.M., i cili e vuan dënimin e tij në Bënçë të Tepelenës me premtimin se do të ndërhynte tek gjyqtarët për lirimin e tij. Ajo pritet të përballet me akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”.

(f.m/f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet amarilda leka arrestohet amarilda leka golat e juristes mashtruese amarilda leka arrestohet amarilda leka golat e juristes mashtruese


Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari