Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ELBASAN– Sot është Dita e Verës, një festë tradicionale që festohet në Shqipëri por më së shumti në Elbasan, ku gatuhen edhe ballokumet tradicionale. Megjithatë sot nuk do të festohet për shkak të koronavirusit.
Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja është shprehur se ditën e sotme mijëra njerëz do të festonin në Elbasan dhe do të argëtoheshin me aktivitetet e parashikuara por shëndeti i të gjithë qytetarëve është më i rëndësishëm.
“Këtë Ditë Vere, mijëra njerëz kishin menduar ta festonin në Elbasan për t’u argëtuar me aktivitet e parashikuara, për të shijuar gatimet tradicionale, për të vizituar pikat turistike të Elbasanit. Sa bosh duket shtëpia jonë pa të gjithë ju, miqtë tanë që nuk na mungoni asnjë vit. Por shëndeti i të gjithëve ne është shumë i rëndësishëm. Ju kemi premtuar një festë shumë më të madhe vitin e ardhshëm, por ndërkaq po ju sjellim disa copëza nga Elbasani ynë. Gëzuar Ditën e Verës me plot shëndet në familjet tuaja. Festojmë në shtëpi!“-shkruan Llatja.
POSTIMI I PLOTË:
Në vend është ndaluar qarkullimi i mjeteve nga qyteti në qytet, në mënyrë që të mos përhapet koronavirusi, i cili deri më tani ka infektuar 33 persona dhe ka marrë jetën e një të moshuare. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës.
Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Shqipëria nuk e feston sot “Ditën e verës”, këtë festë të lashtë parafetare, për shkak të shtetrretimit nga koronavirusi. Në një ditë normale, ditën e ...
SHBA– Këngëtarja e njiohur amerikane Gloria Gaynor në mes të kësaj situate të vështirë të krijuar si shkak i koronavirusit ka publikuar një video në rrjetet s...
DashiNëse ju intereson dikush, përvishni mëngët! Hëna është në favorin tuaj dhe ju keni dëshirë që të jeni në qendër të vëmendjes. Sa i takon punës do të keni d...
ITALI-Edhe pse Italia, tashmë është në luftë me sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit, disa banorë kanë vednosur që ta marrin me sportivitet,pasi ata kanë da...
TIRANË– Muaji mars do të sjellë të papriturat e tij. Astrologia Meri Shehu ka publikuar renditjen e shenjave të horoskopit nga më pak e favorizuara t...
Vajza e njohur e showbizz-it, Françeska Jaçe është bërë nostalgjike. Kohët që po jetojmë në Shqipëri s’janë më të njëjtat, ku numri i të prekurve ...
TIRANË– Shumë prej personazheve VIP në Shqipëri, janë bërë një shembull ndërgjegjësimi për njerëzit e thjeshtë, duke treguar disa rregulla që duhet të ndje...
SHBA– I realizuar nëntë vite më parë, por me një përmbajtje thuajse identike me atë çka po ndodh sot në botë, një virus vdekjeprurës që përhapet përmes t...
TIRANË– Aktori Olsi Bylylu ka pranuar ndalimin nga unifromat blu dhe u ka dhënë përgjigje të gjitha lajmeve që janë publikuar ditën e sotme në lidhje me kë...
TIRANË– Pak ditë më parë, moderatorja sportive ndau lajmin e trishtë, të ndarjes nga jeta të babait të saj. Ditën e sotme, me anë të një statusi në rrjete ...