LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dashuri dhe energji gjithë kohës, kjo është shenja që do të sundojë gjatë muajit mars, mësoni parashikimin e yjeve për

13 Mars 2020, 20:19 Nga DOSJA
Dashuri dhe energji gjithë kohës, kjo është shenja që

TIRANË– Muaji mars do të sjellë të papriturat e tij. Astrologia Meri Shehu ka publikuar renditjen e shenjave të horoskopit nga më pak e favorizuara tek më e favorizuara duke përshkruar edhe karakteristikat e fushave kryesore të jetës për çdo shenjë. Kështu sipas renditjes, fatin më të madh për këtë muaj e gëzon Bricjapi, i cili do të jetë plot energji. Ndërsa shenja me më pak fat është Luani, e cila do të hasë në probleme të vogla ekonomike.

Luani – Presupozohet që muaji Mars t’ju japë disa problematika për sa i përket anës ekonomike. Ata duhet të përcaktojnë një rrugë të qartë, por do jenë shumë të ndjeshëm dhe sentimentalë. Para tyre do shtrohen kërkesa shumë të forta nga të tjerët. Do jetë një periudhë e mirë stabilizimi në jetën personale, mund të martohen ose fokusohen në një biznes të sigurt. Për sa i përket shëndetit çlirohen nga disa sëmundje kronike, që mund t’i kenë stresuar këto dy vitet e fundit.

Gaforrja – Do çlirohet pas datës 20 dhe marrëdhëniet do fillojnë të qetësohen. Por duhet të kenë parasysh se çështjet ekonomike ose marrëveshjet e fshehta do shkaktojnë disa problematika. Do fillojnë ngatërresa në çëshjet ekonomike, por edhe ato shpirtërore. Do kenë një ngarkesë të madhe emocionale dhe kushtëzime ekonomike. Në dashuri nuk ka problematike dhe do çlirohen nga marrëdhënia që i kanë bërë të vuajnë për disa vite.

Binjakët – Ky muaj do jetë përcaktues në fushën e ndjenjave dhe do kenë një variant të fuqishëm dhe do jenë të fokusuar në një person ose lidhje pas së cilës do lidhen shumë fort. Ky muaj është pozitiv nga pikëpamja ekonomike. Nga ana shëndetësore nuk ka asnjë lloj problematike.

Demi – Jeta e tyre do zbukurohet pas datës 10. Do vendosen përpara një përgjegjësie të madhe për sa i përket karrierës së tyre. Çështja ekonomike do përmirësohet pas datës 16 Mars. Nuk pa probleme me shëndetin përveç lodhjes. Do marrin shumë përgjegjësi nuk u lejohet të sëmuren.

Shigjetari – Shpëtuan nga problemet e konsiderueshme psikologjike, do jenë më të relaksuar për sa u përket qëllimeve të tyre. Duhet të luftojnë për çështjet ekonomike dhe nuk duhet të presin. Ky do jetë muaji i shpejtësisë dhe veprimit për çështjet e tyre ekonomike. Duhet të kenë kujdes për sa i përket shëndetit sepse do kenë shumë vrull në lëvizje pas datës 20.

Peshorja – Duhet të kenë kujdes dhe mos nxitohen me çështjet familjare sepse marrëdhëniet në shtëpi do jenë konfliktuale dhe të nxehta. Çështjet ekonomike vijnë të mira, sidomos nga trashëgimitë ose nga detyrimet që u kanë të tjerët nga e kaluara.

Ujori – Do futen në një moment serioz në marrëdhëniet e tyre me veten dhe të tjerët, do fillojnë planifikimin dhe ndërtimin e një baze të rëndësishme në jetën e tyre, e cila në fillim mund të jetë e vështirë. Dashurinë e kanë shumë të mirë deri në datën 16. Do bëjnë punë të mirë dhe çështja ekonomike do fillojë të marrë drejtim.

Virgjëresha – Nuk do kenë konflikte me planetët dhe do ju plotësohen një dëshirë dhe një variant i mirë në jetën personale, bashkëpunime pune të rëndësishme dhe takime me njerëz të rëndësishme. Do mereni shumë me punën dhe çështjet ekonomike. Do luftoni shumë që figura juaj të jetë e padiskutueshme dhe do merrni punë drejtuese. Mbas datës 16, marrëdhëniet do bëhen të qarta.

4.Akrepi – Do merren shumë me çështje familjare, me stabilitetin, do ndërtojnë një gjë serioze në jetën e tyre. Do keni variante të mira, udhëtime, marrëdhënie me jashtë. Një partnetitet i ëmbël do futet në jetën e tyre me dëshirën për t’i ndihmuar ose për të bashkëpunuar mbi kontrata të mira ekonomike. Shëndeti është i mirë, por duhet të kenë kujdes me njerëzit e moshuar në jetën e tyre.

Dashi – Do çlirohen nga kompleksiteti dhe do kenë qëllime shumë të forta. Do ushtrojnë presion ndaj të tjerëve për të realizuar synimet e tyre. Ndihen të lodhur, por nuk paraqiten problematika në shëndet, vetëm stresi që mund t’ju vijë nga puna e përditshme. Dashuria është e mirë.

Peshqit – Deri në 4 Mars duhet të kenë kujdes në kontrata dhe marrëveshje. Do rregullojnë marrëdhëniet personale që diku i kanë humbur. Çështjet ekonomike vijnë shumë mirë dhe njohje të reja në jetën personale. Shëndeti shfaqet me pak problematika, se fillojnë dhe mbyllen psikologjikisht në vetvete, pas datës 20.

Bricjapi – Kanë gjithë vullnetin dhe energjinë për të vepruar deri në fund të Marsit. Do vijnë gjëra të mira, do çlirohen nga disa detyrime dhe probleme shëndetësore, sidomos pas datës 20. Paraqitet një periudhë më e ndritshme për sa i përket punës. Dashuria shumë e mirë pas datës 16 sepse do kenë dëshirën të merren me çështjet personale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz meri shehu parashikimi i yjeve meri shehu parashikimi i yjeve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet