Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Madje flakët gjigande që përfshin apartamentin në katin e tretë nuk kanë kursyer edhe banesat e fqinjëve të familjes Osmanaj, të cilat kanë pasur dëme. Banorët e pallatit kanë rrëfyer për gazetaren Ismalaj se 36-vjeçari është person problematik dhe i dhunshëm, pasi dhe herë të tjera ka tentuar që t’i vënë zjarrin banesës, madje ka hedhur edhe orendi shtëpiake nga ballkoni. Mësohet se ai jetonte bashkë me nënën e tij, pasi ishte divorcuar. Aktualisht ai ndodhet në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për
Qysh kur isha fëmijë një gjysh më dilte mangut. Atëhere ishin gjallë dy gjyshet dhe gjyshi nga nëna. Ndërsa gjyshi nga babai nuk më thoshte kush ku gjendej.
-Ka humbur diku,-thoshte gjyshja,aneja ime e dashur. Ane e quajta gjyshen sa linda e deri sa ajo ndërroi jetë.
-Eh,histori e gjatë,-fliste babai e në sy i shihja një trishtim,hall a mall.
Pyesja nënën:
-Ti je fare,-thoshte ajo,-po ku di unë gjë pér babain e tit eti!
Vit pas viti doja të zbuloja diçka,por nuk ia dola. Gjithsesi gëzohesha që kisha tre të tjerët rreth meje. Që më ngrohnin dhe që rritesha si veshka mes dhjamit.
Kur shkova në klasën e tetë,nga që pér babain quhesha pakëz i rritur,një mbasdite më mori mënjanë te dhoma e tij e gjumit e ashtu shpejt e shpejt më tha:
-Kur ka ndërruar jetë babai im dhe gjyshi yt unë isha as gjashtë vjeç. Motra,halla jote pra,ishte katër dhe vëllai im,xhaxhai yt,qe motak. Në dimrin e atij viti na u tha se do nderroheshin varrezat e qytetit nga që do çoheshin diku nga rruga pér Drenovë dhe kërkohej të ishim prezentë në çgroposje. Nëna,aneja jote pra,shkoi në kohë atje,bashkë me ne të vegjëlit. Por nga që ishte shumë rrëmujë e nga që qe ftohtë e madhe nuk mundëm të duronim. Na mblodhi në krahë të tre e na solli te shtëpia,ngjitur me doktor Babaliun. I tha gruas së tij të kujdesej pak pér ne e vrapoi te varret. Por qe vonë. Varri i gjyshit ishte hapur,trupi ishte nxjerrë,nuk dihej nga kush e nuk dihej ku qe çuar. E tronditur ajo pyeti këdo,po nuk mori pérgjigje. Ashtu e lemerisur iku te varret e reja dhe po shihte brenda gropave që ende nuk qenë mbuluar. Dukej si pyetje e një të çmendure,a e keni parë trupin e burrit tim,apo,mos gabimisht te kjo gropë po varrosni burrin tim?
Nga darka u kthye në banesë,në qoftëse quhet banesë një dhomë e vetme 3×3 me banjën në oborr. Mbaj mend që qau atë natë e netët rresht. Shkonte thuajse çdo ditë te varret e reja,shpresonte që dikush do e pranonte gabimin që kishte varrosur dikë për dikë tjetër. Po shpresat u venitën dhe u mësuam me idenë që babai nuk u varros në tokë,po ama ngeli nëpër ajér. Na sheh dhe na dëgjon.
Ky shpjegim më tronditi. M’u duk makabre se si një i vdekur mund të fluturojë mbi kokat tona. Po u mësova. Më mirë të endet në re se sa brenda mes dheut dhe lagështirës,i dhashë shpjegim.
Pas një viti të kësaj bisede vdiq gjyshi nga nëna. I qëndrova te koka se mos na ndodhte e njëjta histori. Hapa mirë sytë kur e vendosën në makinën funerale,kur e varrosën,kur i vendosën emrin te kreu dhe pashë majtas emrin e fqinjit. E ngulita në kokë. Qoftë larg mos i ndërrojnë vend,kam pika orientimi mendova të keqen. Nga frika shkoja çdo javë deri sa u sigurova që atë nuk e lëvizi kush.
Shumë vite më pas iku gjyshja nga nëna. E varrosën bashkë me gjyshin. Kësaj nuk ia pata merakun se e dija që sa u fut atje brenda e mbértheu gjyshi e s’kish polic që e nxirrte. Mbeta mes dashurisë së gjyshes,mes përkëdheljeve të anesë sime që e doja ku e ku më shumë se mamanë. E dinte dhe ajo e shpesh qeshte:
-Ty sikur të ka pjellë jot gjyshe,jo unë,-më thosh.
Kur isha në vit të parë student më la dhe aneja. Vdiq në një dasëm. U emocionua nga largimi i nuses për te shtëpia e dhëndérit e atë çast pésoi hemoragji. Dhimbja ime ishte m’u në zemér. Nuk besoja se do jetoja një ditë pa të. Qaja e ulurija sa nëna e babai më shtrëngonin fort te gjokset e tyre nga që po shihnin se mund t’u ikja dhe unë. Deri te varri nuk pushoja. Kur i hodha dheun e fundit pashë një akacje majtas. Në degët e saj një trumcak. Ishte maj dhe ai nuk fshihej. Këcente nga dega në degë.
-Ky është gjyshi,-i thashë vetes.
Gati po ia thosha babait,por hezitova. Ama dhe të nesérmen trumcaku qe atje. I thashë vëllait. Më pa me habi e tha:
-Ke ikur nga mendja vëlla. Si mund të jetë gjyshi kaq i vogël?!
Unë e besoja. Zvogëlohet njeriu,tretet,bëhet hi kur ka vite që nuk jeton,kisha lexuar.
I shpeshtova vajtjet te gjyshërit. Te ata të mamasë rrija pak. Janë të dy këta e nuk mérziten. Te aneja ime më gjatë. Murga ishte vetëm e donte muhabet. Paçka se nuk më fliste,unë nuk pushoja. Flisja dhe për të. Kështu rrodhën kohët e një ditë trokita te menaxheri i varrezave.
-E di që gjyshin nuk ma gjeni,por po e solla unë a e varrosni ju?- e pyeta.
-Në se ke çertifikatë vdekje bujrum-tha ai.
Kaq doja dhe lajmërova krejt fisin pér një foto të gjyshit. Ma nisi Vera. E çova te foto Porcelani. Hajde bukurosh,hajde. Çertifikatën me ditën e lindjes dhe të vdekjes ma dérgoi kushérira,Rajmonda. Uau,në moshën 63 vjeç ishte kur lindi xhaxhai i vogël. Bravo,gjysh,bértita.
Shkova te mjeshtrit e mermerit,hoqën pllakën e gjyshes,shtuan atje foton e gjyshit,emrin,mbiemrin,lindjen dhe vdekjen dhe e rivunë. Një dyshe artistësh. Sikur pashë që anesë i ndrisnin sytë,i qeshte fytyra. I përkëdhela e i putha të dy. Të nesérmen shkova sérish,t’i shihja si e kishin kaluar natën bashkë pas 45 vjetësh.
Dukej bukur se mustaqet e gjyshit qenë ngritur pérpjetë sikur i kishte bërë me xhel. Ndenjëm e folëm të tre. Goxha kohë. Mbi ne bënte hije akacja e madhe.
Lëviznin gjethet. Ua,po trumcak hiç nuk pashë. Edhe pas një ore. Se trumcaku qenkej gjyshi,nuk e thashë kot. Gjyshi i rigjetur dhe i porsabashkuar me zemrën e tij, anenë time, dukej sikur tundte kokën,sikur pohonte metaforën time. Unë,unë jam ai zogu i humbur flisnin sytë e tij…
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Nga Arben Malaj Përballë kësaj krize Rama theksoi se “plani ynë i kundërveprimit ndaj krizës energjetike ka tri pika: 1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë;...
Nga Klodian TomorriFondi Monetar Nderkombetar i ra fort kembanes se alarmit per ate qe po ndodh me sistemin bankar ne Shqiperi. FMN i tha qeverise dhe Bankes se...
“Rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash”- thote kryeministri duke ju pergjigjur pyetjeve te qytetareve. E thote si justifikim, nderkohe qe vete...
“Foltorja” e Sali Berishës ka krijuar trazim brenda Partisë Demokratike. Gjuha e përdorur prej tij, ende më tepër. Me fjalorin e ndezur metaforash të njohura pr...
Më 10 dhjetor 1998, shkrimtari portugez José Saramago mori Çmimin Nobel për letërsi. Me këtë rast ai mbajti një fjalim të mrekullueshëm para Akademisë Mb...
TIRANË- Edhe një herë “Unaza e madhe” kthehet në arenë debatesh, sepse mënyra se si po trajtohet nga qeveria po mer përmasat e një skandali. Bëhet fjalë pë...
Kjo është krizë grykësie dhe paaftësie Me gjithë miratimin nga Parlamenti shqiptar të një legjislacioni bashkëkohor në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit ...
Tani nuk ka më paqartësi për ata që jetojnë me PD, sic jam edhe unë. Sali Berisha ngriti frymën e rrëzimit të Bashës, një frymë që ishte e fjetur në zemrat dhe ...
Në Itali, çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin do të rritet me 40 për qind duke filluar nga pasnesër. Në Irlandë, fatura mujore e energjisë për ...
Nga Meri LikaPak poetik titulli por, është normale për aq kohë sa arti është shprehje e realitetit tonë.Që prej vitit 1990, vit nga i cili si studente e dhjetor...