LIVE UPDATES
Insights

Me SHBA apo kundër tyre, kjo është çështja

6 Tetor 2021, 09:38 Nga DOSJA
Me SHBA apo kundër tyre, kjo është çështja

“Foltorja” e Sali Berishës ka krijuar trazim brenda Partisë Demokratike. Gjuha e përdorur prej tij, ende më tepër. Me fjalorin e ndezur metaforash të njohura prej 30 vitesh e kusur sa herë një “armik i ri” shfaqej në kufijtë e , nuk ka risi. Doktor Berisha po gatuan fabulën e re të një kronike të vjetër. Prej tri javësh po gjuan bojë të zezë mbi portretin e Lulzim Bashës, i cili ende po hesht mbase ngarkuar me skrupuj apo dhembje, me këshilla a strategji, veç ai e di. Në vetvete, kjo që po ndodh në thelb po i ikën problemit real, duke e spostuar debatin mbi një terren, në të cilin nuk janë rritur arsyet e shpalljes non grata të Sali Berishës.

Departamenti i Shtetit ka bërë një përkufizim dhe një motivim për vendimin e vet, të cilin e ka dërguar në Shqipëri për zbatim, prerë e qartë. Ata nuk kanë kërkuar negociata apo bisedime. Një afat po, pas të cilit mëria amerikane do derdhej si llavë mbi PD-në. Po kaq kanë refuzuar çdo aludim se ata po dëmtojnë demokracinë e brendshme. Për këtë nuk flitet nëpër “Foltore”. E gjithë pleudaria e liderit historik është përqendruar te gabimet e supozuara apo të vërteta të Bashës në këto tetë vite. Ndonëse Berisha gjatë atyre viteve shfaqej si mentori, mbështetësi dhe promovuesi kryesor i Lulzim Bashës. Befas, Basha u shndërrua në prenë që i hidhet masës së zemëruar nga mosardhja në pushtet.

Nga pikëpamja morale e etike, shpërthimi i tanishëm nuk bind nëse bazën mbështetëse e kërkon nga historia, siç Doktori po vepron. E kaluara rimerret si justifikim për të përligjur zemërimin që ka shkaktuar mbi të akti i pezullimit nga grupi parlamentar. Në plan personal e kam parë gjithmonë me respekt Sali Berishën, një personalitet epik që hyn dhe del nga historia me betejë. Gjithmonë ka një kohë për të mbjelle e një për të korrur, një ditë kur hyn dhe një qe del. Mendoni nëse ai largohej në qershorin e 2013, sa do ishte rritur figura e tij nga shkulmat e nostalgjisë për fitoret dhe karizmin. Nëse nuk kandidonte në vitin 2017 apo tërhiqej në vitin 2021, ndoshta jo krejt njësoj, por prapë sentimentalizmi do ta rrethonte.

Edhe kur u shpall non grata duke e ditur presionin shtypës nga vinte mandata, atij do t’i kishte hije viktimizimi, ikja si martir nga një betejë e pabarabartë. Por jo, zgjodhi rruge tjetër. Hyri si liberator prijës i lëvizjes më të bukur të shekullit të shqiptarëve, duke u përballur me regjimin më të egër, tani ai ka vendosur të dalë duke i shpallur betejë krijesës së vet e sidomos aleancës së PD me SHBA, pa ia pohuar këtë vetes në subkoshiencë. Sali Berisha është një politikan i sofistikuar dhe ai e di shumë mirë çfarë do të thotë të jesh nën tehun e superfuqisë demokratike të botës.

Në optiken time modeste, PD nuk kishte më këllqe e as shpinë për ta mbajtur barrën e konfliktit, ndonëse kam besuar e besoj se Sali Berisha ka qenë dhe është një udhëheqës proamerikan. Por SHBA nuk mendon kështu sot dhe ndaj tij ka marrë një masë ekstreme, një realitet që nuk shmanget, nuk i ikën dot dhe nuk bën finta sikur nuk ekziston. Nuk mund të bënte sikur as Basha teksa sikur bëjnë të gjithë ata që ia ushqejnë zemërimin të pakurajë për të analizuar vendimin e SHBA. Asnjë prej tyre nuk e bën, por merren me Bashën dhe problemet në PD, probleme që edhe ekzistojnë me shumicë e që një pjesë janë trashëgimi e Berishizmit si mendësi, e të gjithë atyre që nuk patën kurrë kurajë ta kundërshtonin Doktorin për asgjë e madje as Bashën, derisa nuk i bëri pjesë të projektit të vet.

PD ka nevojë për shumëçka për më pak servilë të kryetarit në çdo kohë, që vetëm politika i nxjerr nga anonimiteti për pak kohë, për personalitete të forta, për rindërtim a rithemelim, për debat që sheh lart dhe jo poshtë, për hapje e platforma për kuvende e komunikim, por jo nën siglën e konfliktit me SHBA. Kur Mark Marku tha disa të vërteta tronditëse, të gjithë heshtën. Edhe Sali Berisha heshti. PD dhe në çdo parti shqiptare, çdokush sapo hyn e sheh veten si të përjetshëm dhe konformohet deri në pështirje në këtë kontekst. Pastaj në pushtet fillojnë e mendojnë se janë vërtet të përjetshëm, gjeni, zotërues të racionalitetit suprem ndaj të përjetshëm. Mjafton të këqyrim Edi Ramën dhe karvanin e tij. Një ditë, kur dikush i heq me të drejtë apo të padrejtë idhnohen si Zeusi i tradhtuar.

Nga respekti për Sali Berishën edhe mund të heshtja siç bëjnë disa kolegë të mi, t’i shkoje në zyrë atij dhe t’i betohesh për besnikëri e më pas të qaja para Lulzim Bashës për të njëjtin motiv, por pikërisht nga respekti vendosa të flas dhe të mbaj qëndrim se një gjë e madhe është në diskutim, marrëdhënia me SHBA-të, pro apo kundër tyre. Ndonëse me syrin e përskuqur nga zemërimi, m’u turrën me të shara e tallje disa, e përsëris, nëse do të triumfonte (megjithëse e shoh të pamundur) perspektiva antiamerikane e Foltores, unë, një njeri i zakonshëm i këtij vendi, e shoh veten jashtë PD-së. Në anët e mia, në racen time e presin Amerikën qysh më 29 nëntor 1944 si iluzion dhe si realitet, si vegim e si mundësi për vendin tonë. E pranoj sulmin e sovranistëve në emër të miqësisë me Amerikën, kaq të domosdoshme e jetike në hullitë që po hyn njerëzimi e kombi ynë.

Marrë nga Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

opinione opinione agron gjekmarkaj agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll
Insights 5 Tetor 2021, 12:37

Çfarë po ndodh me ‘unazën’?!

TIRANË- Edhe një herë “Unaza e madhe” kthehet në arenë debatesh, sepse mënyra se si po trajtohet nga qeveria po mer përmasat e një skandali. Bëhet fjalë pë...

Insights 4 Tetor 2021, 11:50

Kjo është krizë grykësie dhe paaftësie

Kjo është krizë grykësie dhe paaftësie Me gjithë miratimin nga Parlamenti shqiptar të një legjislacioni bashkëkohor në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit ...

Insights 3 Tetor 2021, 12:34

Berisha frymëzon më shumë se Basha?!

Tani nuk ka më paqartësi për ata që jetojnë me PD, sic jam edhe unë. Sali Berisha ngriti frymën e rrëzimit të Bashës, një frymë që ishte e fjetur në zemrat dhe ...

Insights 29 Shtator 2021, 12:55

Grushti i rëndë që po i vjen ekonomisë

Në Itali, çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin do të rritet me 40 për qind duke filluar nga pasnesër. Në Irlandë, fatura mujore e energjisë për ...

Insights 29 Shtator 2021, 09:06

Dy deputetë për vete dhe dy poezi

Nga Meri LikaPak poetik titulli por, është normale për aq kohë sa arti është shprehje e realitetit tonë.Që prej vitit 1990, vit nga i cili si studente e dhjetor...

Insights 22 Shtator 2021, 08:17

Prindër, lërini fëmijët zbathur

Prindër lërini dhe nxitini fëmijët të ecin zbathur në shtëpi. Mos u trembni se nuk ftohen dhe nuk u bën dëm, përkundrazi i bën vetëm mirë. Specialistët pediatër...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet