LIVE UPDATES
Insights

Një paketë alternative për përballimin e krizës së energjisë

15 Tetor 2021, 12:15 Nga DOSJA
Një paketë alternative për përballimin e krizës së

Nga Arben Malaj 

Përballë kësaj krize Rama theksoi se “plani ynë i kundërveprimit ndaj krizës energjetike ka tri pika: 1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë; 2- Mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe 3- Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – ku garancia sovrane do të jetë e ripërtërishme, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy.

Ndoshta një paketë alternative mund të ndihmojë një debat profesional që kostot e krizës të jenë sa më të menaxhueshme dhe që subvencionet të mos financohen nga rritja e borxhit. Në rastin e paketës qeveritare, kostot e mbrojtjes sociale dhe burimet e financimit nuk bëhen publike. Të gjitha qeveritë e tjera e fillojnë komunikimin publik jo duke injektuar panik, por duke sqaruar numrin e përfituesve, madhësinë e përfitimit mujor, kohëzgjatjen, shumën totale të nevojshme për paketat antikrizë dhe burimet alternative të mbulimit të tyre. Qeveria deklaron se nuk do të ketë rritje çmimi për konsumatorët dhe bizneset, por çdo përjashtim nga rritja e çmimeve është rritje e subvencioneve, prandaj kjo nuk e fsheh detyrimin për transparencë se sa miliarda lekë borxh apo taksa te rritura do të kushtojë mbrojtja sociale nga kriza e energjisë.

Paketa alternative ka po tri kolona ku mbështetet: (i) Mbrojtje sociale e qartë, e shpejtë dhe efektive e shtresave në nevojë dhe biznesin e vogël; (ii) Jo garantim 100% të furnizimit me energji kur çmimet po rriten frikshëm, por bonuse të dpd financiare për çdo individ, familje dhe konsumator të energjisë që kursen dhe ul konsumin e energjisë, duke ulur kështu subvencionet/borxhet dhe presionin për rritje të taksave; dhe (iii) Jo më pak se 75% e 200 milionë eurove të borxhit të rritur nga kriza e energjisë të financohet/përballohet nga reduktimi i shpenzimeve, investime dhe ristrukturimi i buxhetit të vitit 2022 dhe buxhetit afatmesëm 2022-2026. Shkurtimet dhe rialokimet të bëhen jo thjesht nga kompanitë publike në sektorin e energjisë, por sidomos edhe nga çdo njësi buxhetore e buxhetit të shtetit.

Garantimi i furnizimit 100% me energji me çmime në rritje disashifrore nuk është një politikë e mençur dhe as efektive.

Detyrimi moral e politik i qeveritarëve është mbrojtja nga rritja e shpejtë dhe shumë e lartë çmimeve, e cila ul qoftë edhe për periudha afatshkurtra të ardhurat e disponueshme të shtresave në nevojë, por edhe të klasës së mesme. Objektivi nr. 1 i qeverisë nuk duhet të jetë furnizimi 100% me energji, sepse kjo ka kostoshumë të rënda direkt dhe indirekt mbi konsumatorët dhe taksapaguesit në trajtë rritjeje borxhi, që jo vonë mund të imponohet në rritje të taksave.

Si mund të ulet kostoja e subvencioneve? Një nga parimet kryesore se si njerëzit marrin vendime të mira në jetë është se ata veprojnë pozitivisht kur lehtësohen për të bërë atë që është e detyrueshme sesa kur ndëshkohen. Ne duhet të synojmë politika publike lehtësuese me stimuj materialë për konsumatorët jo vetëm privatë që gjatë krizave ta kursejnë në maksimum çdo kWh energjie.

Kjo mund të synohet duke i paguar çdo individi dhe familjeje një bonus si të ardhur të drejtpërdrejtë në faturën mujore të dritave për sasinë e energjisë së kursyer. Kjo shumë të financohet nga “subvencioni i papërdorur” për importe energjie me rritje të frikshme të çmimit/subvencionit. Strategjia e qeverisë për të përmirësuar mirëqeverisje edhe në menaxhimin e krizave duhet të bazohet në avantazhet dhe aplikimin e IT, si Big Date (të dhëna statistikore sa më të detajuara dhe sa më afatgjata) dhe analizës së këtyre të dhënave (Data Analysis).

Parime se individët reagojnë më mirë ndaj lehtësirave ndihmon përmirësimin e hartimit, implementimit dhe përcjelljen pa vonesa te shtresat më të prekura nga krizat e politikave të mbrojtjes, kohezionit dhe solidaritetit social. Vende të ndryshme në kriza të ndryshme e kanë përdorur këtë parim kryesor në ekonomi të profesorit George Mankië (https:// en.wikipedia.org/wiki/Greg_Mankië), parimin se individët reagojnë pozitivisht ndaj lehtësive.

Ky parim është përdorur nga disa qeveri së fundmi edhe për nxitjen e mbajtjes së maskave. Shqipëria me UNDP-në e përdorën pas vitit 1997 për mbledhjen e armëve në projektin “Armë për zhvillim”

Draft-ideja/propozimi konkrete përfshin:

1. Bazuar në konsumin mesatar mujor të familjeve dhe konsumatorëve të tjerë, një pjesë e vlerës së subvencionit për mosimportet e energjisë t’iu paguhet konsumatorëve që ulin konsumin në periudhat e krizave;

2. Burimi i financimit për përfituesin do të jetë zvogëlimi i subvencioneve që qeveria nuk përdor për çdo kWh që nuk do të importojë.

3. Ulja e importeve te subvencionuara ka efekte pozitive në zvogëlimin e të gjitha kostove indirekte të humbjeve teknike dhe jo teknikave nga importi te konsumatori përfundimtar, ulet sasia e përgjithshme e importeve.

4. Efekti pozitiv i shpërblimeve mund të ndikojë pozitivisht në sjelljen e konsumatoreve pasi të nxitur nga përfitimet e prekshme çdo muaj, përdorimi me kursim i çdo malli dhe shërbimi mund të kthehet në një sjellje të përhershme të konsumatorit. Kjo mund të arrihet vetëm kur ata e kanë marrë këtë përfitim direkt në faturën e dritave – jo si një ulje e faturës, por si një e ardhur nga kursimi i saj edhe përpara aplikimit të TVSH-së, – gjë që e ul faturën në përgjithësi, por edhe sqaron përfitimin e kursimit të energjisë.

5. Ulja e importeve ul sasinë e valutave që dalin nga ekonomia jonë – ndihmon që të reduktohet zvogëlimi i burimeve të zhvillimit pasi deficiti i lartë tregtar ka këtë efekt negativ në zvogëlimin e burimeve financiare të rritjes edhe në moderimin e luhatjeve të kurseve të këmbimit;

6. Përfitimi i drejtpërdrejtë që merr çdo individ dhe familje në faturën e energjisë, por edhe çdo konsumator tjetër, përfundimisht mbron dhe rrit të ardhurat e disponueshme veçanërisht të individëve dhe familjeve pasi zbut rritjen e kostove të jetesës për mallra kritike, si energjia, uji, ushqimet dhe strehimi.

7. Bonuset reduktojnë përmasat e krizave dhe lehtësojnë rikthimin te rritja pasi ndihmat sociale përdoren më shpejt, n.q.s jo vetëm qeveritarët nuk krijojnë panik, pa qartësi dhe pa siguri për të ardhmen, pasi të varfrit tremben dhe nuk i përdorin paratë e mbrojtjes sociale. Kjo ndodhi gjatë pandemisë edhe në disa vende të zhvilluara.

8. Reduktimi i subvencioneve zvogëlon barrën mbi kompanitë dhe buxhetin, zvogëlon rrezikun e borxheve edhe më të rënda që mund të imponojnë rritje të taksave apo shkurtim të sforcuar të skemave dhe fondeve të mbrojtjes sociale. Përvojat afatgjata tregojnë se kur ndërtohen paketat antikrizë, 33% e korrektimit fiskal/uljes së deficit dhe borxhit imponohet në rritje të të ardhurave/taksave dhe 67% në shkurtim të shpenzimeve.

Për këtë situatë kritike konkrete shuma e bonusit/incentivimi mund të veprojmë bazuar në mesataret e përafërta të konsumit mujor të çdo konsumatori të energjisë. Ndërsa në perspektivën afatmesme dhe afatgjatë duhet të ndërtojmë një sistem të statistikave makro, mikro, sektoriale dhe nënsektoriale, që na ndihmojnë të hartojmë më mirë dhe të përcjellin më shpejt politikat financiare, monetare dhe sektoriale në ekonominë tonë reale, ku rreziqet nga paqartësitë, pasiguritë dhe paniku edhe qeveritar nuk vrasin numra statistikorë, por jetë.

Shqipëria duhet të qeveriset në aleancë me shkencën, jo me padijen, arrogancën dhe babëzitjen. Shqipëria duhet të qeveriset jo nëpërmjet gjobave dhe burgosjeve selektive. Qeveritë duhet që të parandalojnë dhe lehtësojnë efektet e krizave, të cilat po bëhen disa herë më të shpeshta dhe më të rënda dhe mund të mbivendosen me krizën e keqqeverisjes dhe krizën e mungesës së integritetit dhe kredibilitetit të politikanëve.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog arben malaj kriza energjitike ne shqiperi arben malaj kriza energjitike ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 13 Tetor 2021, 17:11

Për bankat që po bëhen biznese familjare

Nga Klodian TomorriFondi Monetar Nderkombetar i ra fort kembanes se alarmit per ate qe po ndodh me sistemin bankar ne Shqiperi. FMN i tha qeverise dhe Bankes se...

Insights 8 Tetor 2021, 09:22

Pohimi absurd i nje kryeministri!

“Rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash”- thote kryeministri duke ju pergjigjur pyetjeve te qytetareve. E thote si justifikim, nderkohe qe vete...

Insights 6 Tetor 2021, 09:38

Me SHBA apo kundër tyre, kjo është çështja

“Foltorja” e Sali Berishës ka krijuar trazim brenda Partisë Demokratike. Gjuha e përdorur prej tij, ende më tepër. Me fjalorin e ndezur metaforash të njohura pr...

Insights 5 Tetor 2021, 12:37

Çfarë po ndodh me ‘unazën’?!

TIRANË- Edhe një herë “Unaza e madhe” kthehet në arenë debatesh, sepse mënyra se si po trajtohet nga qeveria po mer përmasat e një skandali. Bëhet fjalë pë...

Insights 4 Tetor 2021, 11:50

Kjo është krizë grykësie dhe paaftësie

Kjo është krizë grykësie dhe paaftësie Me gjithë miratimin nga Parlamenti shqiptar të një legjislacioni bashkëkohor në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit ...

Insights 3 Tetor 2021, 12:34

Berisha frymëzon më shumë se Basha?!

Tani nuk ka më paqartësi për ata që jetojnë me PD, sic jam edhe unë. Sali Berisha ngriti frymën e rrëzimit të Bashës, një frymë që ishte e fjetur në zemrat dhe ...

Insights 29 Shtator 2021, 12:55

Grushti i rëndë që po i vjen ekonomisë

Në Itali, çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin do të rritet me 40 për qind duke filluar nga pasnesër. Në Irlandë, fatura mujore e energjisë për ...

Insights 29 Shtator 2021, 09:06

Dy deputetë për vete dhe dy poezi

Nga Meri LikaPak poetik titulli por, është normale për aq kohë sa arti është shprehje e realitetit tonë.Që prej vitit 1990, vit nga i cili si studente e dhjetor...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet